Begaj pret ambasadoren e re të BE-së: Shqipëria synon anëtarësimin në vitin 2030

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot ambasadoren e re të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale.
Gjatë takimit, Begaj i uroi ambasadores suksese në detyrën e saj, duke vlerësuar rolin e Delegacionit të BE-së në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, si dhe në mbështetjen e procesit të integrimit.
Presidenti theksoi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve shqiptare dhe Delegacionit të BE-së duhet të vijojë të thellohet, me synim realizimin e objektivit strategjik për anëtarësimin e Shqipërisë në BE në vitin 2030.
Begaj vlerësoi mbështetjen politike, financiare dhe teknike të Bashkimit Evropian për reformat në Shqipëri, duke e cilësuar Delegacionin e BE-së në Tiranë një partner të rëndësishëm në këtë proces.
Në takim u diskutua ecuria e negociatave të anëtarësimit dhe angazhimi i Shqipërisë për përmbushjen e reformave dhe standardeve evropiane. Kreu i Shtetit nënvizoi se vendi ndodhet në një fazë të avancuar të procesit të integrimit dhe se ekziston vullneti politik dhe institucional për të vijuar me përmbushjen e detyrimeve.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe reformës në drejtësi, të cilën Begaj e vlerësoi si një nga dëshmitë kryesore të vendosmërisë së Shqipërisë për të përmbushur standardet evropiane.
Ai rikonfirmoi angazhimin për forcimin e pavarësisë dhe integritetit të institucioneve të drejtësisë dhe intensifikimin e luftës kundër korrupsionit.
Presidenti theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një objektiv kombëtar, i mbështetur gjerësisht nga shoqëria shqiptare.
“Shqipëria është e angazhuar për përmbushjen e objektivit të saj strategjik për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Përfshirja e të gjithë shoqërisë shqiptare në realizimin e kësaj ambicieje dhe entuziazmi i saj për këtë proces janë një tipar që na diferencon dhe na nxit të punojmë edhe më fort për ta arritur këtë objektiv”, u shpreh Begaj.
Gjatë takimit u vlerësua gjithashtu harmonizimi i plotë i Shqipërisë me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian.
Në përfundim, Begaj shprehu besimin se ambasadorja Sofia Moreira de Sousa do të japë një kontribut të rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve Shqipëri–BE dhe në rrugëtimin evropian të vendit.
Presidenti u shpreh gjithashtu optimist se, deri në përfundim të mandatit të saj, Shqipëria do të jetë anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
“Gjoba të jetë arma e fundit” - Rama: Inspektimet të kalojnë testin e “Besës”
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një qasje të re në procesin e inspektimit të bizneseve, duke vënë theksin te transparenca, korrektësia dhe mbështetja ndaj......
3.3 milionë transaksione në arkën e bankës - BSH: Bizneset dhanë kontributin kryesor në rritjen e vlerës në 117 mld lekë
Arka vijon të jetë një nga mënyrat përmes së cilës bizneset dhe individët kryejnë një numër të madh veprimesh financiare. Vetëm në gjashtë muajt e parë të......
Temperaturat e larta zgjasin sezonin turistik - Topuzi: Fuqia punëtore dhe infrastruktura, sfidat e turizmit gjithëvjetor
Korriku dhe gushti mbeten muajt më të konsoliduar të turizmit në Shqipëri, por sezoni turistik nuk po kufizohet më vetëm në këto dy muaj. Temperaturat e......
“Pas Shkolle”, regjistrimi në sistemin SMIP - Duro: Nxënësit, në shkollë deri në orën 15:00
Prindërit që duan të përfshijnë fëmijët në programin “Pas Shkolle” duhet të aplikojnë për regjistrim, pasi pjesëmarrja nuk është automatike. Zv.ministrja e......
OSHEE fal 2.5 mln euro nga kamatëvonesat - Mbi 4 mijë aktmarrëveshje në 2026, gati 69% e klientëve shlyen borxhin menjëherë
Rreth 2.5 mln euro kamatëvonesa janë reduktuar gjatë vitit 2026 për klientët familjarë dhe bizneset që kanë zgjedhur të shlyejnë menjëherë detyrimet e......
Ambasadorja e re e BE-së në Tiranë - Sofia Moreira de Sousa merr zyrtarisht detyrën
Ambasadorja e re e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa pritet të marrë detyrën, pas përfundimit të mandatit të diplomatit......
10 mln euro në llogaritë bankare të fermerëve - Regjistrohen 4,104 aplikime, 10% kompensim TVSH për faturat e lëshuara
Afro 10 milionë euro llogaritet deri më tani shuma që do të shpërndahet në llogaritë bankare të fermerëve si kompensim në masën10 % të faturave të dorëzuara......
Rregulla të reja për projektet strategjike të energjisë - Investimet me interes për Komunitetin e Energjisë. Nga hidrogjeni, te rrjetet në det
Qeveria ka miratuar rregullat e reja për zhvillimin e projekteve të infrastrukturës energjetike rajonale dhe transevropiane, duke përcaktuar procedura të......

