Kubë, benzina 500% më e shtrenjtë nga 1 marsi - Ishulli, përballë një prej krizave më të këqija ekonomike

Nga 1 marsi, benzina kushton mbi 500% më shumë për kubanët. Rritja, më e madhja në dekada, pritej në shkurt, por u shty pasi autoritetet në ishull thanë se ishin goditur nga një sulm kibernetik.
Për javë të tëra, radhë të gjata makinash janë mbledhur rreth pikave të karburantit, me banorët të gatshëm të presin orë, apo edhe ditë, për t'u furnizuar para se të hyjë në fuqi rritja e çmimeve. Ndërkohë që nga dita e parë e marsit tashmë janë paralajmëruar rritje të tarifave të ujit dhe energjisë elektrike.
Edhe pse kubanët në përgjithësi paguajnë pak për benzinë, shumica e atyre që punojnë për shtetin fitojnë më pak se 20 dollarë në muaj, kështu që edhe rritja më e vogël e çmimit ka një ndikim të madh. Por autoritetet thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër veçse t'ua kalojnë kostot konsumatorëve pasi vendi i Karaibeve përballet me një nga krizat e tij më të këqija ekonomike.
Ishulli ka nevojë për rreth 8 milionë ton karburant, nga të cilat vetëm 3 milionë prodhohen brenda vendit, ndërsa pjesa tjetër duhet të importohet.
2023-shi në Kubë përfundoi me një tkurrje të PBB-së midis 1 dhe 2% - ende nën nivelin e 2019-ës, ndërsa deficiti publik këtë vit pritet të arrijë në 18.5%, për të pestin vit radhazi. Vështirësitë kronike ekonomike të Kubës degjeneruan tre vjet më parë në një recesion të rëndë për shkak të pandemisë, shtrëngimit të sanksioneve të SHBA dhe vendimeve kombëtare makroekonomike, tregtare dhe monetare.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Shkëputja graduale e Rusisë nga Gjermania - Në 2014, Moska “thithi” 3% të eksporteve gjermane. Sot, vetëm 0.6%
Regjimet autoritare janë të rrezikshme. Diktatorët, të cilët nuk janë më të kufizuar nga kontrollet dhe balancat serioze, dhe duke u rrethuar gjithnjë e më......

Tregu i sigurimeve vijoi rritjen në janar - Të ardhurat nga primet e shkruara bruto arritën në 1,7 miliardë lekë
Tregu i sigurimeve në Shqipëri edhe në muajin janar ka vijuar ecurinë rritëse që regjistroi gjatë gjithë vitit 2023. Sipas të dhënave të publikuara nga......

Hungaria do të zbatojë ligjin më të rreptë të imigracionit në BE – Vendimi hyn në fuqi nisur nga muaj mars
Masat e reja të imigracionit të Hungarisë, të cilat u vendosën më 1 janar, por do të hyjnë në fuqi këtë fillim marsi dhe do të jenë më të rreptat në Bashkimin......

370 milionë euro për 120 km hekurudhë - Spahiu: Investime të jashtëzakonshme, sfidë elektrifikimi
“Infrastruktura hekurodhore në Shqipëri po modernizohet dhe brenda 10 vitesh, do të kemi një rrjet të rivitalizuar’’. Kështu ka thënë për SCAN TV eksperti i......

BB: Shqipëria, vendi me energjinë më të pastër - Studimi: Emetimet nga vendi ynë përbëjnë 0.02% të emetimeve globale
Ndërprerja e furnizimit të Europës me gas rus në vitin 2022 solli jo vetëm një krizë energjetike me pasoja të rënda, por edhe rikthehu burimet alternative të......

Analiza/ Shqiptarët, kursimet në valutë, huatë në lekë 54,3% e depozitave janë në monedha të huaja. Kredia, vetëm 47,1%
Luhatjet e mëdha të monedhës së përbashkët europiane gjatë vitit të kaluar, kanë ndikuar edhe në sjelljen e shqiptarëve. Kundrejt euros, leku u mbiçmua gjatë......

Përmirësohen treguesit e varfërisë - Por, ende regjistrohen rreth gjysmë milionë shqiptarë në “rrezik"
Sipas të dhënave nga “Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës” të publikuar nga INSTAT për vitin 2022, rreth 577 mijë shqiptarë, ose më shumë se gjysmë......

Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë - Hapet tenderi 1.8 mln euro, HSH: Elektrifikim dhe rikonstruksion i trasesë në 40 km
Hekurudha Shqiptare po kërkon një konsulent për shërbimet mbështetëse dhe mbrojtëse, në kuadër të projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore nga Durrësi......