Kriza e energjisë elektrike - Gjermania dhe Austria vendosin një kufi për çmimin

Debati për buxhetin federal për 2023-shin ishte shumë i ndezur në parlamentin e Gjermanisë. Gjatë diskutimeve, lideri i CDU-së, Friedrich Merz akuzoi qeverinë, të ashtuquajturin koalicioni semafor i përbërë nga socialdemokratët, të gjelbërit dhe liberalët e FDP-së , se po ndiqte një politikë energjitike të dështuar.
Kancelari gjerman Scholz hodhi poshtë akuzat duke mbrojtur punën e ekzekutivit që sipas tij ia ka dalë të mbushë impiantet me rezerva gazi. Impiante që sipas kancelarit ishin lënë bosh nga qeveria e mëparshme.
Të dielën e kaluar qeveria gjermane prezantoi planin e tretë të ndihmës prej 65 miliard eurosh për familjet. Mes të tjerave është parashikuar dhe vendosja e një kufiri për çmimin e energjisë si dhe taksa ekstra për sipërmarrjet që prodhojnë energji dhe fitojnë të ardhura.
Jo vetëm, ç’aktivizimi i tre centraleve të fundit është shtyrë në kohë, dy do të qëndrojnë aktive për të prodhuar energji në rast se do të krijohet një situatë emergjente. Energjia e prodhuar nga burime të rinovueshme nuk është e mjaftueshme.
Në Austri, koalicioni qeverisës i partisë popullore dhe të gjelbërit, miratoi kufirin e cmimit të energjisë elektrike, që do të hyjë në fuqi në muajin dhjetor.
SCAN
Sondazh

Prodhim rekord nga fotovoltaikët në BE - Në periudhën maj-gusht u kursyen rreth 29 miliardë euro
Panelet diellore fotovoltaike këtë verë kontribuan me 12% të energjisë elektrike të konsumuar nga Bashkimi Europian, një nivel rekord që lejoi kontinentin të......

Liz Truss mbron planin e saj ekonomik - Pika kryesore, vendosja e kufirit për çmimin e gazit dhe energjisë
Përpara deputetëve në parlament, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss, mbrojti planin e saj ekonomik për zbutjen e inflacionit, si dhe për të kufizuar......

BQE rrit normën e interesit me 75 pikë bazë - Vendimi, për të luftuar inflacionin në Eurozonë
Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Europiane vendosi sot të rrisë tre normat kryesore të interesit me 75 pikë bazë. Bazuar në vlerësimin e tij aktual, gjatë......

Ligji i Pronave në Kuvend, rishikohet vlera e tokave të 1945 - Drafti, pronarët të ndërpresin gjyqet e të aplikojnë përsëri në ATP, marrin 10% të vlerës
Pas shfuqizimit që nga fillimi i vitit 2021 nga Gjykata Kushtetuese, më në fund Kuvendi ka nisur procedurën e shqyrtimit të Ligjit për Trajtimin e Pronës.......

Kriza “godet” zhvillimin njerëzor - Indeksi/ Shqipëria renditet e 67-ta nga 191 vende, pabarazia gjinore i shkakton humbje
Krizat e njëpasnjëshme, ku përfshihet pandemia COVID19 dhe së fundmi edhe lufta në Ukrainë, kanë bërë që 9 nga 10 vende në botë të shënojnë rënie në nivelin e......

Energjia për familjet, 17% më shtrenjtë se tregu - Çmimi mesatar përllogaritet në 34.72 lekë/kwh, qeveria e kërkon 42 lekë/kwh
Pavarësisht se qeveria deklaron se konsumi mbi 800 kwh për familjarët do të tarifohet me çmimet e tregut, propozimi prej 42 lekë/kwh është ndjeshëm më i lartë......

“Energjia mbi 800 kwh të tarifohet me 42 lekë/kwh” - Si shtrenjtohet fatura për 48.500 familje. Subvencione për 2.000 familje që ngrohin ujin me panele diellore
Qeveria kërkon që energjia e konsumuar mbi fashën 800 kwh të tarifohet me 42 lekë/Kwh. Propozimi u bë publik nga ministrja e Infrastrkutrës dhe Energjisë,......

Riindeksim pensionesh 6%, paga minimale 34 mijë lekë - Rama: Do të rriten edhe pagat për administratën, mjekët dhe mësuesit
Është prezantuar këtë të mërkurë nga qeveria paketa e dytë anti-krizë për qytetarët. Për pensionistët do të ketë një riindeksim të pensioneve me 6% ndërsa......