Energjia për familjet, 17% më shtrenjtë se tregu - Çmimi mesatar përllogaritet në 34.72 lekë/kwh, qeveria e kërkon 42 lekë/kwh

Pavarësisht se qeveria deklaron se konsumi mbi 800 kwh për familjarët do të tarifohet me çmimet e tregut, propozimi prej 42 lekë/kwh është ndjeshëm më i lartë edhe se ky i fundit. Si referencë për çmimet e tregut shërbejnë tarifat e klientëve të lidhur në tensionin 35 KV, që vijojnë të furnizohen nga OSHEE, nën rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit.
Për këtë kategori, çdo muaj Enti Rregullator i Energjisë përcakton çmimin e energjisë, me të cilin tarifohen sipas lëvizjeve të tregut. Sipas përllogaritjeve të TV SCAN, çmimi mesatar i tregut për periudhën janar - korrik 2022 është 28.3 lekë/kwh, ndërkohë që së bashku me tarifat e transmetimit, shpërndarjes dhe kosto administrative të FMF, ky çmim shkon mesatarisht në 32.33 lekë/kwh.
Paralelisht, në propozimin e paraqitur publikisht qeveria i përllogarit në 7 lekë/kwh tarifat e transmetimit dhe shpërndarjes, nga 6.42 lekë që janë tarifat zyrtare të miratuara nga Enti Rregullator i Energjisë. Kjo do të thotë se çmimi që do të duhej të propozohet duhet të ishte 34.72 lekë/kwh. Praktikisht, qeveria kërkon një çmim 7.3 lekë/kwh apo 17% më të lartë sesa çmimet e tregut.
Gjithsesi, vendimi final për mundësinë e rikthimit të tarifimit me 2 fasha dhe çmimi përkatës është në dorën e Entit Rregullator të Energjisë. Pas shpalljes së palnit nga qeveria OSHEE do të duhet të depozitojë një aplikim pranë ERE-s, ku do të duhet të argumentojë propozimin për këtë rritje çmimi. Ndërkohë që, Enti Rregullator ka të drejtën të rrëzojë tërësisht kërkesën apo të përcaktojë çmime të ndryshme nga vlera e kërkuar.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

“Energjia mbi 800 kwh të tarifohet me 42 lekë/kwh” - Si shtrenjtohet fatura për 48.500 familje. Subvencione për 2.000 familje që ngrohin ujin me panele diellore
Qeveria kërkon që energjia e konsumuar mbi fashën 800 kwh të tarifohet me 42 lekë/Kwh. Propozimi u bë publik nga ministrja e Infrastrkutrës dhe Energjisë,......

Riindeksim pensionesh 6%, paga minimale 34 mijë lekë - Rama: Do të rriten edhe pagat për administratën, mjekët dhe mësuesit
Është prezantuar këtë të mërkurë nga qeveria paketa e dytë anti-krizë për qytetarët. Për pensionistët do të ketë një riindeksim të pensioneve me 6% ndërsa......

Apple prezanton iPhone 14 të ri dhe pajisjet e tjera - Ja çmimit dhe specifikimet përkatëse
Apple zbuloi linjën e re të iPhone, së bashku me një Apple Watch Ultra. Gjatë eventit në selinë e Apple në Cupertino në Kaliforni, CEO Tim Cook tha se kompania......

Ka fituar 280,000 dollarë duke lëshuar veten me qira - Njihuni me njeriun që nuk bën "asgjë të veçantë"
Keni ëndërruar ndonjëherë të paguheni për të mos bërë asgjë? Për një burrë në Japoni, ky është realiteti i tij dhe po i siguron atij një pagë të......

Qeveria gjermane në debat të ashpër për energjinë - Kancelari Olaf Scholz humbet gjakftohtësinë e tij
Kancelari gjerman Olaf Scholz humbi qetësinë e tij të zakonshme pas një debati të ashpër rreth kostove të energjisë në dhomën e ulët të parlamentit gjerman të......

Erdogan takim me Vuçiç - Thekson rëndësinë e procesit të paqes në Kosovë dhe integritetin e Bosnjës për Turqinë
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dëshiron që një pjesë e rëndësishme e negociatave në vazhdim të fokusohet në krizat diplomatike në rajonin e Ballkanit......

Kursi i Këmbimit – Rënie e përgjithshme e valutave kryesore, euro nuk ndryshon
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 117 lekë dhe duke u shitur me 118.5 lekë krahasuar me ditën e djeshme sipas......

Policia e Shtetit ‘jepet me qira’! Privatët mund ta kontraktojnë kundrejt pagesës për siguri fizike por edhe për xhirime filmike
Policia e Shtetit do të ofrojë shërbime me pagesë kundrejt privatëve. Është ky vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit të......