Erdogan takim me Vuçiç - Thekson rëndësinë e procesit të paqes në Kosovë dhe integritetin e Bosnjës për Turqinë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dëshiron që një pjesë e rëndësishme e negociatave në vazhdim të fokusohet në krizat diplomatike në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Problemet e fundit shpërthyen muajin e kaluar lidhur me refuzimin e Serbisë dhe Kosovës për të njohur dokumentet e identitetit dhe targat e automjeteve të njëra-tjetrës.
Erdogan ndodhet në Beograd si pjesë e një udhëtimi tre-ditor në Ballkan. Ai u takua me homologun e tij serb Aleksander Vuçic dhe theksoi rëndësinë e procesit të paqes në Kosovë dhe integritetin e Bosnjës për Turqinë.
"Kur është fjala për Kosovën dhe Serbinë, ne kemi përmendur se jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje në çdo mënyrë. Kemi parë zhvillime pozitive dhe shpresoj që të ketë një përshpejtim pozitiv dhe të qëndrueshëm sepse Ballkani nuk mund të tolerojë më këtë lloj problemi."
Vuçic, pa përmendur Kosovën, e siguroi Erdoganin për angazhimet e Serbisë kur bëhet fjalë për stabilitetin e Bosnjës.
"Ne folëm për një kohë të gjatë për të gjitha çështjet e rëndësishme, për stabilitetin në rajon. Folëm se sa e rëndësishme është ruajtja e paqes dhe ripërsëritëm pikëpamjet tona për integritetin e Bosnjë-Hercegovinës dhe shtova respektimin për Marrëveshjen e Dejtonit dhe Republika Srpska brenda Bosnjë-Hercegovinës”.
Interesat e investuara të Turqisë
Turqia ka financuar dhe marrë pjesë në ndërtimin e një autostrade që lidh Beogradin me kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.
BE-ja dhe vendet e Ballkanit duan që projekti i infrastrukturës të përfundojë si një shenjë pozitive politike në kohë mjaft të vështira.
Konflikti ukrainas ka rritur nevojën për të stabilizuar më tej Ballkanin Perëndimor. I dërguari i BE-së për Kosovën, Miroslav Lajçak, do të udhëtojë këtë të premte në Prishtinë për të përshpejtuar negociatat me Serbinë.
SCAN
Sondazh

Kursi i Këmbimit – Rënie e përgjithshme e valutave kryesore, euro nuk ndryshon
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 117 lekë dhe duke u shitur me 118.5 lekë krahasuar me ditën e djeshme sipas......

Policia e Shtetit ‘jepet me qira’! Privatët mund ta kontraktojnë kundrejt pagesës për siguri fizike por edhe për xhirime filmike
Policia e Shtetit do të ofrojë shërbime me pagesë kundrejt privatëve. Është ky vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit të......

I zhdukur për më shumë se një shekull - FBI kthen në Itali veprën e lashtë romake të artit 2000 vjeçare
FBI i ka kthyer qeverisë italiane një mozaik të lashtë, i zhdukur për më shumë se një shekull. Mozaiku, i cili përshkruan Medusën me flokë gjarpri, besohet......

Uji, shumë i çmuar për sektorin e energjisë - Lidhja dhe varësia mes tyre pritet të intensifikohet në të ardhmen
Lidhja ndërmjet prodhimit të energjisë dhe ujit është i një rëndësie thelbësore dhe ky është momenti për ta vlerësuar dhe më shumë këtë burim sipas firmave të......

Nafta, në nivelin më të ulët 7-mujor / Për shkak të frikës së rritjes së kërkesës dhe pritjeve për rritjen e normave të interesit
Çmimet e naftës ranë më shumë se 1 dollar të mërkurën, në nivelin e tyre më të ulët që nga koha kur Rusia pushtoi Ukrainën, pasi COVID-19 po frenon importuesin......

Qeveria italiane, plan për kursimin e energjisë - Lavatriçet duhen mbushur plot, një orë më pak ngrohje në ditë dhe kursim vullnetar
Një sfidë kundër kohës në pritje që skenari më i keq të bëhet realitet, pra që Rusia të ndërpresë furnizimin me gaz për Italinë. Duke parë kontekstin aktual......

Kursim energjie edhe në Greqi - Publikohen masat për uljen e konsumit me 10% deri në fund të vitit
Qeveria greke ka publikuar të mërkurën masat e reja që do të ndërmerren për kursimin e energjisë. Gjatë një konference për mediat së bashku me ministrin e......

Bankat në Europë mbështeten tek gjeneratorët - Në pritje të ndërprerjes së energjisë, shpalosen planet dhe burimet alternative
Disa nga Bankat më të mëdha në Europë po përgatiten të përdorin gjeneratorë dhe të ulin ndricimin teksa janë në pritje për reduktim të furnizimit me energji,......