Riindeksim pensionesh 6%, paga minimale 34 mijë lekë - Rama: Do të rriten edhe pagat për administratën, mjekët dhe mësuesit

Është prezantuar këtë të mërkurë nga qeveria paketa e dytë anti-krizë për qytetarët. Për pensionistët do të ketë një riindeksim të pensioneve me 6% ndërsa ndryshimi I radhës do të jetë rritja e pagës minimale në 34 mijë lekë.
“Do të riindeksohen të llogaritur me normën e inflacionit që shkon në 6% duke u nisur nga indeksimi i mëparshëm dhe në 9.5% si indeksim tërësor i këtij viti. Kjo do të ndodhë edhe për personat me aftësi të kufizuar që kemi indeksimin e përvitshëm. Bëjmë ndërhyrje me indeksim 7.5% për të gjithë personat me aftësi të kufizuar. Do të rrisim me 10% ndihmën ekonomike dhe do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike për gratë familjare me 2 fëmijë. Të gjitha gratë që janë në kushtet e papunësiisë, do të marrin një ndihmë ekonomike të dyfishuar. Ndërhyrja tjetër do të jetë edhe rritja e pagës minimale. Nga 32 deri në 34 mijë lekë”, tha Rama.
Në kuadër të kësaj pakete, kreu i qeverisë tha se do të rriten pagat për administratën, punonjësit e policisë së shtetit dhe të burgjeve.
“Do ti rrisim përsëri pagat e mësuesve dhe mjekëve. Do të rrisim pagat për administratën dhe do të rrisim po ashtu pagat për policinë e shtetit dhe policinë e burgjeve edhe këto trupa që kishin mosrritje pagash prej disa kohësh. Më këto ndërhyrje besojmë se përmirësojmë në aspektin financiar paketat e natyrës një pako për dy apo për tre muaj dhe krijojmë një bazë të rëndësishëm të zgjeruar rezistence të të gjitha këtyre kategorive në raport me situatën e inflacionit . Qëndrojmë në tre pika që kishte paketa tjetër, në të njëjtën qasje mbështetja për naftën pa taksa për fermerët, për TVSH-në e peshkimit, për mosprekjen e çmimit të biletës së transportit”, u shpreh kryeministri.
Paketa e dytë antikrizë e prezantuar nga qeveria do të jetë një mbështetje afatmesme derisa të ndjehen lehtësimet nga kriza ekonomike që ka prekur gjithë botën.
SCAN

Apple prezanton iPhone 14 të ri dhe pajisjet e tjera - Ja çmimit dhe specifikimet përkatëse
Apple zbuloi linjën e re të iPhone, së bashku me një Apple Watch Ultra. Gjatë eventit në selinë e Apple në Cupertino në Kaliforni, CEO Tim Cook tha se kompania......

Ka fituar 280,000 dollarë duke lëshuar veten me qira - Njihuni me njeriun që nuk bën "asgjë të veçantë"
Keni ëndërruar ndonjëherë të paguheni për të mos bërë asgjë? Për një burrë në Japoni, ky është realiteti i tij dhe po i siguron atij një pagë të......

Qeveria gjermane në debat të ashpër për energjinë - Kancelari Olaf Scholz humbet gjakftohtësinë e tij
Kancelari gjerman Olaf Scholz humbi qetësinë e tij të zakonshme pas një debati të ashpër rreth kostove të energjisë në dhomën e ulët të parlamentit gjerman të......

Erdogan takim me Vuçiç - Thekson rëndësinë e procesit të paqes në Kosovë dhe integritetin e Bosnjës për Turqinë
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dëshiron që një pjesë e rëndësishme e negociatave në vazhdim të fokusohet në krizat diplomatike në rajonin e Ballkanit......

Kursi i Këmbimit – Rënie e përgjithshme e valutave kryesore, euro nuk ndryshon
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 117 lekë dhe duke u shitur me 118.5 lekë krahasuar me ditën e djeshme sipas......

Policia e Shtetit ‘jepet me qira’! Privatët mund ta kontraktojnë kundrejt pagesës për siguri fizike por edhe për xhirime filmike
Policia e Shtetit do të ofrojë shërbime me pagesë kundrejt privatëve. Është ky vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit të......

I zhdukur për më shumë se një shekull - FBI kthen në Itali veprën e lashtë romake të artit 2000 vjeçare
FBI i ka kthyer qeverisë italiane një mozaik të lashtë, i zhdukur për më shumë se një shekull. Mozaiku, i cili përshkruan Medusën me flokë gjarpri, besohet......

Uji, shumë i çmuar për sektorin e energjisë - Lidhja dhe varësia mes tyre pritet të intensifikohet në të ardhmen
Lidhja ndërmjet prodhimit të energjisë dhe ujit është i një rëndësie thelbësore dhe ky është momenti për ta vlerësuar dhe më shumë këtë burim sipas firmave të......