Shqipëria Postuar më 8 Shtator 2022, 13:19

“Energjia mbi 800 kwh të tarifohet me 42 lekë/kwh” - Si shtrenjtohet fatura për 48.500 familje. Subvencione për 2.000 familje që ngrohin ujin me panele diellore

Nga SCAN TV
“Energjia mbi 800 kwh të tarifohet me 42 lekë/kwh” - Si

Qeveria kërkon që energjia e konsumuar mbi fashën 800 kwh të tarifohet me 42 lekë/Kwh. Propozimi u bë publik nga ministrja e Infrastrkutrës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pas shumë muajsh deklarata për rikthimin e skemës së tarifimit të energjisë me 2 blloqe.

Kjo skemë nënkupton një rritje të konsiderueshme të faturave të energjisë për 48 500 familje shqiptare, që sipas të dhënave zyrtare konsumojnë mbi 800 kwh. Më konkretisht, një familje që konsumon 1 000 kwh në muaj, me skemën aktuale paguan 11 400 lekë, ndërkohë që me çmimet që propozon qeveria për të njëjtin konsum energjie do të duhet të paguajnë 19 150 lekë apo 7 750 lekë më shumë.  Sipas Ballukut, OSHEE do të arkëtojë 100 mln euro më shumë deri në dhjetorin e vitit 2023, ndonëse propozohet që pas janarit të këtij viti të rillogaritet çmimi që do të aplikohet pas fashës 800 kwh. Paralelisht me rritjen e çmimit, qeveria do të zbresë në terren një Task Forcë , që do të ketë në fokus vjedhjet e energjisë.

Ndërkaq, me qëllim reduktimin e konsumit, qeveria do të financojë 70% të vlerës të impanteve diellore për ngrohjen e ujit, teksa mbështetja deri marsin e vitit që vjen do përfshijë 2000 familje.

Paralelisht, qeveria planifikon të reduktojë uljen e  konsumit të energjisë në institucionet shtetërore, por gjatë prezantimit nuk u bënë publike masat që do të merren në këtë drejtim.

Ola Mitre / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat