Liz Truss mbron planin e saj ekonomik - Pika kryesore, vendosja e kufirit për çmimin e gazit dhe energjisë

Përpara deputetëve në parlament, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss, mbrojti planin e saj ekonomik për zbutjen e inflacionit, si dhe për të kufizuar rritjen e faturave të energjisë duke shpenzuar miliarda paund për të mbrojtur qytetarët nga rritja e çmimeve.
Fatura e energjisë për familjet britanike do të kufizohet deri në 2500 paund në Angli, Skoci dhe Uells për dy vitet e ardhshme. Qeveria britanike pritet të marrë hua të paktën 100 miliard paund për të paguar këtë plan. Truss përjashtoi vendosjen e një takse shtesë mbi fitimet e firmave që prodhojnë energji, duke thënë se kjo do të pengonte investimet.
Aktualisht, kostoja vjetore mesatare e një familjeje britanike parashikohet të rritet nga 1.971 deri në 3.589 paund që nga muaji tetor, për t’u rritur deri në 6 mijë paund gjatë 2023-shit. Truss premtoi se do të mbështesë sipërmarrjet dhe familjet në pritje të një recesioni që do të nisë në fund të këtij viti.
SCAN
Sondazh

BQE rrit normën e interesit me 75 pikë bazë - Vendimi, për të luftuar inflacionin në Eurozonë
Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Europiane vendosi sot të rrisë tre normat kryesore të interesit me 75 pikë bazë. Bazuar në vlerësimin e tij aktual, gjatë......

Ligji i Pronave në Kuvend, rishikohet vlera e tokave të 1945 - Drafti, pronarët të ndërpresin gjyqet e të aplikojnë përsëri në ATP, marrin 10% të vlerës
Pas shfuqizimit që nga fillimi i vitit 2021 nga Gjykata Kushtetuese, më në fund Kuvendi ka nisur procedurën e shqyrtimit të Ligjit për Trajtimin e Pronës.......

Kriza “godet” zhvillimin njerëzor - Indeksi/ Shqipëria renditet e 67-ta nga 191 vende, pabarazia gjinore i shkakton humbje
Krizat e njëpasnjëshme, ku përfshihet pandemia COVID19 dhe së fundmi edhe lufta në Ukrainë, kanë bërë që 9 nga 10 vende në botë të shënojnë rënie në nivelin e......

Energjia për familjet, 17% më shtrenjtë se tregu - Çmimi mesatar përllogaritet në 34.72 lekë/kwh, qeveria e kërkon 42 lekë/kwh
Pavarësisht se qeveria deklaron se konsumi mbi 800 kwh për familjarët do të tarifohet me çmimet e tregut, propozimi prej 42 lekë/kwh është ndjeshëm më i lartë......

“Energjia mbi 800 kwh të tarifohet me 42 lekë/kwh” - Si shtrenjtohet fatura për 48.500 familje. Subvencione për 2.000 familje që ngrohin ujin me panele diellore
Qeveria kërkon që energjia e konsumuar mbi fashën 800 kwh të tarifohet me 42 lekë/Kwh. Propozimi u bë publik nga ministrja e Infrastrkutrës dhe Energjisë,......

Riindeksim pensionesh 6%, paga minimale 34 mijë lekë - Rama: Do të rriten edhe pagat për administratën, mjekët dhe mësuesit
Është prezantuar këtë të mërkurë nga qeveria paketa e dytë anti-krizë për qytetarët. Për pensionistët do të ketë një riindeksim të pensioneve me 6% ndërsa......

Apple prezanton iPhone 14 të ri dhe pajisjet e tjera - Ja çmimit dhe specifikimet përkatëse
Apple zbuloi linjën e re të iPhone, së bashku me një Apple Watch Ultra. Gjatë eventit në selinë e Apple në Cupertino në Kaliforni, CEO Tim Cook tha se kompania......

Ka fituar 280,000 dollarë duke lëshuar veten me qira - Njihuni me njeriun që nuk bën "asgjë të veçantë"
Keni ëndërruar ndonjëherë të paguheni për të mos bërë asgjë? Për një burrë në Japoni, ky është realiteti i tij dhe po i siguron atij një pagë të......