Ligji i Pronave në Kuvend, rishikohet vlera e tokave të 1945 - Drafti, pronarët të ndërpresin gjyqet e të aplikojnë përsëri në ATP, marrin 10% të vlerës

Pas shfuqizimit që nga fillimi i vitit 2021 nga Gjykata Kushtetuese, më në fund Kuvendi ka nisur procedurën e shqyrtimit të Ligjit për Trajtimin e Pronës. Drafti është depozituar tashmë, dhe pritet diskutimi i tij në Komisionet Parlamentare për të shkuar më pas te votimi në seancë plenare. Projektligji përbëhet nga 10 dispozita, nëpërmjet të cilave synohet të plotësohen detyrimet e caktuara nga Gjykata e Strasburgut dhe më pas Gjykata Kushtetuese Shqiptare.
Në thelb të ndryshimeve qëndrojnë kushtet e vëna nga Gjyakata e Strasburgut në maj të vitit 2020, e cila i kërkoi Shtetit Shqiptar që vlera e kompensimit të pronarëve mos të bjerë nën 10% të vlerës reale të tokës, pavarësisht se në moemntin e shpronësimit, në vitin 1945, aju mund të mos ketë qenë truall. Më specifikisht, kushtet e vendosura nga Gjyakata e Strasburgut për shtetin shqiptar ishin këto: së pari, të trejtojë në mënyrë ezauruese, pothuajse 7 000 kërkesa të patrajtuara, për njohjen e së drejtës së pronës; Së dyti, të sigurojë kompensimin e jo më pak se 10% të vlerës totale, që do të kishin përfituar kërkuesit, nëse vlerësimi financiar do të ishte kryer duke iu referuar zonës aktuale kadastrale të pasurisë së shpronësuar; dhe së treti, të parashikojnë indeksimin e shumës së kompensimit deri në pagesën përfundimtare dhe zbatimin e Konventës në praktikë”.
Ministria e Drejtësisë pretendon se drafti i depozituar në Kuvend, plotëson këto kushte, ashtu si dhe kushtet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese Shqiptare, e cila në vitin 2021 shfuqizoi di pika të Ligjit të Trajtimit të Pronës, të cilat kanë të bëjnë pikërisht me vlerësimin e pronës në bazë të zërit kadastral që ka tani, në raport me atë që ka pasur në momentin e shpronësimit në vitin 1945. Drafti i jep 3 muaj afat Agjencisë së Trajtimit të Pronave për të bërë vlerësimin në bazë të formulës së re.
Një prej neneve të draftit parashikon rihapjen e mundësisë për shqyrtimin administrativ nga ATP-ja të rreth 7 mijë dosjeve të patrajtuara, për shkak të mbarimit të afatit ligjor.
Në relacionin shoqërues të draftit, Mininistria e Drejtësisë shpjegon se subjektet që kanë tërhequr kërkesat e patrajtuara për njohjen e pronës ose që tashmë i janë drejtuar gjykatës së shkallës së parë, kanë të drejtë të heqin dorë nga gjykimi i çështjes e të paraqesin kërkesë pranë Agjencisë për shqyrtimin e dosjes.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Kriza “godet” zhvillimin njerëzor - Indeksi/ Shqipëria renditet e 67-ta nga 191 vende, pabarazia gjinore i shkakton humbje
Krizat e njëpasnjëshme, ku përfshihet pandemia COVID19 dhe së fundmi edhe lufta në Ukrainë, kanë bërë që 9 nga 10 vende në botë të shënojnë rënie në nivelin e......

Energjia për familjet, 17% më shtrenjtë se tregu - Çmimi mesatar përllogaritet në 34.72 lekë/kwh, qeveria e kërkon 42 lekë/kwh
Pavarësisht se qeveria deklaron se konsumi mbi 800 kwh për familjarët do të tarifohet me çmimet e tregut, propozimi prej 42 lekë/kwh është ndjeshëm më i lartë......

“Energjia mbi 800 kwh të tarifohet me 42 lekë/kwh” - Si shtrenjtohet fatura për 48.500 familje. Subvencione për 2.000 familje që ngrohin ujin me panele diellore
Qeveria kërkon që energjia e konsumuar mbi fashën 800 kwh të tarifohet me 42 lekë/Kwh. Propozimi u bë publik nga ministrja e Infrastrkutrës dhe Energjisë,......

Riindeksim pensionesh 6%, paga minimale 34 mijë lekë - Rama: Do të rriten edhe pagat për administratën, mjekët dhe mësuesit
Është prezantuar këtë të mërkurë nga qeveria paketa e dytë anti-krizë për qytetarët. Për pensionistët do të ketë një riindeksim të pensioneve me 6% ndërsa......

Apple prezanton iPhone 14 të ri dhe pajisjet e tjera - Ja çmimit dhe specifikimet përkatëse
Apple zbuloi linjën e re të iPhone, së bashku me një Apple Watch Ultra. Gjatë eventit në selinë e Apple në Cupertino në Kaliforni, CEO Tim Cook tha se kompania......

Ka fituar 280,000 dollarë duke lëshuar veten me qira - Njihuni me njeriun që nuk bën "asgjë të veçantë"
Keni ëndërruar ndonjëherë të paguheni për të mos bërë asgjë? Për një burrë në Japoni, ky është realiteti i tij dhe po i siguron atij një pagë të......

Qeveria gjermane në debat të ashpër për energjinë - Kancelari Olaf Scholz humbet gjakftohtësinë e tij
Kancelari gjerman Olaf Scholz humbi qetësinë e tij të zakonshme pas një debati të ashpër rreth kostove të energjisë në dhomën e ulët të parlamentit gjerman të......

Erdogan takim me Vuçiç - Thekson rëndësinë e procesit të paqes në Kosovë dhe integritetin e Bosnjës për Turqinë
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dëshiron që një pjesë e rëndësishme e negociatave në vazhdim të fokusohet në krizat diplomatike në rajonin e Ballkanit......