Korrupsioni, problem serioz sipas 75% të qytetarëve - Perceptimi qytetar, studimi: 50% e të pyeturve mendojnë se është më keq se 10 vjet më parë

Korrupsioni vijon të mbetet në shifra shqetësuese nën optikën e perceptimit qytetar, ku më shumë se 75% e qytetarëve në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi e konsiderojnë atë një problem serioz dhe shumë serioz për qytetin”.
Ky është një prej përfundimeve të studimit “Promovimi i bashkëpunimit ndërmjet aktorëve të shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit”, i realizuar nga 3 organizata të shoqërisë civile. Sipas dokumentit, progresi gjatë 10 viteve të fundit shikohet me më shumë pesimizëm në Shqipëri dhe Serbi ku vlerësohet se eshtë më keq dhe shumë më keq se 10 vite më parë nga më shumë se gjysma e qytetarëve që iu përgjigjën pyetësorit.
Në të tre vendet e përfshirë në studim qytetarët “fajësojnë” më së shumti politikanët si grupi i cili ushtron më tepër korrupsion, ndërkohë që vullneti politik për luftimin e korrupsionit nga qeveritë e vendeve ku është zhvilluar studimi perceptohet në shifra shumë të ulëta.
Gjithashtu, përpjekjet e qeverive për luftimin e korrupsionit vlerësohen si joefektive nga pothuajse ½ e të anketuarve në Shqipëri dhe Serbi dhe pothuajse 1/3 e të anketuarve në Kosovë. Sipas raportit, pothuajse gjysma e atyre që iu përgjigjën pyetësorit në Shqipëri dhe Serbi deklarojnë se ju është dashur të paguajnë ryshfet për të marrë shërbime bazë, leje apo licenca, për të përshpejtuar proceset gjyqësore apo për të rishikuar taksat.
Në Kosovë ky fenonem ndeshet më rrallë dhe qytetarët kanë zgjedhur në shumicën e rasteve të mos përgjigjen. Qytetet ku u zhvillua studimi janë Durrësit në Shqipëri, Smederevo në Serbi dhe Lipjan në Kosovë.
Për Shqipërinë, studimi u udhëhoq nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike, ndërkohë që gjatë prezantimit të tij, përfaqësuesit e tre organizatave zbatuese te projektit e vunë theksin te rëndësia e mirëqeverisjes edhe në nivel vendor, e perceptuar kjo si qeverisje me transparencë, përgjegjësi, llogaridhënie, pjesëmarrje të qytetareve dhe përgjegjshmëri për nevojat e ketyre te fundit.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Shifra/Sa para paguajnë shqiptarët për t’u siguruar nga fatkeqësitë? - Rritet me 28% portofoli i mbrojtjes së pronave nga katastrofat natyrore dhe zjarri
Ndërsa sigurimet vullnetare kanë shënuar në tërësi një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2023, bie në sy rritja e fortë e portofoleve të mbrojtjes nga katastrofat......

Si kripto dhe blockchain ndihmojnë në parandalimin e inteligjencës artificiale - Kreu i kërkimit të Coinbase jep shpjegimin
Ritmi i zhvillimit të inteligjencës artificiale ka qenë befasues, por me këto hapa në AI gjeneruese lindin një mori problemesh që ekspertët thonë se mund të......

Emigracioni, niveli më i lartë prej 2014-ës - 46 mijë të larguar në 2022-shin. 1.66% e popullsisë, ose 127 individë çdo ditë
Nga Shqipëria janë larguar 46,460 persona si emigrant gjatë vitit të kaluar, raporton Instituti i Statistikave në publikimin më të fundit për popullsinë e......

Shefat e spiunazhit të botës takohen në Singapor – Takimi i mbajtur në mënyrë diskrete
Zyrtarë të lartë nga agjenci të inteligjencës kryesore të botës mbajtën një takim sekret në periferi të Shangri-La Dialogue në Singapor këtë fundjavë, thanë......

Verëbërësit austriakë ndryshojnë rrushin për të përballuar ndryshimet klimatike!
Në brigjet e liqenit Neusiedl shtrihet qyteti Rust, një nga qytetet më tradicionale të verërave në Austri. Qysh në mesjetë, vreshtarët e Rustit ishin në......

Dita botërore e ambientit - Tre rregullat për të mos u “mbytur” nga plastika
Të veprohet, menjëherë, për të mos u mbytur nga plastika. Kësaj emergjence i dedikohet dita e ambientit e cila festohet në të gjithë botën me dhjetëra emijëra......

100 mijë dollarë në vit janë pak për amerikanët - Në varësi të vendit ku jetojnë dhe taksave për t’u paguar
Për shumë amerikanë, një pagë vjetore prej 100 mijë dollarësh duket si një simbol i suksesit, por është relative dhe gjithçka varet nga vendi ku......

Europa po lufton me një situatë të pasigurt të ujit përpara një vere tjetër të shkatërruar nga thatësira!
Politikëbërësit europianë po luftojnë për të trajtuar një krizë në rritje të ujit përpara asaj që studiuesit kanë frikë se mund të jetë një verë tjetër......