Shifra/Sa para paguajnë shqiptarët për t’u siguruar nga fatkeqësitë? - Rritet me 28% portofoli i mbrojtjes së pronave nga katastrofat natyrore dhe zjarri

Ndërsa sigurimet vullnetare kanë shënuar në tërësi një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2023, bie në sy rritja e fortë e portofoleve të mbrojtjes nga katastrofat e fakeqësive natyrore. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare raporton se në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar-prill 2023, vihet re një rritje prej 28.43% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 6.11% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin janar-prill 2022.
Më specifikisht, nga afërisht 7 milionë euro të paguara për periudhën janar prill të vitit 2022, ky portofol rezulton në rreth 9 milionë euro për të njëjtën periudhë të këtij viti. Me ritëm edhe më të lartë është rritur portofoli i dëmtimeve të tjera në pronë, i cili nga 1.4 milionë euro në vitin 2022, ka shkuar në 1.9 milionë gjatë katër muajve të parë të këtij viti.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar-prill 2023 siguruan mbi 1,703 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 66.48%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 24.85% të totalit.
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar-prill 2023 arritën rreth 3,1 miliardë lekë, 26.97% më shumë se në muajin janar-prill 2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 2.26% krahasuar me muajin janar-prill 2022.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar-prill 2023, patën një rritje me 27.76% kundrejt muajit janar-prill 2022.
Megjithatë tregu mbetet i dominuar nga sigurimet e detyrueshme. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 46.69% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 53.31% të totalit të tregut.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Si kripto dhe blockchain ndihmojnë në parandalimin e inteligjencës artificiale - Kreu i kërkimit të Coinbase jep shpjegimin
Ritmi i zhvillimit të inteligjencës artificiale ka qenë befasues, por me këto hapa në AI gjeneruese lindin një mori problemesh që ekspertët thonë se mund të......

Emigracioni, niveli më i lartë prej 2014-ës - 46 mijë të larguar në 2022-shin. 1.66% e popullsisë, ose 127 individë çdo ditë
Nga Shqipëria janë larguar 46,460 persona si emigrant gjatë vitit të kaluar, raporton Instituti i Statistikave në publikimin më të fundit për popullsinë e......

Shefat e spiunazhit të botës takohen në Singapor – Takimi i mbajtur në mënyrë diskrete
Zyrtarë të lartë nga agjenci të inteligjencës kryesore të botës mbajtën një takim sekret në periferi të Shangri-La Dialogue në Singapor këtë fundjavë, thanë......

Verëbërësit austriakë ndryshojnë rrushin për të përballuar ndryshimet klimatike!
Në brigjet e liqenit Neusiedl shtrihet qyteti Rust, një nga qytetet më tradicionale të verërave në Austri. Qysh në mesjetë, vreshtarët e Rustit ishin në......

Dita botërore e ambientit - Tre rregullat për të mos u “mbytur” nga plastika
Të veprohet, menjëherë, për të mos u mbytur nga plastika. Kësaj emergjence i dedikohet dita e ambientit e cila festohet në të gjithë botën me dhjetëra emijëra......

100 mijë dollarë në vit janë pak për amerikanët - Në varësi të vendit ku jetojnë dhe taksave për t’u paguar
Për shumë amerikanë, një pagë vjetore prej 100 mijë dollarësh duket si një simbol i suksesit, por është relative dhe gjithçka varet nga vendi ku......

Europa po lufton me një situatë të pasigurt të ujit përpara një vere tjetër të shkatërruar nga thatësira!
Politikëbërësit europianë po luftojnë për të trajtuar një krizë në rritje të ujit përpara asaj që studiuesit kanë frikë se mund të jetë një verë tjetër......

OPEC+ redukton prodhimin në korrik - Arsyeja, çmimet e larta të naftës dhe teprica e ofertës
Arabia Saudite do të bëjë reduktime të forta të prodhimit në korrik, si pjesë e një marrëveshjeje të OPEC+ për kufizimin e prodhimit, pasi grupi përballet me......