Emigracioni, niveli më i lartë prej 2014-ës - 46 mijë të larguar në 2022-shin. 1.66% e popullsisë, ose 127 individë çdo ditë

Nga Shqipëria janë larguar 46,460 persona si emigrant gjatë vitit të kaluar, raporton Instituti i Statistikave në publikimin më të fundit për popullsinë e vendit. Kjo shifër rezulton të jetë 10.5% më e lartë se ajo e vitit 2021, kur numri i të larguarve fiksohej pranë 42 mijë. Por, ajo që bie në sy nga statistikat publike në rastin e popullsisë është fakti se emigrimi në vitin 2022 ka prekur nivelin më të lartë që prej vitit 2014. Asokohe bëhej fjalë për 46,525 të larguar. Pra, vetëm 65 emigrantë më shumë se në vitin 2015.
Të dhënat publike për emigracionin fillojnë që prej vitit 2011, dhe tregojnë se vitet 2011 dhe 2012 kishin nivele në mbi 50 mijë të larguar në vit, me rekordin që e mban viti 2011, me rreth 55 mijë të larguar. Në vitet 2011-2016, shifrat e emigracionit regjistruan një tendencë në rënie graduale nga viti në vit, për të filluar trajektoren rritëse pas vitit 2016. Rekordi më i ulët historik ndërkohë është ai i vitit 2020, me rreth 23 mijë të larguar nga Shqipëria, por që lidhet ngushtë me pandeminë dhe masat kufizuese në thuajse çdo cep të globit.
Më 1 janar të vitit të kaluar në Shqipëri, sipas Instat ka pasur 2,793,592 banorë. Bazuar në këtë popullsi, gjatë gjithë vitit, me 46,460 të larguar, rezulton se kanë ikur nga Shqipëria për emigrim 1.66% e popullsisë, ose 1 në 60 individë rezidentë. Thënë ndryshe, bazuar në numrin e anëtarevë për familje, kjo shifër do të ishte e barabartë me 12,500 familjë të larguara tërësisht nga vendi. Ose, thënë edhe më ndryshe, nga Shqipëria gjatë vitit 2022 si të plotë, çdo ditë janë larguar përfundimisht nga vendi 127 individë, apo 5.3 shqiptarë çdo 1 orë.
Këto të dhëna i referohen vetëm statistikave publike, pra emigracionit të ligjshëm, ndërkohë që nuk reflektohen emigrantët e paligjshëm, apo ata jo të formalizuar, pra që thjesht kanë ikur, dhe nuk kanë plotësuar apo kërkuar asnjë dokumentacion për largimin e tyre, çka do të thotë se këto shifra janë skenari më optimist, dhe aspak ai më realist, bazuar në supozimin se emigracioni i paligjshëm dhe ai informal do të ishin zero në Shqipëri.
Roel Korkuti/SCAN
Sondazh

Shefat e spiunazhit të botës takohen në Singapor – Takimi i mbajtur në mënyrë diskrete
Zyrtarë të lartë nga agjenci të inteligjencës kryesore të botës mbajtën një takim sekret në periferi të Shangri-La Dialogue në Singapor këtë fundjavë, thanë......

Verëbërësit austriakë ndryshojnë rrushin për të përballuar ndryshimet klimatike!
Në brigjet e liqenit Neusiedl shtrihet qyteti Rust, një nga qytetet më tradicionale të verërave në Austri. Qysh në mesjetë, vreshtarët e Rustit ishin në......

Dita botërore e ambientit - Tre rregullat për të mos u “mbytur” nga plastika
Të veprohet, menjëherë, për të mos u mbytur nga plastika. Kësaj emergjence i dedikohet dita e ambientit e cila festohet në të gjithë botën me dhjetëra emijëra......

100 mijë dollarë në vit janë pak për amerikanët - Në varësi të vendit ku jetojnë dhe taksave për t’u paguar
Për shumë amerikanë, një pagë vjetore prej 100 mijë dollarësh duket si një simbol i suksesit, por është relative dhe gjithçka varet nga vendi ku......

Europa po lufton me një situatë të pasigurt të ujit përpara një vere tjetër të shkatërruar nga thatësira!
Politikëbërësit europianë po luftojnë për të trajtuar një krizë në rritje të ujit përpara asaj që studiuesit kanë frikë se mund të jetë një verë tjetër......

OPEC+ redukton prodhimin në korrik - Arsyeja, çmimet e larta të naftës dhe teprica e ofertës
Arabia Saudite do të bëjë reduktime të forta të prodhimit në korrik, si pjesë e një marrëveshjeje të OPEC+ për kufizimin e prodhimit, pasi grupi përballet me......

IATA paralajmëron: Turbulenca në udhëtimet ajrore si pasojë e problemeve të zinxhirit të furnizimit!
Udhëtimi ajror do të ndikohet nga çështjet "shumë frustruese" të zinxhirit të furnizimit këtë vit, sipas Willie Walsh, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës......

Britania, 1.600 paund/muaj të ardhura bazë - Testi do të nisë në dy qytete për të parë pasojat mendore dhe fizike
Të ardhura bazë universale prej 1600 paund në muaj do të provohen në Angli për herë të parë në një projekt pilot. Tridhjetë persona do të paguhen pa kushte me......