Kontinenti në ndryshim - Popullsia e BE-së po zvogëlohet, zbulojnë shifra të reja

Raporti i Eurostat-it për Demografinë e Evropës dokumenton faktorë të ndryshëm që ndikojnë në jetën e dhjetëra miliona njerëzve. Popullsia e Bashkimit Evropian është ulur me më shumë se gjysmë milioni krahasuar me vitin 2020, sipas statistikave më të fundit demografike të publikuara nga Eurostat.
Raporti zbuloi efektin negativ të viktimave të COVID-19 në popullsinë e BE-së, duke ndërprerë rritjen vjetore të vërejtur deri në vitin 2020.
Pavarësisht se 17 vende anëtare të BE-së treguan një rritje absolute të popullsisë, shtatë vende ndoqën trendin e kundërt, duke përfshirë ulje të ndjeshme në Itali, Poloni, Greqi dhe Kroaci.
Statistikat vjetore demografike, të prodhuara nga statistikat zyrtare të Evropës synojnë të shikojnë se si po zhvillohet popullsia në rajon sipas një numri metrikash kryesore.
Këtu janë disa nga pikat kryesore nga raporti i fundit:
Popullsia e BE-së në rënie
Popullsia e BE-së më 1 janar 2022 ishte 446.7 milionë – një rënie e lehtë krahasuar me të njëjtën ditë të vitit 2021.
Edhe pse popullsia e përgjithshme është rritur me 4% krahasuar me vitin 2001, popullsia ra për të dytin vit radhazi.
Ka pasur 585,000 njerëz më pak në janar 2022 krahasuar me ditën e parë të 2020 në Bashkimin Evropian.
Popullsia e BE-së vazhdoi të rritet çdo vit deri në janar 2020 dhe më pas filloi të ndiqte trendin negativ, i cili i atribuohet viktimave të shkaktuara nga pandemia COVID-19.
BE po plaket shpejt
Shifrat e fundit tregojnë se mbi një e pesta e banorëve të BE-së tani janë të moshës 65 vjeç e lart.
Me akses në objekte më të mira të kujdesit shëndetësor, pjesa e atyre të moshës 80 vjeç e lart pothuajse u dyfishua në vitin 2022 krahasuar me vitin 2002.
Nga ana tjetër, u pa gjithashtu një rënie në popullsinë nën moshën 20 vjeç, duke kontribuar në shifrat e përgjithshme të plakjes.
Kjo do të thotë një rritje në moshën mesatare të njerëzve që banojnë në BE.
Mosha mesatare në BE në vitin 2022 ishte 44.4 vjeç, një rritje prej gati gjashtë vjetësh krahasuar me shifrat e 20 viteve më parë.
Ndërsa Italia kishte moshën mesatare më të lartë në mesin e vendeve anëtare me 48 vjeç, Qiproja qëndronte në fund me 38.3 vjet.
Gratë jetojnë më gjatë në BE
Gratë në BE jetojnë më gjatë se burrat në BE, bazuar në shifrat më të fundit të jetëgjatësisë.
Megjithëse jetëgjatësia e përgjithshme ra me 1.2 vjet midis 2019 dhe 2021, shifrat tregojnë se gratë jetojnë 5.7 vjet më shumë se burrat.
Jetëgjatësia në lindje për gratë ishte 82.9 për gratë në 2021 krahasuar me 77.2 për burrat. Të gjitha vendet anëtare të BE-së ndoqën të njëjtin trend.
Jetëgjatësia mesatare e përgjithshme është rritur nga 77.6 vjet në 2002 në 80.1 në 2021 me faktorë si reduktimi i vdekshmërisë foshnjore, rritja e standardeve të jetesës, përmirësimi i stilit të jetesës, arsimimi më i mirë dhe përparimet në kujdesin shëndetësor dhe mjekësinë që vonojnë vdekjet e parakohshme.
SCAN
Sondazh

Nafta zbret drejt 75 USD për fuçi - Në fokus të tregjeve, bisedimet për tavanin e borxhit në SHBA
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e fundit të kësaj jave, për shkak të paqartësive në lidhje me rritjen e tavanit të borxhit në SHBA. Nafta Brent e......

Dollari, në nivelin më të lartë në 1 javë - FED mund të bëjë një pushim disa mujor me rritjen e interesave
Dollari amerikan po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pasi disa të dhëna në SHBA konfirmuan ngadalësimin e ekonomisë më të madhe në botë. Në këtë......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Banka e Anglisë rrit normën bazë të interesit në 4.5%
Tregjet europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e fundi të kësaj jave, ndërsa investitorët janë të fokusuar te fitimet tremujore të korporatave.......

“Rrugë të Bardha”, projekti i ri për rrugët e zonave rurale të vendit. FSHZH dhe bashkitë do të krijojnë sipërmarrje të përbashkëta
“Rrugë të Bardha”. Kështu është emërtuar projekti i Fondit Shqiptar të Zhvillimit që parashikon krijimin e një mekanizmi të ri, që do të mundësojë përmirësimin......

Qeveria, masa konkrete për të ndihmuar eksportuesit - Ibrahimaj: Nuk do të paguajnë këstet e tatim-fitimit
Qeveria ka vendosur të lehtësojë eksportuesit për shkak të humbjeve që po pësojnë nga zhvlerësimi i euros duke marrë dy masa konkrete. Ministrja Delina......

Ekonomia u rrit 4.8%, më mirë nga pritshmëritë - BSH: Inflacioni, në rënie të qendrueshme. U zgjerua konsumi dhe eksportet
Në raportin e Poltikës Monetare për tremujorin e parë të këtij viti, Banka e Shqipërisë arrin në konkluzionin se ekonomia shqiptare po performon pozitivisht......

Mbi 2700 biznese futen në “listën e zezë” - Rritet “furishëm” numri i borxhlinjve në administratën tatimore
Në 4 muajt e parë të vitit, rreth 2741 biznese janë futur në “listën e zezë” të administratës tatimore, duke mos paguar detyrimet në kohë dhe duke bërë që......

Kreditimi në lekë kushton më shtrenjtë - Kryesisht te huatë e mëdha për sipërmarrjet
Normat e interesit për kreditë për biznese janë rritur lehtas në tremujorin e parë të vitit për kreditë në lekë, ndërsa ato në euro nuk kanë ndryshuar. Sipas......