Kodi i Punës, si ndryshon marrja e lejës së zakonshme? - Nismëtari Arben Malaj: Element pozitiv në marrëdhëniet punëdhënës-punëmarrës

Diamila Leka/ SCAN
Nisma e ekspertit Arben Malaj për ndryshimet në Kodin e Punës për të rritur fleksibilitetin dhe produktivitetin në punë, tashmë ka marrë mbeshtetje të deputetëve, dakordësinë e Këshillit të Ministrave dhe ministrive të linjës. Kjo nismë ndryshimin e nis nga neni 93 pika 3 e Kodit të Punës ku thuhet: “Pushimet vjetore duhet të jepen gjatë vitit të punës ose deri në fund të tremujorit të parë të vitit pasardhës, por asnjëherë nuk duhet të jenë më pak se një javë kalendarike pa ndërprerje.” Por cilat janë disa nga arsyet kryesore që ky ndryshim duhej bërë?
“Arsyeja kryesore për këtë nismë ka të bëjë me faktin se të gjitha studimet edhe pas Covid, rekomandojnë për politikëbërësit por edhe nësektorin publik, edhe në sektorin privat që të ulin stresin për punonjësit, të rrisin fleksibilitetin dhe kjo do të rrisë produktivitetin. Në këtë aspekt unë studiova përvojat e tjera në vendet e BE, pashë direktivën europiane për pushimet vjetore, dhe gjeta që gjithë vendet kanë avancuar për përdorimin e lejes së zakonshme. Në disa vende ti ke të drejtë të përdorësh nga leja e zakonshme dhe nuk ke të drejtë as t’i lutesh shefit. Njofton dhe përdor disa orë për lejen e zakonshme. Në këtë aspekt kodi ynë i punës, kishte një pengesë të madhe ku theksohej se nuk mund të marrë asnjë punonjës pjesë nga leja ezakonshme më pak se 7 ditë.
Përpos deputetëve, eksperti Malaj thekson se mbështetje ka marrë edhe nga sektori privat e sipërmarrësit. Ai shprehet se produktiviteti i punës do të ndihet edhe më shumë në këtë sektor.
“Ne duhet të fokusohemi ku ne e rrisim fleksibilitetin, ku ne ulim stresin, dhe si punonjësit rrisin produktivitetin e tyre dhe as sektori publik dhe as sektori privat nuk ka humbje. Mendoj se shumë shpejt edhe biznesi privat do ta ndjej se ky ligj nuk ka kosto, por do të kthehet në një element pozitiv në marrëdhëniet midis punëdhënësit dhe punëmarrësit.”
Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë pasi ka dhënë dakordësinë e kësaj nisme, sugjeron që pushimet vjetore të llogariten me ditë pune dhe jo me ditë kalendarike.
Sondazh

Detajet e tenderit të portit në Porto Romano - Ndërtim i 1 terminali kontejnerësh, procedura e hapur do zhvillohet në 2 faza
Ola Mitre / SCAN Porti i ri Tregtar i Integruar i Durrësit në Porto Romano do të realizohet në faza, teksa faza e parë për të cilën është hapur gara......

Presidenti dekreton ndryshimet në qeveri - Pasdite mbahet seanca plenare për votimin e ministrave të rinj
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka dekretuar ndryshimet në qeveri, sipas propozimeve të bëra nga kryeministri. Presidenti ka dekretuar shkarkimin......

Hapet gara për portin e ri në Porto Romano - Në mars 2025 nënshkruhet kontrata. Rreth 391 mln euro fondi limit për ndërtimin
Ledina Elezi/SCAN Hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano me një fond limit prej 391 milionë euro. Ky port nuk do......

Gara ndërkombëtare për Portin e ri Tregtar në Porto Romano, Rama: I jep Shqipërisë një fuqi të re në rajon
Porti i ri i Durrësit do t’i japë një dimension vendit në aspektin e sigurisë dhe të ekonomisë. Në fjalën e mbajtur me rastin e hapjes së garës për ndrëtimin e......

“Të hetohen çmimet për produktet e shportës” - Kuvendi “i tërheq vërejtje” Konkurrencës: Asnjë hetim në 5 vitet e fundit
Ada Hazizolli/SCAN Kuvendi ka kërkuar nga Autoriteti i Konkurrencës, që të nis hetimet për çmimet e produkteve të shportës, duke vënë në dukje faktin......

Denaj: Eksportet bujqësore u rritën me 23 % në qershor
Ministrja e bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj njoftoi sot se eksportet bujqësore në vend shënuan rritje në 60 531 ton, kundrejt 49 397 ton që ishin......

Ekonomia u kreditua me 795.6 mld lekë në qershor - Rreth 12.6 miliardë më shumë se në maj. Biznesi, më shumë hua në valutë
Xhorxhina Deda/SCAN Ekonomia u kreditua me rreth 795.6 miliardë lekë në muajin qershor të këtij viti sipas të dhënave më të fundit të “Bankës së......

Depozitat orientohen në monedhën vendase - Në qershor, kursimet rriten vetëm në lekë. Bien ato në valutë
Armela Duka/SCAN Totali i depozitave në paranë e gjerë është regjistruar sërish në rritje gjatë muajit qershor, pranë rreth 1.302 trilionë lekëve, nga......