Hapet gara për portin e ri në Porto Romano - Në mars 2025 nënshkruhet kontrata. Rreth 391 mln euro fondi limit për ndërtimin

Ledina Elezi/SCAN
Hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano me një fond limit prej 391 milionë euro. Ky port nuk do t'i shërbejë vetëm Shqipërisë, por edhe Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pasi do të lidhet përmes hekurudhës me dy porte të thata në Prishtinë dhe Strugë.
Porti do të ketë një kontribut të madh në Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe sigurinë e vendit, pasi bashkë më të do të ndërtohet edhe një bazë ushtarake e NATO-s, u shpreh kryeministri Edi Rama.
“Një port impakton deri në 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky i këtushmi do të jetë jo vetëm një port që do të impaktojë Prodhimin e Brendshëm Kombëtar, por do të jetë një port që do të impaktojë sigurinë tonë, sepse do të ketë edhe krahun e vet ushtarak, duke i ofruar NATO-s një bazë të re ushtarake.”
Belinda Balluku, Zëvendëskryeministre, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, theksoi se do të ndërtohet një port dyfish më i thellë se ai i portit aktual të Durrësit.
“Duam të ndërtojmë një port dyfish më të thellë se ai që kemi sot në qytetin e Durrësit. Duam të ndërtojmë një terminal kontenierësh trefish më të madh, të gjelbër dhe të automatizuar. Duam të ndërtojmë sipërfaqe të dedikuara për entet ligjzbatuese, të cilat duhet të operojnë në territorin portual të Porto Romanos në komoditet të plotë për të përmbushur detyrat e tyre. Duam të ndërtojmë një zonë logjistike për të tërhequr investitorë të huaj në zemrën e aktivitetit tonë ekonomik dhe industrial.”
Royal HaskoningDHV do të jetë kompania e cila do të mbikëqyrë të gjithë procesin, që nga gara e deri të punimet për ndërtimet e portit. Përfaqësuesi i kësaj kompanie, Erik Smichdt, shpjegoi detajet teknike të projektit.
“Sot pra nisim procesin ndërkombëtar të tenderimit. Ka dy faza, është faza e parakualifikimit dhe më pas i gjithë procesi i vlerësimit të propozimeve paraprake, do të përgatisim një listë të përzgjedhur. Periudha për këtë përzgjedhje të listës fundore do të jetë 45 ditë dhe synimi është që në mars-prill të kemi nënshkrimin e kontratës.”
Sondazh

Gara ndërkombëtare për Portin e ri Tregtar në Porto Romano, Rama: I jep Shqipërisë një fuqi të re në rajon
Porti i ri i Durrësit do t’i japë një dimension vendit në aspektin e sigurisë dhe të ekonomisë. Në fjalën e mbajtur me rastin e hapjes së garës për ndrëtimin e......

“Të hetohen çmimet për produktet e shportës” - Kuvendi “i tërheq vërejtje” Konkurrencës: Asnjë hetim në 5 vitet e fundit
Ada Hazizolli/SCAN Kuvendi ka kërkuar nga Autoriteti i Konkurrencës, që të nis hetimet për çmimet e produkteve të shportës, duke vënë në dukje faktin......

Denaj: Eksportet bujqësore u rritën me 23 % në qershor
Ministrja e bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj njoftoi sot se eksportet bujqësore në vend shënuan rritje në 60 531 ton, kundrejt 49 397 ton që ishin......

Ekonomia u kreditua me 795.6 mld lekë në qershor - Rreth 12.6 miliardë më shumë se në maj. Biznesi, më shumë hua në valutë
Xhorxhina Deda/SCAN Ekonomia u kreditua me rreth 795.6 miliardë lekë në muajin qershor të këtij viti sipas të dhënave më të fundit të “Bankës së......

Depozitat orientohen në monedhën vendase - Në qershor, kursimet rriten vetëm në lekë. Bien ato në valutë
Armela Duka/SCAN Totali i depozitave në paranë e gjerë është regjistruar sërish në rritje gjatë muajit qershor, pranë rreth 1.302 trilionë lekëve, nga......

Hapet gara për ndërtimin e Portit të ri Tregtar të Durrësit. Balluku: "Porti i Shqiptarëve", do t'i shërbejë Kosovës, RMV e NATO-s
Është hapur gara për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano. Për këtë garë kanë shfaqur interes 15 kompani, nga të cilat 5 janë nga kompanitë me......

“Varfëria e pushimeve” prek 40 milionë punëtorë në BE, zbulon studimi i ri!
Edel Strazimiri / SCAN Në vitin 2022, dy milionë më shumë njerëz në Bashkimin Europian nuk mund të përballonin të shkonin me pushime, krahasuar me një......

Forcohet Dollari amerikan dhe Paundi ndërsa Franga dhe Euro nuk luhaten!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje nga dita e djeshme duke u blerë sot me 92.2 lekë dhe duke u shitur me 93.1 lekë sipas kursit të këmbimit......