Shqipëria Postuar më 30 Korrik 2024, 11:08

Denaj: Eksportet bujqësore u rritën me 23 % në qershor

Nga SCAN TV

Ministrja e bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj njoftoi sot se eksportet bujqësore në vend shënuan rritje në 60 531 ton, kundrejt 49 397 ton që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Eksportet bujqësore vijojnë trendin rritës edhe gjatë muajit qershor, me një rritje prej 23% krahasuar me një vit më parë”, tha Denaj.

Denaj u shpreh se, përmirësimi i cilësisë dhe standardeve të produkteve shqiptare ka rritur prezencën e tyre në mënyrë të qëndrueshme në tregjet ndërkombëtare.

Klima e favorshme, afërsia me tregjet europiane, mundësia për mbulimin e tregjeve rajonale me potenciale të pashfrytëzuara, si dhe fuqia punëtore me kosto të ulët, e bëjnë Shqipërinë një vend me potencial premtues në disa sektorë, por veçanërisht në bujqësi.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat