Ekonomia u kreditua me 795.6 mld lekë në qershor - Rreth 12.6 miliardë më shumë se në maj. Biznesi, më shumë hua në valutë

Xhorxhina Deda/SCAN
Ekonomia u kreditua me rreth 795.6 miliardë lekë në muajin qershor të këtij viti sipas të dhënave më të fundit të “Bankës së Shqipërisë”. Ndërkohë, në muajin maj kredia për ekonominë regjistroi një total prej 782.9 miliardë lekë. Pra, në harkun kohor të një muaji kredia rezulton rreth 1.6% më e lartë, më një shtesë prej 12.6 miliardë lekë.
E matur me qershorin e vitit të shkuar, kredia këtë vit rezulton 11.5% më e lartë, me një shtesë prej afërisht 82 miliardë lekësh apo afro 800 milionë eurosh. Kjo rritje i atribuohet kryesisht zgjerimit të kreditimit të “Korporatave të tjera financiare”.
Nga ana tjetër, edhe kredia për biznesin ka shënuar përmirësim të dukshëm. Nga 438.2 miliardë lekë në maj, ajo është shtuar me më shumë se 9 miliardë lekë në qershor, duke arritur në rreth 447 miliardë lekë. Krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të shkuar, kredia për biznesin është rritur me rreth 10.6%.
Por si paraqitet kredia sipas valutës? Nga të dhënat e “Bankës së Shqipërisë” duket se kredia në valutë është paraqitur po ashtu me rritje. Në muajin qershor kredia në monedhën e huaj për bizneset është rritur me 2.8%, ndërkohë që kredia në lekë ka shënuar një rritje më modeste se ajo në valutë me 1.3%, krahasuar me muajin maj.
Po të shtrijmë analizën në harkun kohor të një viti shohim se kredia për bizneset në valutë është rritur me 5.8% në qershor të këtij viti, krahasuar me qershorin e viti 2023, ndërkohë në monedhën vendase ka patur një rritje të fortë prej 16.5%.
Sondazh

Depozitat orientohen në monedhën vendase - Në qershor, kursimet rriten vetëm në lekë. Bien ato në valutë
Armela Duka/SCAN Totali i depozitave në paranë e gjerë është regjistruar sërish në rritje gjatë muajit qershor, pranë rreth 1.302 trilionë lekëve, nga......

Hapet gara për ndërtimin e Portit të ri Tregtar të Durrësit. Balluku: "Porti i Shqiptarëve", do t'i shërbejë Kosovës, RMV e NATO-s
Është hapur gara për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano. Për këtë garë kanë shfaqur interes 15 kompani, nga të cilat 5 janë nga kompanitë me......

“Varfëria e pushimeve” prek 40 milionë punëtorë në BE, zbulon studimi i ri!
Edel Strazimiri / SCAN Në vitin 2022, dy milionë më shumë njerëz në Bashkimin Europian nuk mund të përballonin të shkonin me pushime, krahasuar me një......

Forcohet Dollari amerikan dhe Paundi ndërsa Franga dhe Euro nuk luhaten!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje nga dita e djeshme duke u blerë sot me 92.2 lekë dhe duke u shitur me 93.1 lekë sipas kursit të këmbimit......

Medaljet olimpike, vetem vlerë simbolike - E arit vlen 1 mijë dollarë, ajo e bronxit 5 dollarë!
Dorina Kurtaj / SCAN Ari mund të qëndrojë pranë niveleve më të larta të të gjitha kohërave, por medalja e artë po humbet vlerën e saj dhe në Lojërat......

India, porta e Kinës për eksportet në perëndim - Ngritja e fabrikave kineze në vend sjellin përfitime për të dy kombet aziatike
Dorina Kurtaj / SCAN India po i tregon qëllimet e saj të mira fqinjit të saj verior. Raporti vjetor mbi ekonominë e saj rekomandon tërheqjen e......

Gjermania duhet të gjejë 9 miliardë euro - Buxheti i vitit 2025 shkakton debate të ashpra
Dorina kurtaj /SCAN Qeveria e koalicionit në Gjermani është deri në 9 miliardë euro më pak nga buxheti i vitit të ardhshëm, ndërsa pret rezultatin e......

Britania shkurton miliarda paund në shpenzime - Objektivi, rregullimi i financave të paqëndrueshme
Dorina Kurtaj / SCAN Qeveria e re e Mbretërisë së Bashkuar shkurton miliarda paund shpenzime për të rregulluar financat 'të......