Detajet e tenderit të portit në Porto Romano - Ndërtim i 1 terminali kontejnerësh, procedura e hapur do zhvillohet në 2 faza

Ola Mitre / SCAN
Porti i ri Tregtar i Integruar i Durrësit në Porto Romano do të realizohet në faza, teksa faza e parë për të cilën është hapur gara tenderuese do të përfshijë zhvillimin e një terminali kontejnerësh me dy shtretër. Sipas dokumenteve që shoqërojnë procedurën tenderuese me fond limit 39.32 mld lekë, në Porto Romano ka tashmë dy terminale detare që trajtojnë sasi të mëdha të lëngshme dhe ngarkesa të përgjithshme. Prandaj, objektet portuale shtesë do të zhvillohen për të lejuar transferimin e shumicës së trafikut të mallrave nga Porti i Durrësit në Porto Romano.
Po ashtu, në dokumente bëhet me dije se Porti i Durrësit më pas do të mbyllet për të gjithë trafikun e mallrave, përveç trageteve Ro-Ro, trageteve Ro- Pax, anijeve turistike dhe anijeve argëtuese. Tragetet Ro-Ro dhe Ro- Pax pritet të transferohen në portin e ri në të ardhmen.
Ndërkaq, tenderi i shpallur për kontratën e parë të ndërtimit do të përbëhet nga 2 faza: Një fazë parakualifikimi në të cilën ofertuesit e mundshëm mund të parakualifikohen me kusht që të plotësojnë një sërë kriteresh të paracaktuara teknike dhe financiare dhe një fazë ofertimi në të cilën ofertuesit e parakualifikuar mund të dorëzojnë ofertën e tyre.
Sipas dokumenteve të tenderit, Porto Romano do të jetë një port i klasit botëror, ndërkombëtar, teknologjikisht i avancuar dhe efikas, i cili do të trajtojë ngarkesat e parashikuara në të ardhmen në det për Shqipërinë dhe rajonin.
Porti i ri tregtar në Porto Romano do të ndërtohet me fonde të buxhetit të shtetit, dhe jo me financim të huaj sikurse parashikohej në ligjin fillestar të buxhetit 2024. Përmes Aktit Normativ të miratuar në muajin shkurt, për këtë vepër portuale u akorduan 9.88 mld lekë. Po ashtu, u parashikua mbështetje buxhetore me 14.7 mld lekë për vitet buxhetore 2025 dhe 2026
Sondazh

Presidenti dekreton ndryshimet në qeveri - Pasdite mbahet seanca plenare për votimin e ministrave të rinj
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka dekretuar ndryshimet në qeveri, sipas propozimeve të bëra nga kryeministri. Presidenti ka dekretuar shkarkimin......

Hapet gara për portin e ri në Porto Romano - Në mars 2025 nënshkruhet kontrata. Rreth 391 mln euro fondi limit për ndërtimin
Ledina Elezi/SCAN Hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano me një fond limit prej 391 milionë euro. Ky port nuk do......

Gara ndërkombëtare për Portin e ri Tregtar në Porto Romano, Rama: I jep Shqipërisë një fuqi të re në rajon
Porti i ri i Durrësit do t’i japë një dimension vendit në aspektin e sigurisë dhe të ekonomisë. Në fjalën e mbajtur me rastin e hapjes së garës për ndrëtimin e......

“Të hetohen çmimet për produktet e shportës” - Kuvendi “i tërheq vërejtje” Konkurrencës: Asnjë hetim në 5 vitet e fundit
Ada Hazizolli/SCAN Kuvendi ka kërkuar nga Autoriteti i Konkurrencës, që të nis hetimet për çmimet e produkteve të shportës, duke vënë në dukje faktin......

Denaj: Eksportet bujqësore u rritën me 23 % në qershor
Ministrja e bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj njoftoi sot se eksportet bujqësore në vend shënuan rritje në 60 531 ton, kundrejt 49 397 ton që ishin......

Ekonomia u kreditua me 795.6 mld lekë në qershor - Rreth 12.6 miliardë më shumë se në maj. Biznesi, më shumë hua në valutë
Xhorxhina Deda/SCAN Ekonomia u kreditua me rreth 795.6 miliardë lekë në muajin qershor të këtij viti sipas të dhënave më të fundit të “Bankës së......

Depozitat orientohen në monedhën vendase - Në qershor, kursimet rriten vetëm në lekë. Bien ato në valutë
Armela Duka/SCAN Totali i depozitave në paranë e gjerë është regjistruar sërish në rritje gjatë muajit qershor, pranë rreth 1.302 trilionë lekëve, nga......

Hapet gara për ndërtimin e Portit të ri Tregtar të Durrësit. Balluku: "Porti i Shqiptarëve", do t'i shërbejë Kosovës, RMV e NATO-s
Është hapur gara për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano. Për këtë garë kanë shfaqur interes 15 kompani, nga të cilat 5 janë nga kompanitë me......