Shqipëria Postuar më 2 Qershor 2022, 11:28

“Ka një pako për ty”, industria me vlerë 2 miliardë lekë: Fitime neto që variojnë nga 4-6%!

Nga SCAN TV

“Scan Intel” vijon analizën në bllok të tregjeve të caktuara, këtë herë me sektorin e shërbimeve postare dhe delivery. Ky cikël ka nisur fillimisht me laboratorët mjekësore private, spitalet, vijoi me atë të supermarketeve, ujit të pijshëm, industrinë e librit, automjeteve, sallamerisë dhe bulmetit etj. Për t’u rikthyer te biznesi i shërbimeve postare private, kemi marrë në analizë disa prej kompanive më të mëdha në vend që operojnë në këtë sektor, sa i përket të ardhurave.

Në analizë përfshihen 12 kompani, të ardhurat e të cilave të marra së bashku përafërsisht arrijnë në vlerën e 2,1 mld lekëve, ose rreth 17,8 milionë euro. Në këtë shifër mungon “Sky Net” dhe “Albanian Parcel Distribution”, bilancet e të cilave nuk janë përfshirë për periudhën e plotë 4-vjecare, por pjesërisht. Nga analiza e pasqyrave financiare për vitin 2020, rezulton se “DHL” është kompania me nivelin më të lartë të të ardhurave. Rreth 721 milion lekë rezulton të jetë xhiro vjetore për këtë subjekt gjatë 2020-ës, duke e pozicionuar në vend të parë, ndër 12 të tilla që janë marrë në studim. “Ulysses” është në vend të dytë, të ardhurat e të cilës për vitin 2020 llogariten në 426 milion lekë, duke e renditur atë të dytën në listën e 12 kompanive të specializuara në shërbimet postare me të ardhurat më të larta vjetore.....Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat