Europa Postuar më 14 Qershor 2023, 11:07

Italia, ligj për qiratë afatshkurtra për turistët - Sektori i hotelerive “protestojnë” kundër pronarëve të apartamenteve

Nga SCAN TV
Italia, ligj për qiratë afatshkurtra për turistët - Sektori

Projektligji është gati por rruga është ende e gjatë. Në fakt, shtrëngimi politikave ndaj qirave afatshkurtër për përdorim turistik në Itali, synon të pajtojë të gjitha palët e përfshira prej kohësh në një situatë të tensionuar. Propozimi i ri i paraqitur së fundmi nga qeveria e kryeministres Meloni synon të rregullojë tregun jo hotelier, me qëllim zgjidhjen e krizës së strehimit dhe ripopullimin e qendrave historike.

Ideja për të futur për herë të parë legjislacionin në nivel kombëtar po krijon një debat të nxehtë dhe jo pak tensione mes shoqatave të ndryshme tregtare. Ka ardhur koha që hotelierët të standardizojnë rregullat.

Një qëndrim minimal në qendrat historike të qyteteve të mëdha dhe një kod identifikimi kombëtar për çdo apartament janë disa nga propozimet kryesore.

Sipas përfaqësuesve të sektorit të hotelerisë, aktualisht në Romë ka më shumë se 25 mijë akomodime, sikur të ishin 10 mijë hotele. Ata shpjegojnë se për të hapur një biznes hotelerie, duhet të kërkosh 1 mijë leje. Pra, më shumë pushtet për kryetarët e bashkive, më shumë kontrolle dhe më shumë sanksione, por sanksione efektive.

Por ata që menaxhojnë apartamente në kryeqytetin italian, e mendojnë ndryshe. Ata shprehen se udhëtarët që zgjedhin një apartament janë ndryshe nga ata që zgjedhin një hotel. Shpesh apartamenti zgjidhet sepse mund të ketë karakteristika specifike që mund të vlerësohen, ose nga një udhëtar që ka nevoja të ndryshme. Për shembull ka apartamente pranë spitaleve, dhe ato zgjidhen nga njerëz që duhet të përballojnë një shpenzim që ndoshta nuk ishte parashikuar dhe për këtë arsye të qenit në gjendje për të ngrënë në shtëpi mund të jetë i dobishëm.

Megjithatë, të gjithë janë dakord për nevojën për të sanksionuar punën e padeklaruar dhe për të krijuar transparencë më të madhe. Një treg si ai i qirave turistike është ende në zhvillim, por vendimtar për të gjithë sektorin që e vendos Italinë ndër vendet e para në botë, por që ende vuan mungesën e rregullave në nivel kombëtar.

 

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat