Franca këmbëngul në uljen e shpenzimeve publike - Ministri i financave premton vazhdimin e projektit

Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, do të ketë një qasje më të rreptë ndaj financave publike, sipas deklaratës së bërë para gazetarëve, duke paralajmëruar shkurtime të mëdha në shpenzimet publike.
Në një intervistë për mediat vendase, Le Maire premtoi uljen e mëtejshme të shpenzimeve publike, duke thënë se Franca duhej t'i përmbahej programit të saj të reduktimit të borxhit pasi shmangi një ulje nga agjencia e vlerësimit S&P këtë muaj.
Megjithëse S&P ruajti vlerësimin e saj AA për borxhin sovran të Francës, qëndroi i kujdesshëm në lidhje me perspektivën për shkak të financave të tendosura publike.
Sipas Le Maire vendimi i S&P është një nxitje për të bërë më shumë dhe për të bërë më mirë. Ai shtoi se qeveria duhet t'i përmbahet programit të reduktimit të borxhit dhe të shkurtojë shpenzimet publike.
Franca, që regjistron një nga borxhet më të larta në Europë, me gati 110% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, tha muajin e kaluar se planifikonte të ngrinte 1% të buxhetit të secilës ministri, pas një vendimi të mëparshëm për të ulur 5%, në një përpjekje për të përmirësuar uljen e deficitit.
Gjithashtu këtë verë do të përfundojë subvencionimi për gazin natyror. Le Maire u shpreh se ndërsa vendi i afrohet punësimit të plotë, ai gjithashtu mund të zvogëlojë nivelin e mbështetjes për tregun e punës. Megjithatë, qeveria nuk do të shkurtojë shpenzimet publike në mënyrë të ashpër, tha ai, dhe në vend të kësaj do të mbështesë reformat miqësore për biznesin. Por ministri i Financave bëri të qartë se pavarësisht vendimeve të marra kursimi nuk është një opsion. Sipas tij ky do të ishte një gabim ekonomik dhe politik.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

FED, gati të rrisë sërish normat e interesit - Inflacioni në SHBA po bie me ritme të ngadalta
Rezerva Federale la të pandryshuara normat e interesit për herë të parë që kur banka qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës filloi një raund agresiv të......

Rritje e papritur e pagave në Britani - Shtohet mundësia për norma më të larta interesi
Paga më të larta dhe rritja e punësimit në Britaninë e Madhe shënuan shifra të reja në tre muajt deri në prill, duke shtuar pritshmëritë se Banka e Anglisë do......

BE-ja shpërndan 450 milionë euro për partnerët e Ballkanit Perëndimor - Ofron Paketën e Mbështetjes së Energjisë për rajonin
Në dhjetor 2022, gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor, kur BE-ja rikonfirmoi angazhimin e saj të plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit të......

Dollari humbet sërish pikë – Rikuperojnë Franga dhe Paundi!
Monedha europiane ka rikuperuar pikë nga një ditë më parë edhe pse e ka nisur këtë mëngjes në kurbë zbritëse te4ksa është blerë sot me 106.4 lekë dhe është......

Krijohet Task-Forca për trajtimin e pasurive të paluajtshme “tokë bujqësore” – Synohet zgjidhja e problematikave për pronat pa titull pronësie
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e një Task-Force ndërinstitucionale......

Nafta rritet në mbi 74 USD - Mbështetet nga vendimi i Kinës për të ulur normën e huadhënies
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm pas fitimeve të realizuara një ditë më parë. Investitorët po presin takimin e Rezervës Federale, më vonë......

Inflacioni në SHBA rrëzon dollarin - Ngadalësohet në 4% për majin. Investitorët presin takimin e FED
Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm dhe po tregtohet në nivelin më të ulët në 3 javët e fundit, pasi të dhënat e publikuar......

Bursat europiane, të qëndrueshme - Rezerva Federale pritet të mos ndryshojë politikën monetare
Bursat europiane janë hapur në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë në pritje të vendimmarrjes së Rezervës Federale në mbrëmjen e......