Bursat europiane, të qëndrueshme - Rezerva Federale pritet të mos ndryshojë politikën monetare

Bursat europiane janë hapur në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë në pritje të vendimmarrjes së Rezervës Federale në mbrëmjen e sotme. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 ka ndryshuar minimalisht dhe po karakterizohet nga një volum i ulët i shkëmbimeve tregtare.
Sektori i automjeteve është në rritje me rreth 0.5%, ndërsa sektori i udhëtimeve ka rënë me rreth 0.8%. Të dhënat e publikuara në Mbretërinë e Bashkuar treguan se ekonomia u rrit me 0.2% në muajin prill, në linjë edhe me parashikimet e analistëve.
Tregjet globale i kanë mirëpritur edhe të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që u ngadalësua në 4% me bazë vjetore, gjatë majit. Të dhënat kanë shtuar optimizmin se Rezerva Federale nuk do të rrisë normën bazë të interesit në takimin që përfundon sot. Ndërsa të enjten, Banka Qendrore Europiane pritet ta rrisë normën e interesit edhe me 25 pikë bazë.
SCAN
Sondazh

Ura që lidh Shqipërinë me Malin e Zi përmes Bunës- Marrëveshja kalon çdo hallkë ligjore
Shqipëria ka ratifikuar 100 % marrëveshjen me Malin e Zi për ndërtimin e Urës mbi Lumin Buna që lidh Velipojën me Ulqinin. Marrëveshja ka klaur edhe hallkën e......

Agjencia e Trajtimit të Pronave përfundon procesin për 220 dosje pronash. Kompensimi financiar rreth 363.6 milionë lekë
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, më datë 13 qershor 2023, ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 220 (dyqind e njëzet) kërkesa, të cilat......

QTU shpërblen kampionët e “Tirana Triathlon” - Çmim për fituesit në tre kategori, meshkuj, femra dhe ekip
QTU ka mbështetur edicionin e pestë të Tirana Triathlon, një aktivitet sportiv i përmasave ndërkombëtare që rezonon tek të rinjtë dhe nxit jetesën aktive e të......

Rënia e Euros, humbës dhe fitues - Cilat janë këshillat më të mira për individët, bizneset dhe institucionet?
“Qytetarët nuk duhet të luajnë me kursimet e tyre në kursin e këmbimit!” Ka qenë ky apeli i pedagogut Mateo Spaho mbrëmjen e së hënës në SINTEZË. Eksperti......

Bie borxhi i jashtëm - Me 64 milionë euro në TI, qeveria fiton 15 milionë euro nga zhvlerësimi i euros dhe dollarit
Borxhi i Jashtëm Bruto i Shqipërisë gjatë tremujorit të parë të këtij viti ka rënë pranë nivelit më të ulët që prej tremujorit të tretë të vitit 2021. Sipas......

Avancon kredia për hekurudhën Vorë–Hani i Hotit - BERZH, 62.9 mln euro për bashkëfinancimin e projektit. Kosto totale 267 mln euro
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka avancuar në procedurat për dhënien e kredisë sovrane prej 62.9 milionë euro për rehabilitimin e linjës......

Numërohen 175 konsumatorë të mëdhenj energjie - Nga ujësjellësit, spitalet e Ministria e Financave. Detyrime për planet e eficiencës së energjisë
Ujësjellës, spitale e burgje. Këto janë disa nga institucionet publike, që renditen si konsumatorë të mëdhenj të energjisë elektrike, duke qenë se çdo vit......

Kur e merr rritjen e pagave administrata? - Preken 200 institucione dhe mbi 130 mijë të punësuar
Ministria e Financave po bën gati shtesën e pagave të miratuar për administratën, pasi pavarësisht se rritja ka hyrë në fuqi që nga muaji Prill ende nuk ka......