FED, gati të rrisë sërish normat e interesit - Inflacioni në SHBA po bie me ritme të ngadalta

Rezerva Federale la të pandryshuara normat e interesit për herë të parë që kur banka qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës filloi një raund agresiv të shtrëngimit të politikës monetare në mars të vitit 2022. Por sipas analistëve kjo nuk duhet të konsiderohet si një pauzë apo kthesë.
Politikëbërësit në fund të takimit të tyre dy-ditor mund të sinjalizojnë se do të vijnë akoma më shumë rritje të normave, pasi të kenë kohë për të vlerësuar sesi ekonomia po evoluon, nëse sistemi financiar mbetet i qëndrueshëm apo nëse inflacioni po vazhdon të bjerë.
Një ndjesi kujdesi në lidhje me ekonominë që konkurron me shqetësimet e vazhdueshme të inflacionit e ka çuar Fed-in në këtë pikë, në prag të asaj që analistët e konsiderojnë si një "kapërcim skifter".
Ndërsa ka të ngjarë të heqin dorë nga një rritje në kostot e huamarrjes pas 10 rritjeve të njëpasnjëshme që e kanë shtyrë normën bazë të interesit njëditor në intervalin aktual 5% - 5.25%, politikëbërësit e FED në të njëjtën kohë pritet të tregojnë se do të duhen një ose ndoshta dhe dy rritje të tjera me çerek përqindje deri në fund të 2023 - shit.
Të dhënat që nga takimi i fundit i FED në fillim të majit u kanë lënë politikëbërësve një sërë sinjalesh të vështira për të lexuar dhe hapësirë të bollshme për debat.
Ekonomia vazhdon të gjenerojë fitime të forta mujore për sa i përket vendeve të punës dhe pagave, dhe një nga masat më të vëzhguara të Bankës Qendrore të SHBA - raporti i vendeve të hapura të punës me numrin e të papunëve - u rrit kohët e fundit në një sinjal të qartë se tregu i punës mbetet ‘jo në rregull’ midis kërkesës për punëtorë dhe vendeve të disponueshme.
Inflacioni po bie ngadalë, me disa aspekte të tij që rezultojnë më të qëndrueshme se sa pritej. Indeksi i Çmimeve të Shpenzimeve të Konsumit Personal i vëzhguar nga afër, duke përjashtuar ushqimin dhe energjinë, nuk është përmirësuar shumë këtë vit, dhe që nga prilli u rrit me një normë vjetore prej 4.7%, më shumë se dyfishi i objektivit prej 2% të FED.
Megjithatë, disa masa të çmimeve tregojnë se inflacioni mund të vendoset të bjerë ndjeshëm në muajt e ardhshëm; shkalla e papunësisë u rrit ndjeshëm, nga 3.4% në 3.7%, në maj; dhe norma e rritjes nga viti në vit në huadhënien bankare po bie drejt zeros, pjesë e një ngadalësimi të kredisë që FED po vëzhgon me kujdes për shenja të ‘stresit’ të industrisë financiare.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Rritje e papritur e pagave në Britani - Shtohet mundësia për norma më të larta interesi
Paga më të larta dhe rritja e punësimit në Britaninë e Madhe shënuan shifra të reja në tre muajt deri në prill, duke shtuar pritshmëritë se Banka e Anglisë do......

BE-ja shpërndan 450 milionë euro për partnerët e Ballkanit Perëndimor - Ofron Paketën e Mbështetjes së Energjisë për rajonin
Në dhjetor 2022, gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor, kur BE-ja rikonfirmoi angazhimin e saj të plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit të......

Dollari humbet sërish pikë – Rikuperojnë Franga dhe Paundi!
Monedha europiane ka rikuperuar pikë nga një ditë më parë edhe pse e ka nisur këtë mëngjes në kurbë zbritëse te4ksa është blerë sot me 106.4 lekë dhe është......

Krijohet Task-Forca për trajtimin e pasurive të paluajtshme “tokë bujqësore” – Synohet zgjidhja e problematikave për pronat pa titull pronësie
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e një Task-Force ndërinstitucionale......

Nafta rritet në mbi 74 USD - Mbështetet nga vendimi i Kinës për të ulur normën e huadhënies
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm pas fitimeve të realizuara një ditë më parë. Investitorët po presin takimin e Rezervës Federale, më vonë......

Inflacioni në SHBA rrëzon dollarin - Ngadalësohet në 4% për majin. Investitorët presin takimin e FED
Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm dhe po tregtohet në nivelin më të ulët në 3 javët e fundit, pasi të dhënat e publikuar......

Bursat europiane, të qëndrueshme - Rezerva Federale pritet të mos ndryshojë politikën monetare
Bursat europiane janë hapur në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë në pritje të vendimmarrjes së Rezervës Federale në mbrëmjen e......

Ura që lidh Shqipërinë me Malin e Zi përmes Bunës- Marrëveshja kalon çdo hallkë ligjore
Shqipëria ka ratifikuar 100 % marrëveshjen me Malin e Zi për ndërtimin e Urës mbi Lumin Buna që lidh Velipojën me Ulqinin. Marrëveshja ka klaur edhe hallkën e......