Europa Postuar më 14 Qershor 2023, 10:50

Scholz u lutet sipërmarrësve: Punësoni të huaj! - Sipas Kancelarit gjerman, vendi ndodhet në agoni

Nga SCAN TV
Scholz u lutet sipërmarrësve: Punësoni të huaj! - Sipas

Shoqëria gjermane duhet të kuptojë, se punëtorët e kualifikuar nga jashtë nuk janë vetëm të nevojshëm, por në të vërtetë janë të mirëpritur. Deklarata u bë nga kancelari Olaf Scholz në Forumin Ekonomik të Gjermanisë Lindore. Ai shtoi se punëdhënësit mund të kontribuojnë për një Gjermani të hapur dhe kjo është ajo që ai po iu kërkonte të bënin.

Shcolz theksoi se ksenofobia dhe paragjykimi janë gjërat e fundit që i duhen vendit. Ai e përshkroi mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar si pikën më të dobët për punëdhënësit në Gjermaninë lindore, ku pagat janë mesatarisht më të ulëta se në perëndim. punëtorët në Lindje fitojnë mesatarisht rreth 620 euro më pak se punëtorët e Gjermanisë Perëndimore dhe në disa degë edhe 1000 euro më pak.

Sipas tij, zgjidhja është që organizatat e punëdhënësve dhe sindikatat të rrisin atraktivitetin e provincave të Gjermanisë Lindore për investitorët dhe punëtorët. Në konferencën në Bad Zarov, 50 kilometra në juglindje të Berlinit, përfaqësues të politikës, biznesit, shkencës dhe shoqërisë diskutuan tema kryesore ekonomike.

Scholz tha se qeveria e tij mbështet kompanitë në trajnimin dhe edukimin e ekspertëve. Por e vërteta është se punëtorët gjermanë nuk do të jenë në gjendje të kompensojnë hendekun që ndihet veçanërisht në lindje të vendit.

Kjo është arsyeja pse qeveria synon të modernizojë ligjin për imigracionin, shtoi kancelari. Bundestagu duhet të fillojë diskutimin e propozimit këto ditë dhe votimi është planifikuar për në fillim të korrikut.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat