Investimet në burimet e rinovueshme - Gjermania lë pas Kinën si vendi i dytë më tërheqës në botë

Gjermania ka lënë pas Kinën, duke u bërë vendi i dytë më tërheqës në botë për investime në burimet e rinovueshme për shkak të përpjekjeve të saj për të përshpejtuar reformën e tregut të energjisë dhe për t'u larguar nga karburantet fosile.
Në një renditje vjetore të 40 tregjeve kryesore të energjisë së rinovueshme në mbarë botën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u renditën të parat, me Gjermaninë që ngjitet një vend në pozitën e dytë për herë të parë në një dekadë.
Gjermania ishte blerësi më i madh në Europë i gazit rus deri para shpërthimit të luftës në Ukrainë dhe gjithashtu ka qenë e varur nga ato energjia bërthamore dhe qymyri. Megjithatë, ajo mbylli tre stacionet e fundit të energjisë bërthamore në prill.
Analistët e konsiderojnë këtë si një moment historik në përparimin e vendit drejt objektivave të përshpejtuar të tranzicionit të energjisë. Gjithashtu ka të ngjarë të ketë një rritje të përdorimit të qymyrit në afat të shkurtër, për të reduktuar efektet e ndërprerjes në furnizimin me energji elektrike.
Gjermania synon që burimet e rinovueshme të përbëjnë 80% të përzierjes së saj të energjisë deri në vitin 2030. Aktualisht, burimet e rinovueshme përbëjnë 46%, nga 41% në fillim të vitit 2022.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ruajtën pozicionin e tyre kryesor në indeks, mbështetur nga miratimi i Aktit të Reduktimit të Inflacionit vitin e kaluar, i cili cakton 369 miliardë dollarë për investime në sigurinë e energjisë dhe ndryshimet klimatike.
Megjithatë, ka një bllokim të rrjetit të projekteve të burimeve të rinovueshme që presin të lidhen me rrjetet rajonale. Edhe pse sektori i erës në det të hapur është rritur, qëllimi i administratës amerikane për të pasur 30 gigavat erë në det deri në vitin 2030 ka të ngjarë të reduktohet me 10 GW. India kaloi përpara Australisë në pozitën e gjashtë në indeks, për shkak të rritjes së shpejtë të industrisë së saj të burimeve të rinovueshme, veçanërisht të energjisë diellore.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Franca këmbëngul në uljen e shpenzimeve publike - Ministri i financave premton vazhdimin e projektit
Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, do të ketë një qasje më të rreptë ndaj financave publike, sipas deklaratës së bërë para gazetarëve, duke......

FED, gati të rrisë sërish normat e interesit - Inflacioni në SHBA po bie me ritme të ngadalta
Rezerva Federale la të pandryshuara normat e interesit për herë të parë që kur banka qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës filloi një raund agresiv të......

Rritje e papritur e pagave në Britani - Shtohet mundësia për norma më të larta interesi
Paga më të larta dhe rritja e punësimit në Britaninë e Madhe shënuan shifra të reja në tre muajt deri në prill, duke shtuar pritshmëritë se Banka e Anglisë do......

BE-ja shpërndan 450 milionë euro për partnerët e Ballkanit Perëndimor - Ofron Paketën e Mbështetjes së Energjisë për rajonin
Në dhjetor 2022, gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor, kur BE-ja rikonfirmoi angazhimin e saj të plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit të......

Dollari humbet sërish pikë – Rikuperojnë Franga dhe Paundi!
Monedha europiane ka rikuperuar pikë nga një ditë më parë edhe pse e ka nisur këtë mëngjes në kurbë zbritëse te4ksa është blerë sot me 106.4 lekë dhe është......

Krijohet Task-Forca për trajtimin e pasurive të paluajtshme “tokë bujqësore” – Synohet zgjidhja e problematikave për pronat pa titull pronësie
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e një Task-Force ndërinstitucionale......

Nafta rritet në mbi 74 USD - Mbështetet nga vendimi i Kinës për të ulur normën e huadhënies
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm pas fitimeve të realizuara një ditë më parë. Investitorët po presin takimin e Rezervës Federale, më vonë......

Inflacioni në SHBA rrëzon dollarin - Ngadalësohet në 4% për majin. Investitorët presin takimin e FED
Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm dhe po tregtohet në nivelin më të ulët në 3 javët e fundit, pasi të dhënat e publikuar......