Imobiliarët, biznes i vogël - Agjentët kërkojnë regjistër publik dhe më shumë transparencë

Pas tregut të pasurive të paluajtshme fshihet një sektor i ndërtuar kryesisht mbi biznese të vogla. 58.57% e njësive të përfshira në vrojtim kanë maksimumi katër punonjës, ndërsa profesionistët kërkojnë nga shteti më shumë transparencë, rregulla të qarta dhe kontrolle për një treg më të formalizuar ndërsa 25% janë operatorë të vetëm.
Vetëm 17.14% e agjencive kanë 10 ose më shumë punonjës. Raporti evidenton gjithashtu se profesioni është relativisht i ri. 39.29% e ndërmjetësve kanë deri në tre vite përvojë, ndërsa vetëm 7.86% e ushtrojnë profesionin prej më shumë se 15 vitesh. Kjo strukturë e tregut shoqërohet edhe me kërkesa për ndërhyrje në kuadrin rregullator dhe profesional. 65% e të anketuarve kërkojnë krijimin e një regjistri publik online të agjentëve dhe agjencive të licencuara.
Në vend të dytë renditen trajnimet e detyrueshme periodike për agjentët, të kërkuara nga 61.43% e të anketuarve. 51.43% kërkojnë kushte më të qarta për licencimin dhe rinovimin e licencës. Ndër masat e tjera të propozuara janë udhëzuesit praktikë për zbatimin e ligjit nga autoritetet, të kërkuara nga 40% e të anketuarve. 39.29% kërkojnë gjoba më të forta për ushtrimin e aktivitetit pa licencë, ndërsa 36.43% kërkojnë inspektime më të rregullta dhe të paanshme.
Raporti evidenton gjithashtu kërkesën për fushata informuese ndaj publikut, e mbështetur nga 50% e të anketuarve, si dhe standardizimin e kontratave, të kërkuar nga 49.3%. Të dhënat tregojnë se për një treg të dominuar nga njësi të vogla, kërkesat e profesionistëve përqendrohen te transparenca, kualifikimi profesional, qartësia e rregullave dhe forcimi i zbatimit të tyre.
10% energji nga dielli - Prodhimi në janar-qershor arriti në 6 mln mWh, 63% u gjenerua nga privatët
Mbi 6 mln mWh energji elektrike u prodhua gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti nga të gjithë burimet gjeneruese në vend. Sipas të dhënave nga Enti......
“Paqe për zhvillimin ekonomik” - Kryeministri Rama, mesazh për bashkëpunim dhe një të ardhme të përbashkët
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në edicionin e tetë të takimit të Këshillit Europian të Korporatave të zhvilluar në New York. Në fokus të diskutimit......
Shqipëria konkurron botën! Turizmi/WEF: Fitojmë 10 vende në dy vjet në indeks, çmimet mbeten avantazh
Shqipëria ka shënuar përmirësimin më të madh në botë në kushtet që mbështesin zhvillimin e turizmit gjatë dy viteve të fundit. Këtë herë vlerësimi nuk vjen......
Përplasje për energjinë - Qeveritë europiane kundërshtojnë rregullat e Brukselit për tarifat elektrike
Një përplasje e re po zhvillohet brenda Bashkimit Europian për mënyrën se si do të menaxhohen dhe financohen rrjetet elektrike. Qeveritë e vendeve anëtare po......
Bentley sjell makinën e parë elektrike, po teston interesin e blerësve të pasur
Bentley zbuloi të mërkurën automjetin e saj të parë plotësisht elektrik, duke vënë bast se blerësit e pasur dëshirojnë një automjet me emetime zero pa......
Rregullat për energjinë e transportin, Europa po humbet 120 miliardë euro investime në vit
Rregulla dhe sisteme të ndryshme kombëtare për transportin, energjinë, teknologjinë dhe aftësitë po pengojnë investimet në të gjithë Evropën, argumenton një......
Pesë shtete të BE-së i bëjnë presion Brukselit që të lehtësojë kostot e karbonit për industrinë
Austria dhe katër vende të Evropës Qendrore duan më shumë fleksibilitet në tregun e karbonit të BE-së, duke paralajmëruar se kostot e larta të dekarbonizimit......
Regjistrimet e makinave elektrike në BE u rritën me 63%, fitojnë terren markat kineze
Shitjet e makinave të reja elektrike u rritën me gati dy të tretat në gusht 2026 krahasuar me nivelet e tyre të vitit të kaluar, ndërsa çmimet e karburantit......

