10% energji nga dielli - Prodhimi në janar-qershor arriti në 6 mln mWh, 63% u gjenerua nga privatët

Mbi 6 mln mWh energji elektrike u prodhua gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti nga të gjithë burimet gjeneruese në vend. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, prodhimi u dominua nga sektori privat, që siguroi rreth 63% të energjisë totale, ndërsa Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, gjeneroi rreth 2.2 mln mWh apo gati 37% të totalit. Kjo është ndër diferencat më e thella të regjistruara ndonjëherë, pasi përgjithësisht hidorcentralet e Kaskadës së Lumit Drin mbanin një peshë thuajse të njëjtë, në raport me prodhuesit privatë dhe koncesionarë.
Te prodhuesit privatë, përveç hidrocentraleve, përfshihen edhe centralet fotovoltaike, që gjatë kësaj periudhe gjeneruan rreth 587 mijë mWh energji, ose gati 10% të prodhimit total në vend. Nëse kësaj sasie i shtohet edhe energjia e prodhuar nga centrali diellor i Karavastasë, kontributi i energjisë diellore në bilancin kombëtar arrin në 131,344 mWh, apo gati 2.2% të totalit.
Ndërkaq, konsumi i përgjithshëm i energjisë elektrike gjatë periudhës janar–qershor arriti në rreth 4.1 mln mWh. Sipas bilancit të ERE-s, vendi regjistroi një bilanc neto interkoneksioni për eksport prej rreth 1.6 mln mWh, duke reflektuar tepricën e prodhimit vendas në raport me nevojat për konsum.
Sa u takon humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, gjatë 6-mujorit ato arritën në 15.91%, ndërsa niveli i arkëtimeve u regjistrua në 86.8% të faturave të gjeneruara nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
“Paqe për zhvillimin ekonomik” - Kryeministri Rama, mesazh për bashkëpunim dhe një të ardhme të përbashkët
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në edicionin e tetë të takimit të Këshillit Europian të Korporatave të zhvilluar në New York. Në fokus të diskutimit......
Shqipëria konkurron botën! Turizmi/WEF: Fitojmë 10 vende në dy vjet në indeks, çmimet mbeten avantazh
Shqipëria ka shënuar përmirësimin më të madh në botë në kushtet që mbështesin zhvillimin e turizmit gjatë dy viteve të fundit. Këtë herë vlerësimi nuk vjen......
Përplasje për energjinë - Qeveritë europiane kundërshtojnë rregullat e Brukselit për tarifat elektrike
Një përplasje e re po zhvillohet brenda Bashkimit Europian për mënyrën se si do të menaxhohen dhe financohen rrjetet elektrike. Qeveritë e vendeve anëtare po......
Bentley sjell makinën e parë elektrike, po teston interesin e blerësve të pasur
Bentley zbuloi të mërkurën automjetin e saj të parë plotësisht elektrik, duke vënë bast se blerësit e pasur dëshirojnë një automjet me emetime zero pa......
Rregullat për energjinë e transportin, Europa po humbet 120 miliardë euro investime në vit
Rregulla dhe sisteme të ndryshme kombëtare për transportin, energjinë, teknologjinë dhe aftësitë po pengojnë investimet në të gjithë Evropën, argumenton një......
Pesë shtete të BE-së i bëjnë presion Brukselit që të lehtësojë kostot e karbonit për industrinë
Austria dhe katër vende të Evropës Qendrore duan më shumë fleksibilitet në tregun e karbonit të BE-së, duke paralajmëruar se kostot e larta të dekarbonizimit......
Regjistrimet e makinave elektrike në BE u rritën me 63%, fitojnë terren markat kineze
Shitjet e makinave të reja elektrike u rritën me gati dy të tretat në gusht 2026 krahasuar me nivelet e tyre të vitit të kaluar, ndërsa çmimet e karburantit......
Kosova një destinacion turistik, rritet me 27 për qind numri i vizitorëve ndërkombëtarë
Kosova po shënon rritje të interesimit nga turistët ndërkombëtarë, por zhvillimi i mëtejmë i sektorit kërkon investime në infrastrukturë, promovim më të mirë......

