Greqia dyfishon subvencionin e energjisë - Buxheti i shtetit do t’u paguajë familjeve dhe bizneseve 840 milion euro në janar

Qeveria greke ka vendosur të dyfishojë subvencionin e energjisë për familjet dhe bizneset në muajin janar. Sipas ministrit të Mjedisit dhe Energjisë, Kostas Skrekas, shumë për muajin e parë të vitit të ardhshëm do të jetë 840 milionë euro, dyfishi i asaj që u përdor në dhjetor.
Pjesa më e madhe vjen nga taksimi i tepricave të fitimeve të kompanive të prodhimit të energjisë elektrike, si dhe kompanive të furnizimit me energji elektrike.
Për konsum mujor deri në 500 kilovat orë, subvencioni do të jetë 330 euro për megavat orë. Kjo kategori përfshin nëntë në dhjetë familje në Greqi, duke u paguar rreth 90% të faturës.
Për konsum mujor nga 501 deri në 1000 kilovat orë, subvencioni shkon në 280 euro për megavat orë. Nëse një familje ul konsumin mesatar ditor me 15%, subvencioni rritet me 50 euro për megavat orë. Ndërkohë, për konsum mujor që tejkalon 1001 kilovat orë, subvencioni arrin në 190 euro për megavat orë dhe ka të bëjë me dy në çdo 100 familje në Greqi.
Familjet e përfshira në tarifën sociale familjare thithin 100% të rritjes dhe subvencioni do të jetë 378 euro për megavat orë.
Për sa i përket gazit natyror dhe subvencionimit të tarifave shtëpiake, do të subvencionohet një shifër prej 20 euro për megavat dhe prek 700,000 familje.
Dorian Koça / SCAN
Sondazh

Italia dhe Gjermania në varësi të Huawei - Kompania kineze dominon telefoninë 5G në këto dy vende
Janë tetë vendet europiane që vazhdojnë t’i besojnë më shumë se gjysmën e infrastrukturave të tyre tw teknologjisw 5G kompanisw kineze Huawei. Më e varur nga......

Manovra kineze e Vladimir Putin - Presidenti rus rrit furnizimet me gaz për Pekinin
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin konfirmoi aktivizimin e një depozite të re të rëndësishme gazi siberian që do të kontribuojë në një shtim të kualifikuar të......

New York shpall gjendjen e emergjencës - Reshjet e dëborës, Biden: Merreni seriozisht këtë situatë!
Shteti i New York së bashku me Georgia-n, Kentucky, Missouri, Maryland, North Carolina (Karolina e Veriut) dhe Oklahoma – kanë shpallur gjendjen e......

Anije kargo me vela dhe tragete elektrike - Transporti detar zgjedh emetimet zero
Anijet mbeten ndër ndotësit kryesorë të ambientit në botë. Për këtë arsye në Francë po rikthehet në modë një metodë e pastër për t’i vënë në punë dhe shumë......

Turqia rrit pagën minimale mujore - Me 55% për vitin 2023. Punëdhënësit, kundër: Shtohen kostot, largohen klientët e huaj
Paga minimale mujore në Turqi do të jetë 455 dollarë në vitin 2023, duke pësuar një rritje prej 55% nga niveli i përcaktuar në korrik. Duke folur në një......

Ekspertët: 90% e suksesit tuaj varet nga kjo aftësi e vetme: ‘Të rinjtë janë të tmerrshëm në këtë’!
Ekspertët thonë se të jesh i mirë në intervista nuk ka të bëjë vetëm me gjetjen e vendeve të punës. Të dish se si të zhvillosh një raport me njerëzit është......

Të bllokuar që nga nisja e luftës - Rusia konsideron blerjen e disa prej 400 aeroplanëve të ‘vjedhur’
Sanksionet e vendosura nga fuqitë perëndimore në përgjigje të fushatës ushtarake të Rusisë në Ukrainë i detyruan firmat perëndimore të ndërpresin kontratat e......

Themeluesi i FTX lirohet me një garanci prej 250 milionë dollarë - Do të jetojë me prindërit e tij!
Themeluesi i FTX, Sam Bankman-Fried, u lirua me një garanci prej 250 milionë dollarësh ndërsa priste gjykimin për mashtrim dhe akuza të tjera penale, vendosi......