Shqipëria Postuar më 27 Tetor 2022, 12:56

“Gjobat e rritura për bizneset, kërkesë e qytetarëve” - Ibrahimaj: Dënojmë ashpër informalitetin dhe evazionin në punë

Nga SCAN TV
“Gjobat e rritura për bizneset, kërkesë e

Aplikimi i gjobave të rritura për informalitetin në punë dhe nëndeklarimin e pagave ka ardhur si kërkesë e qytetarëve. Kështu është shprehur Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, gjatë prezantimit të paketës fiskale në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ku u ndal në ato masa që synojnë të krijojnë kushte të denja pune dhe të shmangin evazionin fiskal, të cilat janë pjesë e ndryshimeve në ligjin për procedurat tatimore.

“Ka pasur debate mediatike per ashpersimin e gjobave.  Ne kemi bere propozimet për rritjen e tyre duke marre ne konsiderate zerin e qytetareve,.  .Kemi ashpersuar masat kur evidentohen mosdeklarim punonjesisht, fshehje te pagave. Ashpersim te penaliteteve per moshoqerimin e mallit me fature vetem per bizneset e medha me synim reduktimin e informalitetit ne ekonomi,” u shpreh Delina Ibrahimaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Ministrja u ndal edhe në projektligjin për tatimin mbi të ardhurat, i cili parashikon taksim progresi për disa kategori. Sipas saj ky ligj do të hyjë në fuqi me faza.

Në kërkesat e tyre deputetët kanë kërkuar që përpara se të miratohet projektligji për tatimin mbi të ardhurat, duhet të bëhet një analizë e fiskalizimit. Ndërsa është propozuar që pjesë e tatimit ptogresiv të bëhen edhe të ardhurat nga kapitali.

“Duhet te beni nje analize te fiskalizimit. Te tatohen te ardhurat nga kapitali 8 per qind eshte e pa pranueshme, nderkohe qe po fusim ne tatim progresiv kategorue e tjera", u shpreh Erion Braçe, Deputet i PS.

Komisioni do të vijojë diskutimet në mbledhjen e radhës lidhur me kërkesat e deputetëve dhe propzimet e tyre.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video