Bursat europiane, në rënie të lehtë - E gjithë vëmendja te BQE dhe fitimet tremujore të korporatave

Tregjet europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët janë në pritje të takimit të Bankës Qendrore Europiane, në orët e pasdites. Në anën tjetër, tregjet i kanë mirëpritur raportimet e korporatave mbi fitimet e tyre tremujore.
Indeksi pan-Europian STOXX 600 e ka nisur ditën në rënie me rreth 0.3%, ndërsa sektori i tenknologjisë realizon humbjet më të mëdha në rënie me 1.6%. Banka Qendrore Europiane parashikohet të rrisë normën bazë të interesit me 75 pikë bazë në takimin e sotëm, për të luftuar inflacionin e lartë në Eurozonë, që po qëndron në rreth 10%.
Gjithashtu, gjatë ditës së sotme pritet të publikojë fitimet e tyre tremujore korporata si, Shell, Unilever dhe TotalEnergies. Aksionet e Credit Suisse ranë me rreth 7% në fillim të tregtisë, pasi huadhënësi zviceran raportoi humbje të mëdha në tremujorin e tretë të vitit, për shkak të një plani radikal të ristrukturimit.
SCAN
Sondazh

Nafta ngjitet pranë 95 USD - SHBA, eksporte rekord gjatë javës së kaluar, rriten me 5.1 milion fuçi
Nafta po qëndron në rënie të lehtë në tregtinë europiane, por gjatë sesionit të kaluar u rrit me mbi 3%, për shkak të eksporteve rekord nga Shtetet e bashkuara......

Kursi i Këmbimit – Rritet euro dhe paundi, dollari sërish në rënie
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e kësaj të enjte pasi është blerë sot me 117 lekë dhe është shitur me 118.5 lekë në raport me një......

Rriten me 0.4% aplikimet për azil në Europë në korrik 2022 - Gjermania raporton numrin më të madh të kërkesave
Eurostat ka publikuar të dhënat e fundit mujore të azilkërkuesve ku në korrik 2022, 66 545 aplikantë për azil për herë të parë (qytetarë jo të BE-së) aplikuan......

BE u kërkon anëtarëve të koordinojnë blerjet e armëve – Investimet në mbrojtje shumë herë më të vogla se SHBA-ja, Rusia dhe Kina
Bashkimi Evropian ju ka kërkuar ministrave të mbrojtjes të bllokut që të koordinojnë blerjet e armëve, për të marrë kushte më të mira nga furnizuesit, ndërsa......

Siim Sikkut: Shqipëria, një shembull i favorshëm për të qenë lider digjitalizimi në rajon!
Më 21 tetor, Tiranën e vizitoi njeriu më ndikues në botë mbi qeverisjen digjitale, Ish-Shefi i Informacionit të Estonisë, Z. Siim Sikkut. Kjo u bë e mundur......

Akuzohet për funksionimin e 'stacioneve të policisë sekrete' në Holandë - Qeveria e Kinës: raportet "plotësisht të rreme"
Ministria e Jashtme holandeze tha se po hetonte raportet se Kina kishte ngritur dy "stacione policie të paligjshme" në Holandë për të monitoruar......

Gjermania drejt legalizimit të kanabisit – Do të lejohet posedimi deri në 30 gram dhe shitja për qëllime rekreative
Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë zbuloi planet për të dekriminalizuar posedimin e deri në 30 g kanabis dhe lejimin e shitjes së substancës tek të rriturit......

Si ia treguan tregjet “derën” Liz Truss - Fundi i saj u “vulos” tre javë më parë kur tregjet “rrëzuan” planin e ri fiskal
Dënimi i menjëhershëm i tregjeve për politikën pa taksa të Liz Truss shkatërroi imazhin e saj, minoi besueshmërinë e Britanisë në sytë e investitorëve, rriti......