Bota Postuar më 27 Tetor 2022, 10:02

Nafta ngjitet pranë 95 USD - SHBA, eksporte rekord gjatë javës së kaluar, rriten me 5.1 milion fuçi

Nga SCAN TV
Nafta ngjitet pranë 95 USD - SHBA, eksporte rekord gjatë javës

Nafta po qëndron në rënie të lehtë në tregtinë europiane, por gjatë sesionit të kaluar u rrit me mbi 3%, për shkak të eksporteve rekord nga Shtetet e bashkuara dhe dobësimit të dollarit amerikan.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në mbi 95 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 88 dollarë për fuçi. Referuar të dhënave në SHBA, rezervat e naftës bruto u rritën me 2.6 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, ndërsa eksportet u rritën me 5.1 milionë fuçi në ditë, rritja më e madhe në histori.

Tregtarët ja atribuuan rritjen e eksporteve diferencën e madhe mes naftës Brent dhe naftës bruto, që është në rreth 8 dollarë për fuçi. Edhe dobësimi i dollarit amerikan ka mbështetur çmimet, dhe ka qënë një faktor i rëndësishëm në ditët e fundit. Një dollar më i dobët i bën lëndët e para që tregtohen në monedhën e gjelbër më të shtrenja për zotëruesit e monedhave të tjera.

SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video