Rajoni Postuar më 27 Tetor 2022, 10:19

Frontex tashmë edhe në vendin fqinj - BE dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshjen për migracionin

Nga SCAN TV
Frontex tashmë edhe në vendin fqinj - BE dhe Maqedonia e Veriut

Bashkimi Evropian dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim në menaxhimin e kufijve. Marrëveshja përfshin agjencinë kufitare të BE-së, Frontex.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ishin dëshmitarë të nënshkrimit të marrëveshjes në Shkup.

Von der Leyen është në një turne 4-ditor në Ballkan dhe la të kuptohet se përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për t'u afruar me familjen e BE-së po japin fryte.

"Procesi i negociatave po merr vrull dhe po bën punë shumë të mirë dhe më në fund në gjuhën tuaj. Unë ju premtova se do ta nënshkruajmë marrëveshjen e frontex dhe do ta përkthenim në gjuhën maqedonase, pa fusnota, në nivel të barabartë me të gjitha 24 gjuhët e Bashkimit Evropian. Dhe sot i kemi dorëzuar”.

Në turneun e saj, Ursula von der Leyen shpreson të forcojë bashkëpunimin e Frontext me Ballkanin Perëndimor për të përmirësuar sigurinë në kufijtë e jashtëm të BE-së.

Frontex tashmë kryen operacione të përbashkëta me vende si Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia. Megjithatë, ajo është akuzuar për lejimin e kthimit të paligjshëm të emigrantëve, veçanërisht në Detin Egje midis Greqisë dhe Turqisë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat