Gjermani ndryshon lejet e qëndrimit – Kush përfiton!

Bundestagu ka miratuar ndryshime në të drejtën e qëndrimit në Gjermani. Të huajt që kanë jetuar të paktën pesë vjet në Gjermani me statusin "i duruar" mund të marrin në të ardhmen një leje qëndrimi të përkohshme. Tema të tjera të trajtuara nga Bundestagu ishin paketa e lehtësimeve për spitalet dhe ndryshimet në ligjin vjetor të taksave.
Leja e qëndrimit e miratuar mund të ketë një kohëzgjatje deri në 18 muaj. Ajo do t'u mundësojë personave të interesuar të plotësojnë kushtet e nevojshme për qëndrim të ligjshëm. Ndër këto kushte janë njohja e gjermanishtes dhe garancia për të ushqyer veten. Për më tepër, paketa legjislative përfshin lehtësimin e dëbimit të kriminelëve.
Gjatë debatit paraprijës, grupi parlamentar opozitar i partive unioniste, CDU/CSU përsëriti kritikat e tij ndaj rregulloreve të reja. Politikani i CSU-së Lindholz tha se ligji ofron stimuj të gabuar për të qëndruar në Gjermani. Qeveria e koalicionit trengjyrësh (i quajtur semafor në Gjermani) e mbrojti projektin. Politikani socialdemokrat Lindh theksoi se kjo i dha fund situatës së padenjë të "lejeve zinxhir me statusin "i duruar".
Parlamenti miratoi gjithashtu ndryshime në ligjin vjetor të tatimeve. Ofrohet lehtësim financiar për shembull për instalimet e paneleve diellore, për punonjësit dhe për ndërtimin e banesave. Nga ana tjetër, grupet e naftës duhet të paguajnë një kontribut për krizën energjetike për një periudhë të kufizuar.
Përveç kësaj, sipas amendamentit, transmetimi i pasurive të paluajtshme me trashëgimi ose dhurim mund të taksohet më shumë, vlera e tregut të shtëpive dhe apartamenteve duhet të përafrohet. Këshilli Federal, Dhoma e Landeve ende nuk e ka shqyrtuar projektligjin. CDU/CSU paralajmëroi se po rriten taksat nga dera e pasme. Politikani i CSU-së Brehm e akuzoi FDP-në, partinë konservatore në qeverinë aktuale të Gjermanisë për mashtrim zgjedhor. Kjo parti kishte premtuar se nuk do të kishte rritje taksash.
Bundestagu miratoi gjithashtu, me votat e koalicionit qeveritar, një paketë ligjesh që synojnë lehtësimin e barrës mbi spitalet dhe objektet e kujdesit sanitar. Dispozitat e reja synojnë, ndër të tjera, të përmirësojnë kushtet e punës së personelit të kujdesit shëndetësor, i cili shpesh është shumë i ngarkuar.
Për ta bërë këtë, duhet të vendoset një instrument i ri për matjen e nevojave në personel - bazuar në shifrat ideale të stafit të llogaritur për departamentet. Ky instrument është planifikuar të futet gradualisht. Përveç kësaj, disa ekzaminime klinike tani do të jetë e mundur të bëhen si mjekim ditor, pa qenë nevoja për t'u shtruar në spital. DW
E . S / SCAN
Sondazh

IFC e BALFIN, marrëveshje financimi për zgjerimin e TEG. Edlira Muka: Grupi ynë një forcë ndryshimi. Karadsheh: Këto investime rrisin ekonominë
Kooporata Financiare Ndërkombëtare IFC, pjesë e Grupit të Bankës Botërore ka nënshkruar këtë të premte me Grupin BALFIN, një marrëveshje financimi për......

Kremlin: Putin është i hapur për bisedime mbi një zgjidhje të mundshme të konfliktit në Ukrainë!
Presidenti Vladimir Putin është i hapur për bisedime mbi një zgjidhje të mundshme të konfliktit në Ukrainë dhe beson në një zgjidhje diplomatike, tha Kremlini......

Vonesa e bursës së energjisë, pasoja financiare - Duleviç: Luhatjet në tregje, duhet të vihet në funksionim sa më parë
Çdo vonesë në ngritjen e bursës shqiptare të energjisë ka pasoja financiare, që shkojnë në miliona euro”. Eksperti i energjisë, Azmer Duleviç komenton për......

Platforma “etransport”, si do aksesohen biletat e autobusëve - Gonxhe: Janë pajisur dhe operatorët në terren, zbatimi në 2023
Që prej fillimit të vitit 2023 qytetarët të cilët do të udhëtojnë me linjat ndërqytetase do të kenë mundësi që të pajisen me biletat e reja që do të tërhiqen......

Hungaria kundërshton taksën minimale globale - Vendi takson shumë pak korporatat e mëdha të huaja
Hungaria këmbëngul në kundërshtimin e saj ndaj një norme minimale globale të taksës së korporatave. Vendimi u konfirmua nga kryeministri i vendit Viktor Orban,......

Gjysma e fermerëve skualifikohet nga financimi për grurin - Bilanci i fushatës/ 3100 aplikantë fitues, dominon Fieri dhe Korça
Më shumë se gjysma e fermerëve që kanë aplikuar për të të përfituar nga mbështetja e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural për mbjelljen e grurit, janë......

Cilat biznese marrin më shumë kredi? - Tregtia, ndërtimi dhe industria përpunuese, por në 5 vitet e fundit kanë ulur "dominimin"
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, vihet re një rritje e huave të reja të disbursuara gjatë tetorit drejt bizneseve dhe korporatave......

18 mijë euro gjobë për “Albpetrol” - Neglizhencë në sigurinë e të dhënave, lë “zbuluar” subjektet
Shoqëria “Albpetrol sh.a” është gjobitur me 2.1 milionë lekë apo 18 mijë euro gjobë për shkak të abuzimit dhe neglizhencës për garantimin e sigurisë së të......