IFC e BALFIN, marrëveshje financimi për zgjerimin e TEG. Edlira Muka: Grupi ynë një forcë ndryshimi. Karadsheh: Këto investime rrisin ekonominë

Kooporata Financiare Ndërkombëtare IFC, pjesë e Grupit të Bankës Botërore ka nënshkruar këtë të premte me Grupin BALFIN, një marrëveshje financimi për zgjerimin e qendrës tregtare “Tirana East Gate” (TEG). Pas një procesi vlerësimi të përpiktë financiar, por jo vetëm, standardet e Grupit Balfin dhe të Teg u vlerësuan nga IFC.
Marrëveshja u nënshkrua në mjediset e TEG, me praninë e Presidentit të Grupit Balfin Samir Mane dhe aksionerëve të tjerë të TEG. Drejtorja Ekzekutive e BALFIN Edlira Muka, u shpreh se Grupi është në rrugën e duhur për t'u bërë një forcë ndryshimi në industritë ku operon dhe e quajti procesin e zgjerimit një kapitull të ri për TEG.
“Kjo marrëveshje konfirmon edhe një herë se Grupi Balfin është në rrugën e duhur për t'u bërë një forcë ndryshimi në industritë ku operon. Arritjet tona të deritanishme na bëjnë të sigurt në investimet tona të ardhshme ndërsa mbështetja e IFC-së është një garanci shtesë për suksesin tonë”deklaroi Edlira Muka, Drejtore Ekzekutive e grupit Balfin.
Të njëjtin entuziazëm për marrëveshjen shprehu edhe Rana Karadsheh-Haddad, Drejtore Rajonale e IFC-së për Evropën. Ajo tha se këto lloj investimesh krijojnë vende pune e rrisin ekonominë e gjithë vendit.
"Ne jemi të lumtur që jemi partnerë me Grupin BALFIN dhe mbështesim investimet në infrastrukturën e shitjes me pakicë të vendit, duke krijuar vende pune, shërbime të reja dhe mundësi në të gjithë vendin. Me këtë investim ne po përcjellim gjithashtu besimin tonë në perspektivat afatgjata për zhvillimin social-ekonomik të Shqipërisë” deklaroi ajo.
BALFIN është një grup lider i investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal i Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Kremlin: Putin është i hapur për bisedime mbi një zgjidhje të mundshme të konfliktit në Ukrainë!
Presidenti Vladimir Putin është i hapur për bisedime mbi një zgjidhje të mundshme të konfliktit në Ukrainë dhe beson në një zgjidhje diplomatike, tha Kremlini......

Vonesa e bursës së energjisë, pasoja financiare - Duleviç: Luhatjet në tregje, duhet të vihet në funksionim sa më parë
Çdo vonesë në ngritjen e bursës shqiptare të energjisë ka pasoja financiare, që shkojnë në miliona euro”. Eksperti i energjisë, Azmer Duleviç komenton për......

Platforma “etransport”, si do aksesohen biletat e autobusëve - Gonxhe: Janë pajisur dhe operatorët në terren, zbatimi në 2023
Që prej fillimit të vitit 2023 qytetarët të cilët do të udhëtojnë me linjat ndërqytetase do të kenë mundësi që të pajisen me biletat e reja që do të tërhiqen......

Hungaria kundërshton taksën minimale globale - Vendi takson shumë pak korporatat e mëdha të huaja
Hungaria këmbëngul në kundërshtimin e saj ndaj një norme minimale globale të taksës së korporatave. Vendimi u konfirmua nga kryeministri i vendit Viktor Orban,......

Gjysma e fermerëve skualifikohet nga financimi për grurin - Bilanci i fushatës/ 3100 aplikantë fitues, dominon Fieri dhe Korça
Më shumë se gjysma e fermerëve që kanë aplikuar për të të përfituar nga mbështetja e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural për mbjelljen e grurit, janë......

Cilat biznese marrin më shumë kredi? - Tregtia, ndërtimi dhe industria përpunuese, por në 5 vitet e fundit kanë ulur "dominimin"
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, vihet re një rritje e huave të reja të disbursuara gjatë tetorit drejt bizneseve dhe korporatave......

18 mijë euro gjobë për “Albpetrol” - Neglizhencë në sigurinë e të dhënave, lë “zbuluar” subjektet
Shoqëria “Albpetrol sh.a” është gjobitur me 2.1 milionë lekë apo 18 mijë euro gjobë për shkak të abuzimit dhe neglizhencës për garantimin e sigurisë së të......

BE, bonuse e përfitime për rritjen e lindshmërisë - Zero taksa, më shumë se 600 euro për familje dhe automjet dhuratë
Të gjitha vendet europiane kanë një nivel lindshmërie më të ulët se dy fëmijë për cdo grua. Dy qëndrimet kryesore për të mbështetur lindshmërinë janë shumë të......