Gjenden prova të një vrime të zezë solitare në Rrugën e Qumështit!
Nëse, siç janë të bindur astronomët, vdekja e yjeve të mëdhenj lë pas vrima të zeza, atëherë duhet të ketë qindra miliona vrima të zeza të shpërndara në të gjithë Rrugën e Qumështit. Problemi është se vrimat e zeza të izoluara janë të padukshme dhe për këtë arsye shumë të vështira për t'u zbuluar.
Tani një grup astronomësh të udhëhequr nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, kanë zbuluar për herë të parë se çfarë mund të jetë një vrimë e zezë e solitare dhe e ka bërë këtë duke vëzhguar dritën e një ylli që ndodhet pas një objekti të padukshëm: drita u shtrembërua nga fusha e fortë gravitacionale e objektit në fjalë dhe u devijua në drejtim të teleskopit Hubble përmes fenomenit të quajtur mikrolensimi gravitacional.
Ekipi hulumtues, i udhëhequr nga Casey Lam dhe Jessica Lu, vlerëson se masa e objektit të padukshëm është midis 1.6 dhe 4.4 herë më shumë se ajo e Diellit.Kjo pasiguri ka bërë që studiues të tjerë të besojnë se objekti në fjalë mund të jetë gjithashtu një yll neutron. Kjo hipotezë alternative është avancuar sepse masa e një vrime të zezë që rrjedh nga një yll i vdekur duhet të jetë të paktën 2.2 herë më shumë se masa e diellit. Yjet neutron janë gjithashtu objekte të dendura dhe shumë kompakte, praktikisht të padukshme nga Toka në raste të vetme, në të cilat presioni i brendshëm i neutroneve pengon krijimin e një vrime të zezë. Një grup tjetër kërkimor nga Instituti i Shkencës së Teleskopit Hapësinor në Baltimore iu bashkua kërkimit dhe analizoi të dhënat nga Lam dhe Lu. Në këtë rast, rezultati tregon se masa e objektit të padukshëm që krijon mikrothjerrëzën është 7.1 masa diellore dhe kjo do të nënkuptonte se padiskutim jemi përballë një vrime të zezë.
Sido që të jetë, pavarësisht nëse është një vrimë e zezë apo një yll neutron, objekti është ai që mbetet nga një yll që tani është një "fantazmë" dhe endet i vetëm në galaktikën tonë. Përcaktimi se sa objekte të tilla popullojnë galaktikën tonë, Rruga e Qumështit, do t'i ndihmojë astronomët të kuptojnë më mirë evolucionin e yjeve, veçanërisht se si vdesin. Dhe ndoshta do të zbulojë nëse ndonjë nga vrimat e zeza të padukshme është një vrimë e zezë primordiale, një që disa kozmologë spekulojnë se është prodhuar në sasi të mëdha menjëherë pas Big Bengut.
Hulumtimi i botuar në The Astrophysical Journal Letters paraqet gjithashtu katër shembuj të tjerë të mikrolensimit që nuk shkaktohet nga një vrimë e zezë, por nga nanot e bardhë dhe sigurisht nga një yll neutron.
Nëse objekti i zbuluar vërtetohet se është me të vërtetë një vrimë e zezë, është e mundur që, statistikisht, të ketë rreth 200 milionë objekte të ngjashme në galaktikën tonë, ashtu siç do të donin studimet teorike. Analizat e reja të këtij objekti janë planifikuar për vjeshtën e vitit 2022 dhe autorët janë të sigurt që do të përcaktojnë me saktësi të jashtëzakonshme karakteristikat e objektit në fjalë. FCS
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Cili është qarku i trurit që nxit varësinë ndaj nikotinës, alkoolit ose substancave të tjera?!
Pasoja e papritur e një goditjeje në tru mund të shpëtojë jetën e miliona njerëzve që vuajnë nga forma të ndryshme të varësisë. Duke analizuar skanimet e......

“Kasaphana”, 90% e regjistrave kadastralë të dëmtuar - Lame: Vendosëm ditën “zero”, nuk do ketë më abuzime e ndryshime të pakontrolluara
Krei i Agjencisë Shtetërore të Kadstrës ka bërë të shtunën një bilanc të regjistrave kadastralë të kryeqytetit, duke përmbledhur keqpërdorimin, abuzimet e......

Bitcoin bie nën 20 mijë dollarë duke humbur mbi 1 mijë dollarë nga mbyllja e fundit!
Bitcoin ra 6,53% në 19,106.37 dollarë në 0734 GMT të shtunën, duke humbur 1,334.33 dollarë nga mbyllja e mëparshme. Më herët gjatë ditës, ai u fundos deri në......

Eksportet e naftës venezueliane në Europë do të rifillojnë pas dy vitesh ndërprerje!
Një ngarkesë prej 650,000 fuçi nafte e Venezuelës e ngarkuar nga Eni e Italisë është gati të lundrojë duke transportuar eksportin e parë të naftës së......

19 Milionë dollarë për të një drekë me Warren Buffett – Ankandi i fundit i këtij lloji i miliarderit merr ofertën rekord!
Një person me fat dhe me gjasë i pasur, ofroi më shumë se 19 milionë dollarë për të ngrënë me Warren Buffett, në herën e 21-të dhe të fundit që biznesmeni......

Gjurmë të një qytetërimi tjetër në Kinë - Studimi i publikuar në “Nature” ka lidhje me valë anormale radioje
Një shkencëtar i njohur dhe shumë i respektuar në Pekin, Zhang Tongjie, u shpreh se ndoshta jashtë tokësorët na kanë dërguar një mesazh dhe në të ardhmen mund......

Taksa minimale për shumëkombëshet - Hungaria vendos veton për Ecofin: Tani do të ishte e dëmshme
Hungaria shuan shpresat e Ecofin dhe presionin e Francës për arritjen e një marrëveshjeje në nivel të Bashkimit Europian për zbatimin e njërit prej dy......

Musk, nëpunësve të Twitter: Do reduktoj stafin! - Miliarderi tha se shpenzimet janë më të larta se fitimet!
“Kompania ka nevojë të rimëkëmbet”. Është kjo deklarata e Elon Musk përballë nëpunësve të Tuiter gjatë takimit të tij të parë me ata që kur deklaroi dëshirën......