19 Milionë dollarë për të një drekë me Warren Buffett – Ankandi i fundit i këtij lloji i miliarderit merr ofertën rekord!
Një person me fat dhe me gjasë i pasur, ofroi më shumë se 19 milionë dollarë për të ngrënë me Warren Buffett, në herën e 21-të dhe të fundit që biznesmeni miliarder nxorri në ankand një drekë private shuma e të cilës do jetë për një bamirësi në San Francisko.
Oferta fituese në ankandin e eBay që përfundoi të premten mbrëma tejkaloi shumë rekordin e mëparshëm prej 4.57 milionë dollarësh, të paguar në vitin 2019 nga sipërmarrësi i kriptomonedhave Justin Sun, megjithëse identiteti i fituesit të ri nuk mund të përcaktohet menjëherë.
Të ardhurat do shkojnë për Glide, një organizatë jofitimprurëse në distriktin Tenderloin të San Franciskos që ndihmon të varfërit, të pastrehët ose ata që luftojnë abuzimin me substancat. Glide ofron ushqime, strehim, teste për HIV dhe hepatit C, trajnime për punë dhe programe për fëmijë.
Buffett, 91 vjeç, kryetar dhe shefi ekzekutiv i Berkshire Hathaway Inc, ka mbledhur më shumë se 53.2 milionë dollarë për Glide në 21 ankandet, të cilat filluan në vitin 2000. Një zëdhënëse e eBay tha se dreka ishte artikulli më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë në faqen e internetit të kompanisë për një bamirësi.
Asnjë ankand nuk u mbajt në 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë COVID-19. Buffett u bë një mbështetës i Glide pasi gruaja e tij e parë Susan, e cila vdiq në 2004, e prezantoi atë me bamirësinë, ku ajo kishte qenë vullnetare.
Ai gjithashtu është zotuar të japë pothuajse të gjithë pasurinë e tij. Buffett kishte pasuri 93.4 miliardë dollarë të premten, duke u renditur i shtati në mbarë botën, sipas revistës Forbes. Fituesi i ankandit të këtij viti dhe deri në shtatë të ftuar do të darkojnë me Buffett në steakhouse Smith & Wollensky në Manhattan.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Gjurmë të një qytetërimi tjetër në Kinë - Studimi i publikuar në “Nature” ka lidhje me valë anormale radioje
Një shkencëtar i njohur dhe shumë i respektuar në Pekin, Zhang Tongjie, u shpreh se ndoshta jashtë tokësorët na kanë dërguar një mesazh dhe në të ardhmen mund......

Taksa minimale për shumëkombëshet - Hungaria vendos veton për Ecofin: Tani do të ishte e dëmshme
Hungaria shuan shpresat e Ecofin dhe presionin e Francës për arritjen e një marrëveshjeje në nivel të Bashkimit Europian për zbatimin e njërit prej dy......

Musk, nëpunësve të Twitter: Do reduktoj stafin! - Miliarderi tha se shpenzimet janë më të larta se fitimet!
“Kompania ka nevojë të rimëkëmbet”. Është kjo deklarata e Elon Musk përballë nëpunësve të Tuiter gjatë takimit të tij të parë me ata që kur deklaroi dëshirën......

Bie fuqia blerëse në Kosovë; Arsyeja kryesore është rritja e vazhdueshme e çmimeve!
Gjatë vitit 2022 është regjistruar një tkurrje e ndjeshme në buxhetet e shumë familjeve në Kosovë dhe fuqia blerëse ka pësuar rënie, si pasojë e çmimeve shumë......

Inflacioni në Eurozonë konfirmohet 8.1% - Një vit më parë niveli mesatar ishte vetëm 2%
Konfirmohet në 8.1% në bazë vjetore inflacioni në zonën euro në muajin maj, duke pësuar rritje në krahasim me 7.4% të regjistruar në muajin prill. Shifrat......

Greqia i rikthehet normalitetit - Pas 12 vitesh ka përfunduar mbikëqyrja e BE për borxhin
Në vitin 2010 do të miratohej paketa e parë e shpëtimit. Por tashmë Eurogrupi konfirmoi se Greqia është sërish një vend normal, nga këndvështrimi i borxhit.......

Qeveria vendos si do trajtohen objektet që nuk legalizohen - Programe strehimi me banesat sociale, bonus qiraje tre vite për familjet që mbeten pa strehë
Pronarët e ndërtimeve pa leje të cilët nuk përmbushin kushtet ligjore për t’u legalizuar do u ofrohet strehim përmes skemave të banesave sociale të bashkive,......

Qytetarët, të “zhgënjyer” nga bashkitë - Sondazhi/ Të pakënaqur nga shërbimet publike, një pjesë e tyre janë përkeqësuar
Ndërsa prirja e shpenzimeve për personelin në 61 bashkitë në vend është në rritje, perceptimet e taksapaguesve familjarë në lidhje me shërbimet publike vendore......