Cili është qarku i trurit që nxit varësinë ndaj nikotinës, alkoolit ose substancave të tjera?!
Pasoja e papritur e një goditjeje në tru mund të shpëtojë jetën e miliona njerëzve që vuajnë nga forma të ndryshme të varësisë. Duke analizuar skanimet e trurit të një grupi duhanpirësish të rëndë, të cilët papritmas u bënë refraktare ndaj cigareve pas një dëmtimi të trurit, shkencëtarët kanë identifikuar një qark truri që duket se nxit varësinë ndaj nikotinës, alkoolit ose substancave të tjera.
Rezultatet e studimit të publikuara në Nature Medicine janë të rëndësishme për dy arsye: ato do të ndihmojnë në minimin e paragjykimeve për ata që jetojnë të mbërthyer në zakone të dëmshme dhe do të shërbejnë për fokusimin e trajtimeve të reja për të thyer këtë rreth vicioz.
Varësia është për të gjitha qëllimet një sëmundje neurologjike, e cila nuk ka të bëjë fare me "gatishmërinë për të dalë prej saj" apo "mungesën e karakterit" të të përfshirëve. Shkencëtarët që e studiojnë atë e kanë përsëritur këtë për disa kohë, por deri më tani, gjetja e saktë e zonës së trurit ishte e pamundur.
Për të kuptuar më mirë bazën nervore të varësisë, Juho Joutsa, një neuroshkencëtar në Universitetin e Turkut (Finlandë), ekzaminoi me analiza të sofistikuara statistikore skanimet e trurit të 34 duhanpirësve të Iowa-s, të cilët kishin humbur papritur dëshirën për të pirë duhan pas një goditje (d.m.th. dëmtimi trurit që rezulton nga mbyllja ose këputja e papritur e një arterie) ose pas një dëmtimi të trurit me origjinë tjetër. Raportet e tyre u krahasuan me ato të 69 personave të tjerë të kthyer nga të njëjtat ngjarje, të cilët nuk kishin dalë nga varësia.
Ata që kishin humbur dëshirën për cigare kishin dëmtime në një nga tre zonat e trurit - korteksin dorsal cingulues, korteksin parafrontal anësor dhe korteksin izolues - ose në rajone të tjera të trurit të lidhura fort me njërën prej tyre. Për Joutsa dhe kolegët, rrjeti i zonave dhe lidhjeve që dalin nga analizat duhet të konsiderohet qarku i varësisë, edhe sepse në asnjë rast një rajon i vetëm i dëmtuar nuk ka kontribuar, më vete, në zbutjen e dëshirës për të pirë duhan.
Nga ana tjetër, duhanpirësit nuk kanë shfaqur dëmtime në një zonë të katërt cerebrale që është pjesë e këtij qarku, korteksi medial paraballor, i cili ka për detyrë të frenojë aktivitetin e tre të tjerëve. Prandaj, duke stimuluar këtë pjesë të trurit te pacientët që nuk kanë pasur goditje në tru dhe që nuk shfaqin dëmtime gjetkë, mund të arrihen rezultate të ngjashme me ata që kanë mbërritur "rastësisht".
Shkencëtarët janë përpjekur të kuptojnë nëse pasojat e dëmtimit të trurit në humor apo aftësi njohëse mund të shpjegojnë ndërprerjen e pirjes së duhanit, por këto nuk duket se kanë ndonjë peshë në fund të varësisë. Ajo që bën dallimin është pikërisht dëmtimi në qarkun e zonave kyçe, të përfshira në kontrollin e impulsit, në mekanizmat e motivimit dhe kënaqësisë (shpërblimit). Aq shumë saqë kur shkencëtarët studiuan dëmtimet e trurit të 186 njerëzve të tjerë që plotësuan një pyetësor mbi rrezikun e varësisë ndaj alkoolit, ata panë se dëmtimi në këtë qark lidhej gjithashtu me një probabilitet më të ulët të alkoolizmit. E njëjta gjë ndoshta vlen edhe për varësinë ndaj drogës.
Hulumtimi duhet të ndihmojë në zbërthimin e stereotipeve rreth varësisë dhe të sqarojë se varësia nuk është një zgjedhje, por një gjendje me motivime të sakta neurologjike. Pastaj ka këndvështrimet terapeutike: me disa teknika joinvazive të stimulimit të trurit është e mundur të shtypet aktiviteti në zona të caktuara të trurit ose të rritet aktiviteti në të tjera, duke imituar kështu efektin e shkaktuar nga lezionet e raportuara nga pacientët në studim. FCS
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

“Kasaphana”, 90% e regjistrave kadastralë të dëmtuar - Lame: Vendosëm ditën “zero”, nuk do ketë më abuzime e ndryshime të pakontrolluara
Krei i Agjencisë Shtetërore të Kadstrës ka bërë të shtunën një bilanc të regjistrave kadastralë të kryeqytetit, duke përmbledhur keqpërdorimin, abuzimet e......

Bitcoin bie nën 20 mijë dollarë duke humbur mbi 1 mijë dollarë nga mbyllja e fundit!
Bitcoin ra 6,53% në 19,106.37 dollarë në 0734 GMT të shtunën, duke humbur 1,334.33 dollarë nga mbyllja e mëparshme. Më herët gjatë ditës, ai u fundos deri në......

Eksportet e naftës venezueliane në Europë do të rifillojnë pas dy vitesh ndërprerje!
Një ngarkesë prej 650,000 fuçi nafte e Venezuelës e ngarkuar nga Eni e Italisë është gati të lundrojë duke transportuar eksportin e parë të naftës së......

19 Milionë dollarë për të një drekë me Warren Buffett – Ankandi i fundit i këtij lloji i miliarderit merr ofertën rekord!
Një person me fat dhe me gjasë i pasur, ofroi më shumë se 19 milionë dollarë për të ngrënë me Warren Buffett, në herën e 21-të dhe të fundit që biznesmeni......

Gjurmë të një qytetërimi tjetër në Kinë - Studimi i publikuar në “Nature” ka lidhje me valë anormale radioje
Një shkencëtar i njohur dhe shumë i respektuar në Pekin, Zhang Tongjie, u shpreh se ndoshta jashtë tokësorët na kanë dërguar një mesazh dhe në të ardhmen mund......

Taksa minimale për shumëkombëshet - Hungaria vendos veton për Ecofin: Tani do të ishte e dëmshme
Hungaria shuan shpresat e Ecofin dhe presionin e Francës për arritjen e një marrëveshjeje në nivel të Bashkimit Europian për zbatimin e njërit prej dy......

Musk, nëpunësve të Twitter: Do reduktoj stafin! - Miliarderi tha se shpenzimet janë më të larta se fitimet!
“Kompania ka nevojë të rimëkëmbet”. Është kjo deklarata e Elon Musk përballë nëpunësve të Tuiter gjatë takimit të tij të parë me ata që kur deklaroi dëshirën......

Bie fuqia blerëse në Kosovë; Arsyeja kryesore është rritja e vazhdueshme e çmimeve!
Gjatë vitit 2022 është regjistruar një tkurrje e ndjeshme në buxhetet e shumë familjeve në Kosovë dhe fuqia blerëse ka pësuar rënie, si pasojë e çmimeve shumë......