Franca merr 30.9 miliard euro nga energjia e rinovueshme - Fitimet do të shkojnë në ndihmë të familjeve dhe bizneseve

Franca do të mbledhë 30.9 miliardë euro nga prodhuesit e energjisë së rinovueshme gjatë dy viteve pasi kriza e energjisë në Europë vijon të rrisë cmimet e shitjes me shumicë përtej niveleve të garantuara.
Prodhuesit e energjisë së rinovueshme do të jenë kontribuesit më të mëdhenj në arkat e qeverisë deri bë vitin 2023 duke sjellë të ardhura prej 21.7 miliardë euro. Kjo u konfirmua nga rregullatori i energjisë në Francë. Energjia diellore, biometani dhe energji të tjera të rinovueshme do të kontribuojnë gjithashtu.
Megjithatë të ardhurat do të mbulojnë vetëm një pjesë të masave të qeverisë për të zbutur ndikimin e faturave të larta të gazit dhe energjisë elektrike për familjet dhe bizneset franceze. Shteti do të shpenzojë 100 miliardë euro deri në në fund të vitit të ardhshëm për të zbutur impaktin e rritjes së çmimeve. Vendimi u konfirmua nga ministria e financave në vend.
Rregullatori francez i energjisë paralajmëroi se disa prodhues të energjisë së pastër po ndërpresin kontratat e tyre të garantuara nga shteti për të përfituar nga rritja e cmimeve në tregjet me shumicë. Kjo mund t’i privojë shtetit francez deri në 7 miliardë euro të ardhura deri në fund të vitit 2023.
Sipas rregullatorit francez të energjisë, në një kohë që Franca miratoi një plan të Bashkimit Europian për të kufizuar të ardhurat e shumicës së prodhuesve të energjisë në 180 euro për megavat orë për të ndihmuar financimin e ndihmës për konsumatorët, ajo duhet të marrë në konsideratë një kufi më të ulët për prodhuesit e energjisë së pastër.
SCAN
Sondazh

Përkeqësohen pritshmëritë për ekonominë në Eurozonë - Vrojtimi i Bankës Qendrore Europiane, inflacioni në rritje frenon konsumin
Inflacioni i perceptuar gjatë 12 muajve të mëparshëm vjoi të rritet në Eurozonë, me normën mesatare e cila aktualisht vijon të qëndrojë në 8.1%, thekson në një......

Europa kërkon autobusë ekologjikë - Qytete të ndryshme synojnë vetëm qarkullimin e tyre brenda 2027-ës
Në vitin 2027 në Europë duhet të shiten vetëm autobusa me emetime zero: është kjo kërkesa që 11 qytete dhe organizata të ndryshme të qeverisë civile i kanë......

Bazë elektronike të dhënash për rekordet korruptive - Regjistër për denoncimet, bashkëpunim me Gjendjen Civile dhe E-Albanian për informacionet
Për të gjitha denoncimet të cilat kanë lidhje me rekordet korruptive do të krijohet një bazë të të dhënave shtetërore në një sistem elektronik......

Rriten kapacitet e gazsjellësit TAP - Tre rregullatorët miratojnë rregullat, asnjë përfitim për Shqipërinë
Autoritetet Rregullatore të Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë miratuan së bashku rregullat për fazën e parë detyruese të procesit të rritjes së kapacitetit të......

Diskutohet në kuvend projektbuxheti 2023 - Rama: Rritje të pagës minimale. Tabaku: Buxhet i taksave të larta
Me tone të ashpra midis mazhorancës dhe opozitës është zhvilluar seanca plenare në Kuvend për diskutimin e ligjeve të paketës fiskale dhe projektbuxhetit të......

Të gjithë me llogari bankare, Sejko: Shteti do mbulojë kostot - Ibrahimaj: Sa më pak Cash në ekonomi, çdo shërbim i e-Albania do paguhet me bankë
Që prej muajit maj, Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, AKSH-i dhe sistemi bankar po bashkëpunojnë ngushtë, me qëllim krijimin e të gjitha......

“Gati 60% e tregut ajror dominohet nga një kompani” - Të dhënat e AAC/ Numri i pasagjerëve u rrit me 72% në krahasim me 2019-ën
Kompania “Wizz Air” dominoi tregun ajror përgjatë 3 - mujorit të dytë të vitit, duke u konfirmuar në vendin e parë sikurse vitin që kaloi. Sipas të dhënave nga......

Elon Musk shet rreth 4 miliardë dollarë aksione të Tesla pas marrëveshjes me Twitter!
Elon Musk ka shitur të paktën 3.95 miliardë dollarë aksione të tjera në kompaninë e tij të makinave elektrike Tesla, pasi mbylli blerjen e tij prej 44 miliardë......