Europa Postuar më 9 Nëntor 2022, 14:53

Europa kërkon autobusë ekologjikë - Qytete të ndryshme synojnë vetëm qarkullimin e tyre brenda 2027-ës

Nga SCAN TV
Europa kërkon autobusë ekologjikë - Qytete të ndryshme

Në vitin 2027 në Europë duhet të shiten vetëm autobusa me emetime zero: është kjo kërkesa që 11 qytete dhe organizata të ndryshme të qeverisë civile i kanë bërë komisionit europian.

Mes promovuesve të këtij peticioni janë bashkitë e Italisë, Francës, Gjermanisë, Rumanisë, Holandës, Danimarkës dhe Spanjës.

Pa një veprim të vendosur në nivel të përbashkët, oferta e automjeteve ekologjike që do të jenë pjesë e transportit publik nuk do të arrijë të përmbushë kërkesat.

Në këtë peticion shpjegohet se qytetet dhe organizatat e shoqërisë civile kërkojnë mjete të transportit publik që të jenë elektrike apo të furnizueshme me hidrogjen. Një vendim i komisionit europian do të ndihmonte në uljen e cmimeve, që për momentin përbëjnë një problem të madh për shumë qytete. Sipas promovuesve të iniciativës sa më e madhe të jetë oferta aq më i ulët do të jetë cmimi.

Në Bruksel, njësoj si në qytete të tjera europiane, autobusët elektrikë janë tashmë aktivë në disa linja. Në përfundim të rrugës ata kanë nevojë për një karikim prej 10 minutash para se të nisen sërish.

Ndërkohë 40 qytete në të gjithë botën, mes të cilëve dhe ato në vendet e ulëta, kanë vendosur një objektiv për blerjen e autobusëve me emetime zero brenda vitit 2025.

Komisioni europian e mbështet këtë zgjedhje, që e konsideron një hap para në drejtimin e duhur, duke e konsideruar si një shembull për qytetarët. Kjo sepse nëse qytetet nuk janë në gjendje, me fuqinë e tyre blerëse që të blejnë autobusë me emetime zero për të garantuar një ambjent të pastër, atëherë si mund të kërkohet që qytetarët të blejnë automjete të këtij modeli?

Komisioni europian do të publikojë propozimin e tij për standartet e emetimeve të dioksidit të karbonit për autobusët dhe kamionët brenda këtij viti. Vetëm atëherë do të zbulohet nëse parashikohet apo jo një date skadence për mjetet që përdorin benzinë dhe naftë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat