“Gati 60% e tregut ajror dominohet nga një kompani” - Të dhënat e AAC/ Numri i pasagjerëve u rrit me 72% në krahasim me 2019-ën

Kompania “Wizz Air” dominoi tregun ajror përgjatë 3 - mujorit të dytë të vitit, duke u konfirmuar në vendin e parë sikurse vitin që kaloi. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Aviacionit Civil për periudhën prill – qershor kjo kompani zotëroi 58.4% të tregut të fluturimeve, duke krijuar një diferencë të madhe me kompaninë “Air Albania”, që renditet e dyta me 7.8% të tregut.
Në vendin e tretë për periudhën 3- mujore renditet kompania Albawings, me 6% të tregut, teksa fluturimet charter përbëjnë 4.3% të volumit. Kompania “Wizz Air” ka pësuar një rritje të ndjeshme, që ka koha kur hyri në tregun shqpitar të fluturime, duke qenë në në vitin 2020 dominonte 24% të tregut të pasagjerëve, ndërsa në vitin 2021 e zotëroi në masën 41.62%.
Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, rritja në vazhdimësi që ky operator ka në tregun shqiptar është e lidhur ngushtësisht me çmimet konkurruese, si dhe hartë e gjerë të destinacioneve që ofron. Ndërkohë që, 2 kompanitë e tjera që dominojnë listën janë tkurrur, duke qenë se në vitin 2021 zotëruan respektivisht 11.56% dhe 7.11% të tregut.
Kjo do të thotë se kompania “Air Albani” ka regjistruar rënie me me 3.76%, ndërsa Albaëings me 1.11%. Ndërkaq, sa i takon fluksit të pasagjerëve, të dhënat tregojnë se ka një rritje të ndjeshme, në krahasim me të njëtën periudhë të 3 viteve më parë. Sipas AAC, gjatë 3 – mujorit të dytë të vitit 2022 të dhënat tregojnë një rritje prej 72% të fluksit të pasagjereve në TIA krahasimisht me të njëjtën periudhë të viti 2019, që nuk ishte një viti pandemic e që vlerësohet si vit normaliteti në industrinë e aviacionit në mbarë botën.
Industria e aviacionit ishte ndër sektorët më të goditur nga pandemia e shkaktuar nga COVID-19, teksa sipas parashikimeve të Eurocontrol për rikuperimin e sektorit të aviacionit civil për 6 - vjeçarin, merren në konsideratë 3 skenarë të ndryshëm. Pjesë e parashikimeve është edhe Shqipëria, ku sipas Eurocontrol në skenarin e ulët rritja për vitin 2022 do të jetë në masën 19%, në skenarin bazë 40% dhe në skenarin e lartë, 48%.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Elon Musk shet rreth 4 miliardë dollarë aksione të Tesla pas marrëveshjes me Twitter!
Elon Musk ka shitur të paktën 3.95 miliardë dollarë aksione të tjera në kompaninë e tij të makinave elektrike Tesla, pasi mbylli blerjen e tij prej 44 miliardë......

Një nga matësit e inflacionit të Kinës bie për herë të parë që nga viti 2020!
Indeksi i çmimeve të prodhimit të Kinës ra në tetor për herë të parë që nga dhjetori 2020, i tërhequr nga rënia e çmimeve të hekurit dhe çelikut, sipas të......

‘Ari’ italian: Një udhëtim në industrinë prej 60 milionë euro të tartufit!
Edel Strazimiri / SCAN Hotel Casa di Langa është prona e parë në botë që ka portierin e vet të tartufit. Ata organizojnë një eksperiencë të detajuar të......

33 vjet nga rënia e Murit të Berlinit - A ekzistojnë ende dallimet mes 'Lindjes dhe Perëndimit'?
Më 9 nëntor 1989 ndodhi diçka që të gjithë e mendonin se ishte e pamundur: u hap kufiri midis Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore. Gjermanët brohoritën......

Europa regjistron 'tetorin më të ngrohtë në histori', thotë programi i BE-së për tokën!
Europa pati "tetorin më të ngrohtë të regjistruar" këtë vit, tha programi i vëzhgimit të tokës të Bashkimit Europian. Temperaturat ishin gati 2°C mbi......

Pse të gjithë nga Jeff Bezos te Gwyneth Paltrow parashikojnë një recesion?
Afër fundit të muajit të kaluar, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, ndezi këmbanat e alarmit në mbarë vendin kur paralajmëroi se po vinte një rënie......

Nafta humb rreth 2%, tregtohet pranë 95 USD - Vendosja e kufizimeve ndaj Covid-19 në Kinë dëmton kërkesën
Tregu i naftës po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm europian, por gjatë tregtisë aziatike humbi rreth 2% të vlerës, për shkak të shqetësimeve mbi......

Dollari amerikan vijon rënien ndërsa Paundi rikuperon pikë!
Dollari amerikan ka pësuar sërish rënie sikurse edhe një ditë më parë teksa ka zbritur nën pragun e 116 lekë duke u blerë sot me 115.8 lekë dhe duke u shitur......