Diskutohet në kuvend projektbuxheti 2023 - Rama: Rritje të pagës minimale. Tabaku: Buxhet i taksave të larta

Me tone të ashpra midis mazhorancës dhe opozitës është zhvilluar seanca plenare në Kuvend për diskutimin e ligjeve të paketës fiskale dhe projektbuxhetit të vitit 2023. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama përmendi disa nga vendimet që do të merren në 2023 si rritja e pagës minimale, rritja e pagave për sektor të caktuar, rritja e mbështetjes ekonomike dhe heqjen e taksave për biznesin e vogël.
“Do të risim edhe njëherë nivelin e pagës minimale që e kemi rritur dy herë këtë vit, do ta çojmë në 36 mijë lekë të reja me qëllim që ta çojmë në 38 mijë lekë të reja. Nga kjo rritje janë 21 mln dollarë që përfitohen drejtëpërdrejtë nga ata që paguhen me pagën minimale. Për 100 mijë familje janë 3500 lekë që shtohen cdo muaj falë rritjes së këtij viti. 3.3 mld lekë efekti i rritjes së pagave në administratën publike që i takon konsolidimit të asaj që miratuam që në shtator. Do të vazhdojë edhe rritja e pagave 6% për punonjësit e arsimit, shëndetësisë dhe zjarrfikësit, rritje tjetër për ushtarakët, do vazhdojmë të mbështesim familjet duke rritur nivelin e pagave që nuk takohen në 50 mijë lek Në raport me 2013 fondi për pensionet nga 76.9 miliard në 2023 shkon thuajse dyfish, në 141.4 miliard. Të rinjtë që kanë një familje të re ne do t’u japim mundësi për kredi të garantuar në shteti.”
Në fjalën e saj deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e cilësuar buxhetin 2023 me rritjen më të lartë të taksave dhe të detyrimeve të prapambetura.
Mbrojtja për familjet e bizneset nga rritja e çmimit të energjisë elektrike është një ndër premtimet e kryeministrit të parashikuar në buxhetin e 2023.
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

Të gjithë me llogari bankare, Sejko: Shteti do mbulojë kostot - Ibrahimaj: Sa më pak Cash në ekonomi, çdo shërbim i e-Albania do paguhet me bankë
Që prej muajit maj, Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, AKSH-i dhe sistemi bankar po bashkëpunojnë ngushtë, me qëllim krijimin e të gjitha......

“Gati 60% e tregut ajror dominohet nga një kompani” - Të dhënat e AAC/ Numri i pasagjerëve u rrit me 72% në krahasim me 2019-ën
Kompania “Wizz Air” dominoi tregun ajror përgjatë 3 - mujorit të dytë të vitit, duke u konfirmuar në vendin e parë sikurse vitin që kaloi. Sipas të dhënave nga......

Elon Musk shet rreth 4 miliardë dollarë aksione të Tesla pas marrëveshjes me Twitter!
Elon Musk ka shitur të paktën 3.95 miliardë dollarë aksione të tjera në kompaninë e tij të makinave elektrike Tesla, pasi mbylli blerjen e tij prej 44 miliardë......

Një nga matësit e inflacionit të Kinës bie për herë të parë që nga viti 2020!
Indeksi i çmimeve të prodhimit të Kinës ra në tetor për herë të parë që nga dhjetori 2020, i tërhequr nga rënia e çmimeve të hekurit dhe çelikut, sipas të......

‘Ari’ italian: Një udhëtim në industrinë prej 60 milionë euro të tartufit!
Edel Strazimiri / SCAN Hotel Casa di Langa është prona e parë në botë që ka portierin e vet të tartufit. Ata organizojnë një eksperiencë të detajuar të......

33 vjet nga rënia e Murit të Berlinit - A ekzistojnë ende dallimet mes 'Lindjes dhe Perëndimit'?
Më 9 nëntor 1989 ndodhi diçka që të gjithë e mendonin se ishte e pamundur: u hap kufiri midis Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore. Gjermanët brohoritën......

Europa regjistron 'tetorin më të ngrohtë në histori', thotë programi i BE-së për tokën!
Europa pati "tetorin më të ngrohtë të regjistruar" këtë vit, tha programi i vëzhgimit të tokës të Bashkimit Europian. Temperaturat ishin gati 2°C mbi......

Pse të gjithë nga Jeff Bezos te Gwyneth Paltrow parashikojnë një recesion?
Afër fundit të muajit të kaluar, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, ndezi këmbanat e alarmit në mbarë vendin kur paralajmëroi se po vinte një rënie......