Europa Postuar më 9 Nëntor 2022, 14:54

Përkeqësohen pritshmëritë për ekonominë në Eurozonë - Vrojtimi i Bankës Qendrore Europiane, inflacioni në rritje frenon konsumin

Nga SCAN TV
Përkeqësohen pritshmëritë për ekonominë në

Inflacioni i perceptuar gjatë 12 muajve të mëparshëm vjoi të rritet në Eurozonë, me normën mesatare e cila aktualisht vijon të qëndrojë në 8.1%, thekson në një vrojtim të fundit Banka Qendrore Europiane. Pritshmëritë inflacioniste mbetën shumë nën normën e perceptuar të inflacionit të kaluar, veçanërisht në periudhë afatmesme trevjeçare. Pritshmëritë mesatare për inflacionin gjatë 12 muajve të ardhshëm u rritën nga 5% në 5.1%, por gjithësesi në një nivel shumë më të lartë në krahasim me atë që mbizotëronte para fillimit të luftës në Ukrainë.

Gjatë vrojtimit të kryer nga Banka Qendrore Europiane në muajin shtator, konsumatorët prisnin që të ardhurat e tyre të rriteshin me 0.6% gjatë 12 muajve të ardhshëm, më pak se 1% në muajin gusht. Rënia ishte më e fortë për të anketuarit më të vjetër (55-70 vjeç) dhe familjet me të ardhura mesatare apo më pak se mesatarja. Perceptimet për rritjen e shpenzimeve nominale në 12 muajt e mëparshëm ranë në 5.7%.

Pritshmëritë e rritjes ekonomike për 12 muajt e ardhshëm ranë ndjeshëm nga -1.7% në muajin gusht, në -2.4% në shtator. Konsumatorët presin që shkalla e papunësisë të jetë më e lartë se ajo aktuale në 11.5%.

Konsumatorët gjithashtu prisnin që rritja e cmimit të banesave gjatë 12 muajve të ardhshëm të qëndronte në 3.4%. Pritshmëritë për normat e interesit  të hipotekës 12 muaj më parë u rritën më tej në 4.5%, 1.2 pikë përqindje më të larta se në fillim të vitit 2022. Ndërsa aksesi i perceptuar i konsumatorëve në kredi gjatë 12 muajve të mëparshëm u shtrengua përsëri. Pritshmëritë e tyre për akses në kredi gjatë 12 muajve të ardhshëm u lehtësuan pak.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat