‘Fondi Sovran’ i naftës - Civici: Ja si mund të rriten pensionet

Mundësia për të rritur pensionet dhe zbutur deficitin e skemës përmes ‘Fondi Sovran’ që do të krijohet bazuar në suksesin e zbulimit të naftës në Spiprag, është reale. Por që kjo të ndodhë duhet që paratë e fondit të shkojnë në investime të qëndrueshme dhe afatgjata. Në një intervistë për emisionin ‘INSIDER’ me gazetarin Angelo Haruni, profesori Adrian Civici shpjegon se si mund të realizohet kjo.
“I gjithë fondi që parashikohet të jetë diku mes 300-500 milion dollarë mund të investohet dhe fitimi i realizuar, që mund të shkojë deri në 50 milion euro në vit, mbi bazën e përqindjes që e përcakton vetë qeveria, mund të shkojë për politika sociale. Këtu sigurisht e para mund të jetë rritja e pensioneve. Por që kjo të ndodhë duhet që qeveria ta investojë fondin në investime të sigurta dhe afatgjata. Kjo do të krijonte qëndrueshmëri edhe për vetë financimin e rritjes së pensioneve”, thotë Civici.
Sipas Civicit praktikat botërore në këtë drejtim janë disa dhe rasti më i sukseshëm është ai i Norvegjisë. “Fondi norvegjez, që është një i mirënjohur, pasi ai ka një vlerë prej 1 trilion dollarë. I gjithë ky fond investohet jashtë vendit dhe sjell çdo vit deri 120 miliadë dollarë fitime, të cilat qeveria norvegjeze i përdor të gjitha për politika sociale”, sqaron Civici.
Për shkak të problemeve demografike, skema shqiptare e pensioneve subvencionohet nga buxheti i shtetit me rreth 450 milion dollarë në vit. Por falë realizimit të mirë të të ardhurave buxhetore, qeveria vitet e fundit ka mundur të rrisë dhe indeksojë pensionet.
SCAN
Sondazh

Nafta në det, eksperti: Grekët ndjekin studimet shqiptare
Nëse grekët zbulojnë naftë në det dhe burimi shtrihet edhe në vendin tonë ka rregulla ndërkombëtare që bëjnë ndarjen e fitimit, pavarësisht marrëveshjes së......

TOTAL, gjigandi francez i naftës interes për Shqipërinë
Lajmi i zbulimit të një burimi shumë të pasur nafte në Shpirag ka tërhequr vëmendjen e kompanive të mëdha botërore të kërkimit dhe shfrytëzimit të arit të zi.......

8.3 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 9 muaj - Vilma Bello: Synojmë turizmin elitar, 40% e turistëve zgjodhën zonat malore
8.3 milionë turistë vizituan shqipërinë në periudhën Janar-Shator 2023. Pas shifrave rekord të regjistruara, Zv ministrja e turizmit Vilma Bello, e ftuar në......

Wizz Air Albania 8,000 fluturime këtë verë, 3.3 Mln pasagjerë - Varadi: Aktualisht zëmë 58% të tregut shqiptar, do shtojmë numrin e avionëve dhe destinacionet
Kjo verë ka qenë mjaft pozitive për kompaninë Wizz Air në Shqipëri. Gjatë këtij sezoni ajo ka kryer mbi 8 mijë fluturime, ndërkohë që deri fund të shtatorit......

Ekskluzive/Durrësi, Lezha, Fieri e Vlora aplikojnë për rritjen e çmimit të ujit - Shoqëritë rajonale mbulojnë me shërbim 13 qytete
Tre shoqëri rajonale dhe një shoqëri ujësjellës-kanalizime kanë aplikuar pranë Entit Rregullator të Ujit për rritjen e tarifave që aplikojnë ndaj abonentëve.......

Sa do të paguajnë bizneset si taksë prone? - Krahasimi në bashki të ndryshme: Sa më e madhe vlera, aq më i lartë detyrimi!
Projektligji i ri për taksimin e pasurive të paluajtshme parashikon ndryshime dhe sa i takon detyrimit që kanë njësitë e shërbimit. Nivelet e propozuara të......

Fituesit e Nobelit për kiminë: Bawendi, Bruce dhe Ekimov zbuluan zhvillimin e pikave kuantike
Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave publikoi emrat e tre shkencëtarëve fitues të çmimit Nobel të këtij viti në Kimi, Mundzi Bawendi, Louis Bruce dhe Alexei......

Rekord në Mynih: 7.2 milion persona morën pjesë në “Oktoberfest’ - Kjo është hera e tretë në histori pas viteve 1984 dhe 1985
“Oktoberfest” festa e birrës në Mynih të Gjermanisë mblodhi një numër rekord vizitorësh këtë vit: 7.2 milionë. Kjo është vetëm hera e tretë në histori, pas......