Eurot “vërshojnë” në banka, totali thuajse 7.3 miliardë - Në 2023, depozitat në monedhën evropiane, 15.5% më të larta se një vit më parë
Flukset e depozitave në monedhën e përbashkët evropiane kanë qëndruar në nivele shumë të larta gjatë gjithë vitit të shkuar, duke prekur në fund të dhjetorit një total prej thuajse 7.3 miliardë eurosh.
Në fund të dhjetorit ato rezultojnë përsëri me rritje dyshifrore në raport me një vit më parë. Nga 6,316 miliardë në dhjetor 2022, ato janë shtuar me 15.5% në muajin e fundit të vitit që sapo lamë pas, në nivelin 7,299 miliardë euro. Rritja kaq e fortë e depozitave në euro, ka amortizuar disi ecurinë e depozitave në monedhën tonë kombëtare, të cilat në të kundërt kanë shënuar rritje më modeste përgjatë gjithë vitit.
Ajo që bie në sy nga të dhënat e sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë është rritja në fund të vitit e depozitave në euro me afat, me shumë gjasa në reflektim të rritjes së normave të interesit nga ana e bankave të nivelit të dytë.
Interesat për depozitat me afat në euro kanë shënuar rritje të lehta me afrimin e fundit të vitit 2023, duke arritur në 1.1%, nga 0.8% në gjysmën e parë të tij. Nga 2,904 miliardë euro në nëntor, totali i depozitave më afat në euro është rritur në 2,930 miliardë në fund të dhjetorit. Rritja e depozitave me afat është shumë më e theksuar në raport me një vit më parë, kur totali i tyre ishte 2,363 miliardë, me një rritje prej thuajse 600 milionë eurosh.
Ndërkaq e kundërta ka nddhur me depozitat pa afat. Nga 1,122.80 miliardë në nëtor, ato kanë shënuar një rënie të lehtë në dhjetor, në nivelin 1,122.77 miliardë. Me rritje të lehtë në dhjetor rezultojnë edhe depozitat e transferueshme në euro, të cilat nga 3,103.94 miliardë në nëntor, kanë arritur në 3,106.80 miliardë në dhjetor.
Këto zhvillime janë reflektuar në rritjen e mëtejshme të peshës së depozitave në valutë ndaj totalit, në 55% ose 1 pikë përqindje më shumë se niveli i këtij raporti një vit më parë.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Çfarë përmban marrëveshja për pensionet me Italinë? - Përfitues rreth 500 mijë emigrantë shqiptarë në shtetin fqinj
Shqipëria dhe Italia finalizojnë të martën marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributeve për sigurimet shoqërore. Janë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë......

Rritet sërish inflacioni në Turqi, 65% në janar - Guvernatori i ri: Jemi gati për të vepruar!
Inflacioni i Turqisë në janar regjistroi rritjen më të madhe që nga gushti, një zhvillim që mund të testojë vendosmërinë e bankës qendrore për të zbutur shpejt......

Pronarët e SUV do paguajnë 18 euro për parkim - Parisi trefishon tarifat. Objektivi, transformimi në qytet biçikletash
Parizienët votuan në një referendum të dielën në favor të nënshtrimit të pronarëve të automjeteve SUV ndaj një rritjeje të trefishtë të tarifave të parkimit,......

Kina prezanton “Smart Dragon” - Raketa mund të dërgojë ngarkesa në hapësirë me çmime konkurruese
Kina ka lançuar në hapësirë raketën e saj të re. Jielong-3, ose Smart Dragon-3, u ngrit nga një platformë lundruese pranë bregut të Yangjiang në provincën......

Inteligjenca artificiale kërcënon “jakat e bardha” - Ndikimi më i madh i saj do të jetë në banka dhe teknologji
Një gjeneratë e re e inteligjencës artificiale është gati të përmbysë supozimet e vjetra rreth teknologjisë. Për vite me radhë, njerëzit që punonin në magazina......

5.5 miliardë euro nga “vizat e arta” në Greqi - 99% e investitorëve blejnë prona që të marrin leje qëndrimi në vend
Një total prej 5.54 miliardë eurosh vlerësohet të jenë ‘derdhur’ në tregun e pasurive të paluajtshme dhe në ekonomi në përgjithësi përmes programit "viza e......

Balluku dhe Kumbaro inspektojnë punimet në aksin Berat-Ballaban: Nxit zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit!
Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Ballaban-Berat po ecin me ritme të shpejta. Në të gjithë gjatësinë e lotit numër 3 është hapur traseja dhe po vijon puna......

Si do të jetë familja e së ardhmes?
Njësia familjare konsiderohet botërisht si qeliza bazë e shoqërisë njerëzore, e domosdoshme për prosperitetin e saj. Ashtu si konteksti social, megjithatë,......