Si do të jetë familja e së ardhmes?

Njësia familjare konsiderohet botërisht si qeliza bazë e shoqërisë njerëzore, e domosdoshme për prosperitetin e saj. Ashtu si konteksti social, megjithatë, familja gjithashtu mund të evoluojë me kalimin e kohës, kryesisht në numër, gjë që në dekadat e ardhshme do ta kufizojë atë gjithnjë e më shumë, duke ndryshuar rrënjësisht strukturën e saj.
Ky parashikim është bërë nga një studim i kryer nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh, i publikuar në fund të vitit 2023 në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences. Për të kryer analizën e tyre, studiuesit u nisën nga të dhënat e përmbajtura në Prospektet e Popullsisë Botërore (një dokument mbi demografinë botërore i hartuar në vitin 2022 nga Kombet e Bashkuara), më pas duke zhvilluar modele matematikore me të cilat do të përfaqësonin marrëdhëniet midis një personi, paraardhësve të tij dhe pasardhësit e tij në një periudhë të caktuar kohore. Kështu u bë e mundur të shqyrtoheshin ndryshimet në përmasat e familjeve në mbarë botën, duke marrë si parametër referencë numrin e të afërmve të gjallë në familje, duke filluar nga stërgjyshërit dhe gjyshërit dhe duke vazhduar me prindërit, fëmijët, nipërit dhe mbesat, xhaxhallarët, vëllezërit dhe kushërinjtë.
Por le të shohim shifrat: sipas studimit, deri në vitin 2100, numri i të afërmve për çdo individ do të ulet me 38%. Në detaje, të afërmit më të vegjël, si kushërinjtë dhe nipërit, do të ulen, ndërsa numri i stërgjyshërve dhe gjyshërve do të rritet ndjeshëm. Në përgjithësi, nëse në vitin 1950 një 65-vjeçare kishte mesatarisht 41 të afërm të gjallë, në fund të shekullit aktual një zonjë e së njëjtës moshë do të ketë mesatarisht vetëm 25 të afërm të gjallë. Fenomeni do të prekë të gjitha rajonet e Tokës, me rënie më të madhe të përqindjes në Amerikën e Jugut dhe Karaibe. Në Amerikën e Veriut dhe Europë, vende ku familjet janë tashmë relativisht të vogla sot, ndryshimet do të jenë më pak të theksuara.
Një transformim i këtij lloji mund të ketë vetëm pasoja të rëndësishme. Nga pikëpamja thjesht ekonomike, për shembull, grupi i pensionistëve do të rritet në mënyrë disproporcionale në krahasim me fuqinë punëtore aktive të aftë për të financuar sistemin e sigurimeve shoqërore.
Për të garantuar një nivel të lartë ndihme sociale do të jetë e nevojshme edhe rritja e shërbimeve të kujdesit që ofrohen për të moshuarit nga institucionet dhe organet private. "Këto ndryshime epokale në strukturën e familjes do të sjellin sfida të rëndësishme sociale që politikanët në veri dhe jug të botës duhet t'i marrin parasysh", paralajmëroi Diego Alburez-Gutierrez, studiues në Institutin Max Planck për Kërkimet Demografike në Rostock (Gjermani) dhe bashkautor i studimit. Duhet të shpresojmë që apeli i tij të dëgjohet.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Shefja e Bankës Qendrore turke jep dorëheqjen!
Guvernatorja e bankës qendrore të Turqisë, Hafize Gaye Erkan dha dorëheqjen të premten, duke përmendur nevojën për të mbrojtur familjen e saj dhe cituar një......

Ku në Europë njerëzit kanë më shumë para për të shpenzuar? Si pozicionohet Shqipëria
Dy të tretat e vendeve më të pasura në botë në botë janë në Europë, sipas Indeksit të Prosperitetit Legatum 2023, megjithatë pabarazia e të ardhurave është e......

E vërteta pas marrëveshjes buxhetore prej 64.6 miliardë euro të rënë dakord nga liderët e BE-së!
Marrëveshja ishte për muaj të tërë objekt i pazareve të ashpra midis shteteve anëtare, secili prej të cilëve, duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme për......

Cili është përfitimi nga ullishtet me qira? - Rrapaj: Rritja e interesit për vaj, shton të ardhurat për fermerët
Mungesa e fuqisë punëtore, emigrimi dhe lënia e ullishteve në dorë të të moshuarve, ka bërë që një pjesë e mirë e parcelave të dalin në tregun e qirave. Në......

2023, shqiptarët paguan 38 milionë euro për sigurimin e pronave - Portofoli i mbrojtjes nga zjarri dhe forcat e natyrës shënoi rritje prej 15.73%
Sigurimi vullnetar i pasurive të paluajtshme është një prej zërave me rritjen më të shpejtë në tregun e sigurimeve për vitin e shkuar. Primet e sigurimit......

Sa të mbrojtur janë bizneset nga hakeruesit? - Ekspertët: Shumë hapa pas qeverisë për sigurinë kibernetike
Sulmet kibernetike kanë qenë kryefjalë e diskutimeve në Shqipër edhe pas sulmit të ndodhur në INSTAT. E pas kësaj, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin......

Përdorimi i ujit të Parkut të Vjosës - Shkencëtarët: Duhen vlerësime serioze përpara zbatimit të projekteve
Shkencëtarët dhe organizatat e shoqërisë civile kërkojnë ndërmarrjen e vlerësimeve të duhura, përpara shfrytëzimit të ujit të lumit të Shushicës, për projektin......

Nafta ruse, nga Turqia te ushtria amerikane - Nga Dertiol, në një rafineri greke dhe prej andej në anijet luftarake amerikane
Roli ndërmjetësues i Turqisë, e cila e ka bërë më të lehtë për Moskën të nxjerrë të ardhura nga eksportet e hidrokarbureve duke anashkaluar sanksionet......