2023, shqiptarët paguan 38 milionë euro për sigurimin e pronave - Portofoli i mbrojtjes nga zjarri dhe forcat e natyrës shënoi rritje prej 15.73%

Sigurimi vullnetar i pasurive të paluajtshme është një prej zërave me rritjen më të shpejtë në tregun e sigurimeve për vitin e shkuar. Primet e sigurimit vullnetar, gjatë vitit 2023 arritën rreth 8,917 milionë lekë, 12.03% më shumë se në vitin 2022.
Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 0.01% krahasuar me vitin 2022. Vetëm portofolet e Pronës, Përgjegjësive, Garancive gjatë vitit 2023 siguruan mbi 3,8 miliardë lekë të ardhura në total, apo afërisht 38 milionë euro, një shifër shumë e lartë krahasuar me vitet e mëparëshme. Vendin e parë në këto portofole e Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 64.40%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 25.90% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë vitit 2023, vihet re një rritje prej 15.73% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.79% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me vitin 2022.
E megjithatë tregu mbeti edhe vitin e shkuar i orientuar fort nga sigurimet e detyrueshme. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.94% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.06% të totalit të tregut.
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë vitit 2023 arritën rreth 13,9 miliardë lekë, ose 6.94% më shumë se në vitin 2022, duke vijuar të mbeten përgjegjëse për peshën më të madhe në treg. Produkti MTPL e brendshme, në vitin 2023, pati një rritje prej 8.20% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.21% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Sa të mbrojtur janë bizneset nga hakeruesit? - Ekspertët: Shumë hapa pas qeverisë për sigurinë kibernetike
Sulmet kibernetike kanë qenë kryefjalë e diskutimeve në Shqipër edhe pas sulmit të ndodhur në INSTAT. E pas kësaj, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin......

Përdorimi i ujit të Parkut të Vjosës - Shkencëtarët: Duhen vlerësime serioze përpara zbatimit të projekteve
Shkencëtarët dhe organizatat e shoqërisë civile kërkojnë ndërmarrjen e vlerësimeve të duhura, përpara shfrytëzimit të ujit të lumit të Shushicës, për projektin......

Nafta ruse, nga Turqia te ushtria amerikane - Nga Dertiol, në një rafineri greke dhe prej andej në anijet luftarake amerikane
Roli ndërmjetësues i Turqisë, e cila e ka bërë më të lehtë për Moskën të nxjerrë të ardhura nga eksportet e hidrokarbureve duke anashkaluar sanksionet......

Çmimet e metaleve elektromotor po bien - Shitjet zhgënjyese të automjeteve elektrike ngadalësojnë ritmin e tyre
Në fillim të dekadës, kishte shumë entuziazëm për metalet e nevojshme për tranzicionin e energjisë, pasi prodhuesit e automjeteve nga Tesla në Volkswagen dhe......

Apple dhe Meta, fitime rekord në 2023 - Shitjet e pajisjeve Apple ishin përtej pritshmërive
Meta Platforms, disa ditë përpara 20 vjetorit të rrjetit social kryesor Facebook, ndërsa raportoi të ardhura që tejkaluan pritshmëritë si rezultat i shitjeve......

Parisi përgatitet për Lojërat Olimpike - Franca kërkon të nxisë ekonominë e saj, por “fatura” e evenimentit është e lartë
Organizimi i Lojërave Olimpike është një akt balancues, pasi ‘fatura’ për vendet pritëse është jashtëzakonisht e lartë, por përfitimet ekonomike nga tërheqja e......

Rregullat e reja të tregut të BE-së promovojnë riparimin mbi zëvendësimin!
BE-ja po i nxjerr jashtë ligjit praktikat tregtare që shpesh nuk i lënë konsumatorët pa alternativë përveç blerjes së një telefoni inteligjent ose lavatriçe të......

Vendet e BE-së miratojnë detajet teknike të Aktit të inteligjencës artificiale!
Franca në veçanti ka qenë skeptike në lidhje me rregullimin e të ashtuquajturave modele të themelimit si ChatGPT; vendi kundërshtoi çdo detyrim detyrues për......