Nafta ruse, nga Turqia te ushtria amerikane - Nga Dertiol, në një rafineri greke dhe prej andej në anijet luftarake amerikane

Roli ndërmjetësues i Turqisë, e cila e ka bërë më të lehtë për Moskën të nxjerrë të ardhura nga eksportet e hidrokarbureve duke anashkaluar sanksionet perëndimore, po del sërish në dritë. Sipas një raporti të Financial Times, nafta ruse e kamufluar po arrin në Europë nëpërmjet Turqisë, pasi një terminal turk ndihmon naftën ruse t'i shmanget sanksioneve. Madje arrin jo vetëm në Europë, por edhe tek ushtria amerikane.
Gazeta britanike ka lokalizuar stacionin, i cili është i fshehur mirë mes portokalleve të bregdetit jugor të Turqisë dhe i shërben shitjeve të energjisë së Moskës. Nga kjo zonë, karburanti rus ‘i maskuar’ u dërgohet blerësve europianë – dhe me sa duket edhe ushtrisë amerikane.
Terminali Dertiol i provincës Hatay u dëmtua nga tërmetet e vitit të kaluar. Për pjesën më të madhe të ekzistencës së tij ishte një operacion relativisht i fjetur, i fokusuar në eksportimin e naftës së papërpunuar irakiane që arrinte në objekt me kamion. Por pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, gjithçka ndryshoi. Ndërmjet marsit dhe qershorit, terminali mori vetëm tre dërgesa nafte përmes detit – nga Izraeli, Egjipti dhe Greqia – sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve nga Kpler.
Dërgesat e naftës në Dertiol u rritën pasi sanksionet perëndimore u vendosën ndaj Moskës.
Më pas, nga korriku i atij viti, kur filluan të vendosen sanksionet e para perëndimore ndaj tregtisë ruse, dërgesat e naftës nga deti në Dertiol u rritën, tregojnë të dhënat përkatëse. Ky rekord i dërgesave është dëshmi se lufta e Vladimir Putin ka riformuar flukset globale të energjisë, duke krijuar mundësi për vendet dhe kompanitë që ende mund të tregtojnë me Moskën.
Shumica e naftës që mbërrin në terminal nga deti është karburant i rafinuar nga Rusia dhe pjesa më e madhe e saj është dërguar në Europë në kundërshtim me sanksionet e BE-së, thanë ekspertët që shqyrtuan të dhënat. Senatorët amerikanë madje kanë shprehur shqetësimin se “nafta ruse e fshehtë” nga Dertiol, pasi fillimisht u rafinua në karburant në një rafineri greke, përfundoi në anijet luftarake amerikane.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Çmimet e metaleve elektromotor po bien - Shitjet zhgënjyese të automjeteve elektrike ngadalësojnë ritmin e tyre
Në fillim të dekadës, kishte shumë entuziazëm për metalet e nevojshme për tranzicionin e energjisë, pasi prodhuesit e automjeteve nga Tesla në Volkswagen dhe......

Apple dhe Meta, fitime rekord në 2023 - Shitjet e pajisjeve Apple ishin përtej pritshmërive
Meta Platforms, disa ditë përpara 20 vjetorit të rrjetit social kryesor Facebook, ndërsa raportoi të ardhura që tejkaluan pritshmëritë si rezultat i shitjeve......

Parisi përgatitet për Lojërat Olimpike - Franca kërkon të nxisë ekonominë e saj, por “fatura” e evenimentit është e lartë
Organizimi i Lojërave Olimpike është një akt balancues, pasi ‘fatura’ për vendet pritëse është jashtëzakonisht e lartë, por përfitimet ekonomike nga tërheqja e......

Rregullat e reja të tregut të BE-së promovojnë riparimin mbi zëvendësimin!
BE-ja po i nxjerr jashtë ligjit praktikat tregtare që shpesh nuk i lënë konsumatorët pa alternativë përveç blerjes së një telefoni inteligjent ose lavatriçe të......

Vendet e BE-së miratojnë detajet teknike të Aktit të inteligjencës artificiale!
Franca në veçanti ka qenë skeptike në lidhje me rregullimin e të ashtuquajturave modele të themelimit si ChatGPT; vendi kundërshtoi çdo detyrim detyrues për......

Kthesa e Gjermanisë ndaj emigracionit: A është e nevojshme apo thjesht politikë?
Për shumë, Gjermania është vendi i emigracionit. Më shumë se tre milionë refugjatë dhe azilkërkues jetojnë atje, që është më shumë se në çdo vend tjetër......

INSTAT shtyn publikimin e statistikave zyrtare si pasojë e sulmit kibernetik!
Instituti i Statistikave (INSTAT) njofton publikun se për shkak të një sulmi kibernetik që preku disa nga sistemet e tij më 31 janar 2024 do të shtyjë......

Transformohet Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut: Shërbime me standarde të larta për qytetarët!
Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut (QKTGJ), është transformuar rrënjësisht falë investimit për rikonstruksionin e plotë të saj, duke e shndërruar në......