Transformohet Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut: Shërbime me standarde të larta për qytetarët!

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut (QKTGJ), është transformuar rrënjësisht falë investimit për rikonstruksionin e plotë të saj, duke e shndërruar në një qendër dinjitoze dhe bashkëkohore të cilësisë së lartë dhe me mjedise të një standardi bashkëkohor.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu vizitoi mjediset e reja të qendrës së rikonstruktuar, me teknologjinë më të lartë, ku ndër të tjera është realizuar digjitalizmi i plotë dhurues-pacient në QKTGJ e banka gjaku në Tiranë, automatizimi i mëtejshëm në testim dhe përpunim, centralizimi i mëtejshëm i shërbimeve me qëllim sigurimin e cilësisë maksimale të gjakut dhe garantimin e aksesit të barabartë ndaj gjakut të mjaftueshëm e cilësor në çdo skaj të vendit.
“Këtu jemi në godinën tërësisht të re të qendrës kombëtare të transfuzionit të gjakut, një investim që u realizua nga buxheti i shtetit gjatë vitit 2023. Ishte një investim total, jo vetëm në infrastrukture, por dhe në pajisje dhe në ngritjen e kapacitetit të stafit që punojnë në këtë qendër. Janë 60 punonjës që punonjës në këtë infrastrukturë dhe që shërbejnë për të gjithë ata dhurues që paraqiten këtu dhe dhurojnë gjak”, shpjegoi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu, teksa theksoi se “qendra ka marrë edhe certifikatën e akreditimit të cilësisë nga drejtoria europiane për menaxhimin e cilësisë”.
Standardet europiane në dhurim, testim, përpunim, ruajtje dhe shpërndarje të gjakut, bashkëpunimi teknik me qendrën homologe franceze, si edhe stafi i kualifikuar dhe i mirëpaguar, kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen me 50% të numrit të dhuruesve vullnetarë të gjakut.
“Ne kemi rritje 50% të dhurimeve vullnetare të mbledhura nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut dhe një rritje rreth 20% e dhurimeve vullnetare në tërësi krahasuar me një vit më parë. Ka mjaft sensibilizim dhe më ndryshe është përgjigja e njerëzve ndaj dhurimit vullnetar të gjakut”, u shpreh Drejtuesja e QKTGJ Irena Qendro.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Pse Spanja po lufton me rritjen e papunësisë?
Në total, numri i të papunëve arriti në 2.77 milionë muajin e kaluar. Kjo ishte kryesisht për shkak të rritjes së 58,721 personave të papunë në sektorin e......

Pasaporta më e rrallë në botë lëshohet nga një komb pa tokë!
Urdhri Sovran Ushtarak i Maltës i njohur gjithashtu si Kalorësit e Maltës nuk është vetëm një rend fetar katolik me gati 1000 vjet histori. As nuk është......

TEC-et lundrues, hapet tenderi për karburantin - KESH kërkon të blejë 4000 ton. Nevojiten për komisionimin dhe testimin e asestit
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur tenderin për blerjen e 4000 ton karburant, për 2 termocentralet lundrues, që ndodhen në Triport të Vlorës.......

4 Vendet më mikpritëse në botë janë në Europë!
Janë emëruar destinacionet më mikpritëse në botë për vitin 2024 dhe tre nga pesë të parat janë në Europë. Booking.com përdori më shumë se 309 milionë komente......

Shit-blerja e energjisë në ALPEX - Komuniteti i Energjisë: Kosova mund të tregtojë deri në 1000 gWh në vit
Nisja e bashkimit të tregjeve energjetike të Shqipërisë dhe Kosovës është konsideruar si një hap i rëndësishëm nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë.......

320 mijë individë me llogari të shërbimeve bazike - BQK: Kategoritë e tjera, pagesë jo më shumë se 0.12% e pagës mujore
Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se, bazuar në të dhënat e fundit të disponueshme, numri i llogarive me shërbime bazike ka kaluar shifrën prej 320 mijë......

Cilat janë përjashtimet fiskale për pensionet private? - Ligji i ri synon të nxisë pjesëmarrjen, lehtësi për anëtarët dhe fondet
Në Nëntor të vitit të kaluar hyri në fuqi ligj i ri, që solli risi për fondet e pensionit privat dhe kish si qëllim nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në......

Leku ndal “vrullin” e vitit 2023 - Monedha vendase dobësohet lehtë ndaj euros dhe dollarit gjatë janarit
Monedhat kryesore ndërkombëtare kanë pasur një tendencë në rritje të lehtë në raport me lekun, gjatë muajit janar, duke tentuar një rimëkëmbje pas humbjeve të......