4 Vendet më mikpritëse në botë janë në Europë!

Janë emëruar destinacionet më mikpritëse në botë për vitin 2024 dhe tre nga pesë të parat janë në Europë. Booking.com përdori më shumë se 309 milionë komente të klientëve për të përpiluar listën. Destinacionet u renditën për mikpritjen, shërbimin dhe standardet e akomodimit, aktiviteteve dhe kompanive të transportit si firmat e makinave me qira.
Vendndodhjet fituese kanë një numër mbi mesataren e komenteve që vlerësojnë mikpritjen dhe shërbimin e tyre të klasit të parë.
Lista e qyteteve dhe rajoneve më mikpritëse në botë vjen nga Booking.com's Traveler Review Awards. Në total, 1.48 milionë çmime iu shpërndanë hoteleve, pronave me qira dhe kompanive të transportit për vitin 2024. Shumë nga vendet me numrin më të madh të marrësve të çmimeve ishin gjithashtu në Europë. Italia kishte më shumë me 181,012, e ndjekur nga Spanja (125,611), Franca (124,361), Gjermania (86,910) dhe Britania e Madhe (74,754). Top 10-shja përmbyllet nga Polonia, Brazili, SHBA, Kroacia dhe Portugalia.
Lista e qyteteve më mikpritëse në botë dominohet nga destinacionet në Evropë me katër nga 10 të vendosura në kontinent. Arraial d'Ajuda në Brazil doli në krye të ndjekur nga Ermoupoli në Greqi, Viana do Castelo në Portugali, Daylesford në Australi dhe më pas Grindelwald në Zvicër për të përfunduar pesëshen e parë.
Eksploroni arkitekturën unike në Ermoupoli, Greqi
Kryeqyteti i Syros, një ishull grek në Cyclades në Detin Egje, Ermoupoli ishte vendi i dytë më mikpritës në botë. Është unike në krahasim me qytetet e tjera cikladike për arkitekturën e saj neoklasike të pikturuar në nuanca magjepsëse pastel.
Qyteti magjepsës bregdetar i Viano do Castelo, Portugali
Vetëm një orë nga Aeroporti i Portos, Viano do Castelo vjen si destinacioni i tretë më mikpritës në Tokë. E vendosur në bregun portugez të Atlantikut, ajo ka një histori të gjatë detare të cilën vizitorët mund ta shikojnë në Gil Eannes - një ish-anije spitalore e kthyer në një muze.
Pamje të lë pa frymë në Grindelwald alpine, Zvicër
Në zemër të Alpeve Zvicerane, rreth 1000 metra mbi nivelin e detit është Grindelwald - destinacioni i pestë më mikpritës në listë.
Imagjinoni peizazhe të përsosura në Uzes, Francë
Në vendin e shtatë është Uzès, në rajonin Occitanie të Francës jugore. Ky destinacion mesjetar ka rrugë me kalldrëm dhe hijeshi historike ikonike të zonës.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Shit-blerja e energjisë në ALPEX - Komuniteti i Energjisë: Kosova mund të tregtojë deri në 1000 gWh në vit
Nisja e bashkimit të tregjeve energjetike të Shqipërisë dhe Kosovës është konsideruar si një hap i rëndësishëm nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë.......

320 mijë individë me llogari të shërbimeve bazike - BQK: Kategoritë e tjera, pagesë jo më shumë se 0.12% e pagës mujore
Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se, bazuar në të dhënat e fundit të disponueshme, numri i llogarive me shërbime bazike ka kaluar shifrën prej 320 mijë......

Cilat janë përjashtimet fiskale për pensionet private? - Ligji i ri synon të nxisë pjesëmarrjen, lehtësi për anëtarët dhe fondet
Në Nëntor të vitit të kaluar hyri në fuqi ligj i ri, që solli risi për fondet e pensionit privat dhe kish si qëllim nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në......

Leku ndal “vrullin” e vitit 2023 - Monedha vendase dobësohet lehtë ndaj euros dhe dollarit gjatë janarit
Monedhat kryesore ndërkombëtare kanë pasur një tendencë në rritje të lehtë në raport me lekun, gjatë muajit janar, duke tentuar një rimëkëmbje pas humbjeve të......

Sa mund t'i kushtojnë ekonomisë europiane protestat e fermerëve?
Historia e protestave aktuale të fermerëve europianë mund të gjurmohet në Marrëveshjen e Gjelbër (2019) e cila përfshinte ndryshime të rëndësishme për të......

Java mbyllet negativisht për Dollarin, Euron dhe Frangën ndërsa Paundi fiton sërish pikë!
Dollari amerikan edhe pse ka patur një javë pozitive e ka mbyllur këtë 7-ditësh në rënie duke regjistruar zbritje teksa është blerë sot me 95.1 lekë dhe është......

Pagat e “majme” të ushtarëve izraelitë - Ekonomia e vendit, e brishtë përballë shpenzimeve të luftës
Pas tetorit 2023, Izraeli mobilizoi rreth 360.000 rezervistë, për të nisur ofensivën më komplekse ushtarake në historinë e tij. Tel Avivi, megjithatë, jo vetëm......

Turqia synon të rrisë eksportin e mineraleve - Vendi zotëron 73.2 % të rezervave botërore të borit
Duke u mburrur me rezervat më të mëdha të borit në botë, Turqia kërkon ta kthejë burimin e mineralit të rrallë në fitim, në një kohë që vendi po përballet me......