INSTAT shtyn publikimin e statistikave zyrtare si pasojë e sulmit kibernetik!

Instituti i Statistikave (INSTAT) njofton publikun se për shkak të një sulmi kibernetik që preku disa nga sistemet e tij më 31 janar 2024 do të shtyjë publikimin e statistikave zyrtare deri në një njoftim të dytë.
“Sulmi kibernetik i cili synoi të dëmtojë të dhënat e INSTAT ka bërë që shërbimet e internetit të faqes zyrtare dhe emailit të jenë ndërprerë. INSTAT siguron publikun se të dhënat e Censit 2023 nuk janë objekt i këtij sulmi. Ekipi teknik i INSTAT menjëherë aktivizoi protokollet e emergjencës për të mbrojtur të dhënat dhe parandaluar dëmtime të mëtejshme,” thuhet në njoftimin për media.
INSTAT informon se do të vazhdojë aktivitetin e tij statistikor dhe do të përdorë mjete alternative komunikimi si adresa e email-it [email protected] dhe kanalet zyrtare të rrjeteve sociale, Instagram dhe Facebook.
Gjithashtu INSTAT i kërkon ndjesë publikut për këtë pamundësi ofrimi shërbimesh momental që shkaktoi ky incident dhe siguron publikun se po punon intensivisht për të rikthyer shërbimet e tij sa më shpejt të jetë e mundur.
“INSTAT do të njoftojë datat e reja të publikimit dhe falënderon përdoruesit, partnerët dhe veçanërisht ekspertët e Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) për ndihmën dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme gjatë kësaj periudhe deri në funksionimin e plotë të gjithë sistemeve të Teknologjisë së Informacionit të INSTAT,” shkruhet në njoftim.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Transformohet Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut: Shërbime me standarde të larta për qytetarët!
Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut (QKTGJ), është transformuar rrënjësisht falë investimit për rikonstruksionin e plotë të saj, duke e shndërruar në......

Pse Spanja po lufton me rritjen e papunësisë?
Në total, numri i të papunëve arriti në 2.77 milionë muajin e kaluar. Kjo ishte kryesisht për shkak të rritjes së 58,721 personave të papunë në sektorin e......

Pasaporta më e rrallë në botë lëshohet nga një komb pa tokë!
Urdhri Sovran Ushtarak i Maltës i njohur gjithashtu si Kalorësit e Maltës nuk është vetëm një rend fetar katolik me gati 1000 vjet histori. As nuk është......

TEC-et lundrues, hapet tenderi për karburantin - KESH kërkon të blejë 4000 ton. Nevojiten për komisionimin dhe testimin e asestit
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur tenderin për blerjen e 4000 ton karburant, për 2 termocentralet lundrues, që ndodhen në Triport të Vlorës.......

4 Vendet më mikpritëse në botë janë në Europë!
Janë emëruar destinacionet më mikpritëse në botë për vitin 2024 dhe tre nga pesë të parat janë në Europë. Booking.com përdori më shumë se 309 milionë komente......

Shit-blerja e energjisë në ALPEX - Komuniteti i Energjisë: Kosova mund të tregtojë deri në 1000 gWh në vit
Nisja e bashkimit të tregjeve energjetike të Shqipërisë dhe Kosovës është konsideruar si një hap i rëndësishëm nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë.......

320 mijë individë me llogari të shërbimeve bazike - BQK: Kategoritë e tjera, pagesë jo më shumë se 0.12% e pagës mujore
Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se, bazuar në të dhënat e fundit të disponueshme, numri i llogarive me shërbime bazike ka kaluar shifrën prej 320 mijë......

Cilat janë përjashtimet fiskale për pensionet private? - Ligji i ri synon të nxisë pjesëmarrjen, lehtësi për anëtarët dhe fondet
Në Nëntor të vitit të kaluar hyri në fuqi ligj i ri, që solli risi për fondet e pensionit privat dhe kish si qëllim nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në......